Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Toma Sprostranov – mbajtësi i sivjetshëm i çmimit “Sirak Skitnik”

БНР Новини
Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Aleksandër Velev ia dorëzoi Toma Sprostranovit çmimin e madh “Sirak Skitnik”.

Ditëlindjet janë një shkak i mirë për bilanc. Kur po flasim për ditën e lindjes së medias më të vjetër tek ne – Radios Kombëtare Bullgare, bilanci është shumë i pasur. Në të hyjnë milionë orë koncerte dhe intervista, lajme, transmetime fëmijësh, sport, letërsi, reportazhe, dramaturgji, publicistikë, klasifikime dhe konkurse. Theksi i bilancit, të cilin e bën radioja kombëtare çdo ditëlindje që nga viti 2011 ka të bëjë me punën e atyre, të cilët e bëjnë radion të duket e tillë siç është.

Tashmë 16 vite me radhë më 25 janar, Radioja Kombëtare Bullgare dorëzon çmimet “Sirak Skitnik”. Kjo dekoratë mban emrin e drejtorit të parë të radios – Panajot Todorov Hristov me pseudonim artistik Sirak Skitnik. Ai është iniciator i transmetimeve të para, koncerteve, emisioneve të gjuhëve të ndryshme, Fondit të Artë, grupeve muzikore. Prandaj ky dallim ka një vlerë aq të madhe dhe respektuese për secilin. Ndër të dalluarit për vitin 2016 ishin regjisorët më të mirë të zërit, gazetarët e programeve regjionale dhe kombëtare, transmetime, projekte multimediatike, arritje teknike.

Çmimin e madh për kontribut në zhvillimin e radios “Sirak Skitnik” e mori redaktorin muzikor dhe drejtues Toma Sprostranov. Që prej pesë dekadash emri i tij është një etalon në gazetarinë muzikore tek ne. Disa breza bullgarësh i janë mirënjohës atij për mundësinë të dëgjojnë në eter muzikën e dashur. Transmetimet e tij “Pentagrami kureshtar”, “Nota pulsuese” dhe “Të preferuar gjer në dhimbje” vazhdojnë t’u sjellin gëzim dëgjuesve edhe më sot. Transmetimi i parë, i cili startoi në vitin 1967 në Radion e Plovdivit, mban rekordin në Evropën Juglindore për jetëgjatësinë. Për këtë arsye në ceremoninë e dekorimit, Toma Sprostranov u falënderoi të gjithëve në radio – duke filluar me njerëzit, të cilët i dhanë mundësinë të ulë para mikrofonit në një kohë kur lejohej që të transmetohet vetëm nga një këngë perëndimore në javë.

Toma Sprostranov mori edhe dekoratën “Zëri i Florinjtë” të Fondacionit “Nadezhda Xheneva”, e cila jepet nga gazetari Kevork Kevorkjan në kujtim të bashkëshortes së tij të ndierë, e cila ishte gazetare në programin “Horizont” të Radios.

Në një intervistë për Radio Bullgarinë, mbajtësi i këtyre dallimeve Toma Sprostranov tha: “Çdo javë para çdo transmetimi në vazhdim të të gjitha këtyre viteve, që kur punoj në radio, e ndjej veten si në provim. Bullgaria ka një auditor shumë inteligjent. Përpiqem, që gjithnjë t’u them dëgjuesve diçka të re, të cilën ata nuk dinë për interpretuesin e preferuar.

Përsa iu përket koleksioneve muzikore dhe letrare, të cilët Toma Sprostranov disponon, ka ndërmend që një ditë t’i lërë Akademisë së Plovdivit, ku jep mësime, sepse studentët kanë nevojë për ta.

Çmimin kolektiv “Sirak Skitnik” për radio-transmetim iu dorëzua ekipit të Radios Shumen, i cili i pari informoi për cisternat e shpërthyera në fshatin Hitrino, në rajonin e qytetit Shumen. Çmimin e mori gazetarja Katerina Petrova me fjalët:

СнимкаKy çmim është një njohje e madhe për tërë ekipin e Radios Shumen. Për ne ato ishin ditë plotë shumë vështirësi. Dhe jo aq sepse ishte shumë e ftohtë, jo aq se duhet të ishim të saktë në informacionet, jo aq se duhet të ishim të matur në fjalët. Ishin ditë të vështira, sepse ne ishim aty me ata njerëz dhe me dramën e tyre. Mendoj, se arritëm të plotësojmë detyrën tonë mirë.

Çmimin “Sirak Skitnik” për radio gazetarinë iu dha drejtueses dhe producente shumëvjeçare në Radion Bllagoevgrad, Rosinka Prodanova.

СнимкаPër mua është një nder dhe gëzim i madh të mbaj këtë dallim të lartë. U falënderoj të gjithëve të cilët e vlerësuan punën time dhe rezultatet e saj. Mirëpo, më duket se është më saktë të them për punën tonë dhe për rezultatet prej saj, sepse unë e pranoj këtë çmim si një njohje për punën e terë ekipit të Radios Bllagoevgrad.

Përgjegjësia e atyre, që punojnë në një media është e madhe. Dhe ajo vihet në provë çdo ditë. Dhe ky testim i përditshëm vjen të vërtetojë profesionalizmin e tyre.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Vlladimir Trençev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD