Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Yotzov Clarinet Sextet – muzika nga epoka të ndryshme në ekzekutim të muzikantëve të shkëlqyer

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Një muzikant i mirë mund të bëjë mrekulli, mjafton që ambienti i tij të jetë i përshtatshëm dhe të ekzekutojë muzikën, të cilën ai e pëlqen. Dhe mund të thuhet se kjo është e fshehta e instrumentistëve të shkëlqyeshëm nga “Yotzov Clarinet Sextet”. Formacioni interpreton muzikë të stileve të ndryshme – Bah, Çajkovski, Rimski-Korsakov, Joe Cocker, Queen, xhaz, pop, etno...

Krijuam bandën tonë në mënyrë spontane – tha Borisllav Jocov, themeluesi i sekstetit. – Unë jam profesor në Shkollën Muzikore dhe në Akademinë Muzikore në Sofje, kam nxënës dhe studentë të mrekullueshëm. Gjithmonë ekzekutoj me ta dhe mendoj se kjo është një nga gjërat e rëndësishme në procesin e mësimit – profesori të ekzekutojë bashkë me nxënësit në skenë, jo vetëm në klasë. Kështu ai tregon në praktikë gjërat, për të cilat flet në teori. Në vitin 2011 ndër studentët e mi ishin anëtarët e tanishëm të sekstetit. Ideja lindi me një koncert, pastaj filluam të grumbullojmë repertorin tonë dhe të ndërmarrim angazhime të ndryshme muzikore. U bë e qartë se Javor Gajdov – basklarinetisti i bandës është shumë i mirë në aranzhim. Pak nga pak zgjeruam edhe veglat – me piano dhe kahon.

Borisllav Jocov është nga një familje e madhe e muzikantëve. Nëna e tij Rina Ranxheva ishte pianiste, babi i tij Georgi Jocov në vazhdim të dekadave ishte oboisti i parë i Filarmonisë së Sofjes.

Për mua modelet për muzikantë gjithmonë kanë qenë në familjen time dhe muzika klasike dhe xhazi kanë qenë pjesë e jetës sime. Vëllai im më i madh Hristo Jocov është baterist i shquar dhe kompozitor është. Muzikantët, me të cilët ai ekzekutonte shpesh vinin në shtëpi. Jam rritur me ta – emra si Bojan Vodeniçarov, Antoni Donçev dhe shumë të tjerë. Atëherë ata ishin akoma nxënës në shkollën muzikore.

“Yotzov Clarinet Sextet”është formacioni i parë i tillë tek ne. Se si muzikantët zgjedhin repertorin e tyre na tregoi përsëri Borisllav Jocov:

“Pavarësisht nëse ekzekutoj muzikë klasike nga biblioteka ime, apo bëjmë gjëra të reja dhe moderne – kriteret për zgjedhje janë të njëjta – t’i afrohemi me anë të muzikës sa më shumë publikut. Sipas meje kjo është më e rëndësishmja. Shumë njerëz, bile shumë muzikantë cilësor përdorin mendimin e tyre si kriter i vetëm. Unë përdor parimin “pyetje – përgjigje”. Muzikantët e rinj gjithashtu japin ide dhe kjo është një punë e përbashkët. Ne nga seksteti i klarinetave bëjmë muzikë me karakter improvizimi, mirëpo nuk jemi improvizues – gjithçka është shkruar në partiturë. Pavarësisht nga kjo kemi lirinë që të zbukurojmë linjat muzikore dhe të shtojmë gjëra në momentin e ekzekutimit.”

“Yotzov Clarinet Sextet” merr pjesë në festivale dhe shpesh organizon koncerte. Koncerti i tyre tjetër është më 8 shkurt në Studio 5 në kryeqytet.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teodosij Spasov prezanton “Emocionet ballkanike” në Gjenevë

Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas..

botuar më 24-10-08 6.15.PD

"Ti erdhe"

Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev. "Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të..

botuar më 24-10-07 6.25.PD

Basi i operës Sllavin Peev feston 20 vjetorin në skenë me një koncert në Sofje

Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...

botuar më 24-10-05 5.55.PD