Çfarë do të thotë kujdestaria – a është kjo profesion ose mision? A jemi gati t’u japim siguri, ngrohtësi dhe një shembull prindëror fëmijës, e cila vetëm për një periudhë të caktuar kohe ka nevojë prej një ngrohtësie familjare? A është i domosdoshëm një kualifikim, që të mund të jesh një prind kujdestar? Cilat janë veçoritë dhe nevojat specifike të fëmijëve nën mbrojtje? Si është e organizuar kujdestaria në Bullgari? Këto janë pyetjet, përgjigjet e të cilave i kërkon Fondacioni “Mbrojtja e Hyjlindëses” në një varg prej gjashtë takimeve, kushtuar kujdestarisë. Ato zhvillohen në atelienë-librari të kryeqytetit “Shtëpi për shpendët” çdo të shtunë deri më datë 18 shkurt dhe janë të drejtuara ndaj njerëzve, të cilët kanë vendosur të hapin shtëpinë dhe zemrën e vet për fëmijët, të privuar nga kujdeset prindërore. Lektor është Alina Vodeniçarova, e cila prej tetë vjetëve punon aktivisht mbi problemet e zhvillimit të hershëm të fëmijëve, të privuar nga kujdeset prindërore dhe fëmijët me nevoja të posaçme:
“Iniciativa e fondacionit “Mbrojtja e Hyjlindëses” është në biseda më të lira në temë “Birësimi”. Ideja fillon me faktin se çdo një fëmijë e privuar nga kujdeset prindërore, ka nevojë prej një mjedisi familjar ose më të afërt pranë familjes, nga vet fillimi i jetës së vet. Kujdesi i birësimit është dhe një mision dhe një profesion njëkohësisht. Kjo është strehimi, vendosja e fëmijëve, të cilët në bazë të shkaqeve të ndryshme nuk mund të jetojnë me familjen e vet biologjike – tek të afërmit e afërt ose tek prindër-kujdestarë të regjistruar, të cilët t’u sigurojnë edukatë, dashuri dhe kujdese në një periudhë të ndryshme kohe. Strehimi i përkohshëm është një tipar dallues midis birësimit dhe kujdestarisë, që në fakt nuk duhet të ndikojë në asnjë mënyrë mbi qëndrimin mbi fëmijën.”
Në Bullgari nën 2000 fëmijë janë të strehuar pranë familjeve kujdestare. Sipas fjalëve të Alina Vodeniçarovës, që të shmangen tronditjet rreth strehimit që të gjithë duhet të punojnë në një ekip:
“Këto janë zyrat sociale, prindërit kujdestarë të cilët janë të trajnuar mirë dhe organizatat të cilat i përkrahin, si dhe institucionet sociale, të cilat përkrahin familjen biologjike të mund të ngrihet në këmbë. Qëllimi është që të mund sa më shpejt kjo fëmijë të arrijë deri në zgjidhjen sa më të mirë të problemit – të kthehet tek prindërit e vërtetë ose të mund të adaptohet.”
Shumë nga familjet kujdestare të cilat i pranojnë fëmijët i risin ata në një periudhë afatgjatë, me qenë se familjet biologjike nuk japin pëlqimin e vet për adaptimin e tyre dhe në të njëjtën kohë nuk mund të përballojnë krizën, e cila ka imponuar që të ndahen me ta. Fati i çdo një fëmije është i ndryshëm, prandaj dhe kujdesi i pranimit duhet të përshtatet me këtë:
“Gëzohem të shënoj se, më shumë se pesë vjet bullgarët hapin jo vetëm mendjen e vet, por dhe zemrat e veta për këtë lloj veprimtarie sociale. Në fakt ky është një mision për shpëtimin e fëmijëve, më në veçanti të atyre të cilët janë në një moshë deri në 3 vjeç. Veprimtaria e kujdestarisë për fëmijët në rrezik zhvillohet mirë, pavarësisht se ka akoma se çfarë të dëshirojmë. Ne mbyllëm institucionet e mëdha sociale për fëmijë të shëndetshëm nga 0 deri më 3 vjeç dhe gjërat ecin drejt zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi. Kurse kjo me të vërtetë është një hap i madh përpara. Vet unë punova për një periudhë kohe jashtë shtetit dhe shikoj se Bullgaria po lëviz mirë sa i përket organizimit të këtij profesioni.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..