Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka zgjidhje të problemit lidhur me ajrin e ndotur në qytetet bullgare?

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjatë ditëve të para të vitit 2017 u regjistrua një ndotje e madhe e ajrit në mbarë Bullgarinë. Në Sofje grimcat e vogla të pluhurit i tejkaluan normat e lejuara pesë herë. Janë prekur gjithashtu qytetet Shumen, Plovdiv, Bllagoevgrad, Pernik etj. Emilia Stojneva, shefe e degës “Monitorimi i ajrit, zhurmës dhe monitorim radiologjik” pranë Drejtorisë Ekzekutive të Mjedisit, komentoi:

Shkaqet kryesore për ndotjen me grimcat e vogla të pluhurit janë ngrohja me lëndë të ngurta djegëse gjatë stinës dimërore, emisionet e transportit automobilistik dhe atij publik, kushtet e këqija klimatike si temperaturat e ulëta dhe mungesa e erës. Aktualisht sipas të dhënave të Agjencisë Ekzekutive të Mjedisit është regjistruar rritje e normës së lejuar në 15 vendbanime. Përqendrimet më të larta të grimcave janë regjistruar në Plovdiv – 3,15 herë dhe në Burgas – 2,4 herë. Grupet e ndjeshme të popullsisë janë njerëzit me sëmundje të mushkërisë dhe astma. Që nga fillimi i vitit deri tani, përqendrimet më të larta u matën më 2 janar në Sofje, Shumen, Bllagoevgrad, Gorna Orjahovica dhe Pernik. Niveli i grimcave të vogla të pluhurit ka qenë nga 3 deri më 5 herë mbi normë. Norma është 50 mikro gramë për një metër kubik, të maura në kuadrin e 24 orëve. Duhet të vihet re se Sofja ndodhet në një luginë, ku gjatë kushteve të pafavorshme klimatike si mungesë ajri dhe temperatura të ulëta ka ndotës atmosferikë dhe ata grumbullohen në shtresën rreth tokës.

Për problemin e tanishëm dhe vendimet e mundshme biseduam me Boris Bonevin nga organizata civile joqeveritare “Shpëtoje Sofjen”:

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë grimcat e vogla të pluhurit janë jashtëzakonisht të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ato shkaktojnë demencë, probleme të zemrës, probleme me mushkërinë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vdekshmëria mesatare si rrjedhim i ndotjes së ajrit është rreth 55 veta nga 100 mijë. Në Sofje nga 800 deri në 900 veta në vit vdesin për shkak të ajrit të ndotur. Si mund të ruhemi? Disa prej masave, të cilat mund të aplikohen, janë transporti falas publik në ditët e ndotjes më të madhe të ajrit, lëvizja me targa me numër çift dhe tek të automjeteve, mbyllja e disa vendeve të parkimit, krijimi i më shumë zonave për kalimtarët, ndryshimi i mjedisit urban, kështu qe ai të jetë më atraktiv për kalimtarët dhe biçikletistët. Bashkia mund ta ndryshojë mënyrën, në të cilën formon tatimet dhe taksat e saj vendase. Aktualisht, veturat më të reja ekologjike paguajnë tatim më të lartë 2.8 herë nga ai i vjetër. Me rëndësi të madhe është që bashkia ta kuptojë problemin dhe të mos e shuajë zjarrin, pasi ai është ndezur, por të marrë masa preventive për pakësimin e trafikut, për zhvillimin e transportit publik. Bashkia e Kryeqytetit nuk tregon interes sa i përket këtij problemi, derisa të mos bëhet tepër vonë. Statistika tregon se megjithë ndërtimin e metrosë dhe zgjerimin e rrjetit të metrosë, përdoruesit e transportit publik po pakësohen. Shkaqet janë se transporti publik ende nuk është i rregullt, kurse vijat nuk janë të optimizuara. Duhet të aplikohet gjithashtu sistemi i integruar i biletave. Kështu nuk do të blejmë bileta të reja, pasi e kemi ndërruar autobusin. Rritja e madhe e çmimit të biletës me 60 për qind u bë shkas që një numër i madh njerëzish ta mos përdorin transportin publik. Sipas disa njerëzve lëvizja me veturë private është madje më e lirë. Ka dhe diçka tjetër shumë të rëndësishme – shëndeti nuk ka vlerë. Jeta nuk ka vlerë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë çdo një fëmijë i tretë në Bullgari vuan nga astma. Në fund të fundit më e rëndësishmja është që fëmijët të jenë të shëndetshëm, sesa ndokush të paguajë 10, ose 20 leva më shumë tatim vjetor për automobilin e tij. Bashkia duhet të jetë e qartë se cilat janë prioritetet e saj.

Bashkia e Kryeqytetit përmbahet ta komentojë temën. Shpresa për modernizimin e transportit të qytetit jep elektrobusi elektrik, i cili do të hyjë në eksploatim në Sofje nga data 15 janar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD