Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shkrim zbulon magjinë e fjalëve për njerëzit me disleksi

БНР Новини
Foto: adysfont.com

Që në momentin në të cilin lindin, trashëgimtarët tanë bëhen një pjesë e pandarë nga mendimet tona. Çdo ditë e pyesim veten se si t’u sigurojmë një jetë të mirë, arsim, shëndet dhe siguri. Por, pavarësisht nga përpjekjet tona, jo gjithmonë mund të parashikojmë çdo gjë dhe të mund t’i mbrojmë nga problemet, sepse dhe vet ne mundet të mos të jemi gati t’i pranojmë dhe të mësohemi me to. Disleksia është një prej tyre. Ai përbën një vështirësi me leksikun gjatë leximit dhe shkrimit. Nuk duhet ta konsiderojmë për sëmundje, por më tepër për një mënyrë të ndryshme të mund ta ndërmarrësh botën.

Tek çdo një njeri, simptomat mund të jenë të ndryshme. Ju takojmë me të renë Kristina Kostova, e cila ka krijuar një shkrim special, i cili t’u ndihmojë njerëzve me këtë problem t’i ndërmarrin dhe t’i kuptojnë më lehtë tekstet, të cilat i lexojnë. E pyetëm se përse fëmijët me disleksi sikurse nuk janë të afruar në mënyrë të mjaftueshme ndaj mjedisit, i cili i rrethon:

Sipas meje, sepse vet mësuesit nuk janë të informuar, sepse e pranojnë më tepër si një zhvillim të vonuar. Që të mund të diagnostikohet një gjë e ngjashme kërkohet kohë dhe specialistë. Nuk është e nevojshme që vet mësuesi të bëjë një studim të plotë dhe një diagnostikim, dhe për më tepër të mund t’i drejtojë prindërit ndaj studimeve të nevojshme. Po kështu t’u kushtojë vëmendje disa simptomave të hershme, pa i konsideruar si të një zhvillim të ngadalësuar dhe t’u verë etiketë.

Simptomat të cilat janë më të njohura mund të dallohen në diktimet, të cilat i bën çdo një prej nesh gjatë disa vjetëve të parë në shkollë. Në to vihet re, se derisa shkruajnë, disa fëmijë këmbejnë germat në fjalët të cilat i dëgjojnë. Kurse gjatë leximit, nganjëherë shprehin dhe thonë fjalë, të cilat për ta janë të afërta nga ana vizuale deri tek ato, të cilat duhet të thuhen. Nuk duhet t’u bëhet vërejtje, se mendojnë në një mënyrë të ndryshme, sepse tek ta është më i zhvilluar mendimi vizual dhe jo ai i fjalëve. Në qoftë se fokusohemi vetëm mbi këtë, se i shikojnë gjërat në mënyrë të ndryshme, kjo mund ta thellojë problemin dhe ata të refuzojnë të luftojnë me të. Për punë me fëmijë të tillë me siguri janë të nevojshme një dozë e madhe durim, kuptim dhe tolerancë. Cilësi këto të cilat çdo një pedagog i zhvillon gjithmonë. Deri ku kjo është e kuptueshme, me qenë se puna e tyre është e rëndë, e paguar jo mirë dhe shumë shpesh ndeshen me arrogancë, mendjemadhësi dhe mos respekt nga ana e nxënësve të vet të veçantë, por nuk duhet kjo të ndikojë mbi qëndrimin e tyre ndaj të tjerëve.

СнимкаPërveç shkrimit, Kristina ka krijuar sajtin, që prej tij ai mund të merret dhe të instalohet në kompjuter ose tabletë. Shumë shpejt do të fillojë të punojë dhe versioni i tij në anglisht. Ajo vazhdon punën mbi të dhe:

Për momentin përveç shkrimit ka një faqe shtesë, në të cilën mbledh këshilla të dobishme. Disa për dizajn, po kështu dhe për prindër dhe mësues ose njerëz me disleksi, të cilët janë më të mëdhenj dhe orientohen lehtë në internet. Ka si këshilla për formim, të cilat të lehtësojnë leximin, kështu dhe të tilla që ku njeriu mund të marrë shkrimin e caktuar në librin e tij elektronik ose të nxjerrë programin për një përpunim audio të fajllit të tekstit dhe në këtë mënyrë të mund të dëgjojë librin.

Dëshira ta ndihmosh ndonjërin, pavarësisht edhe pak, gjithmonë është shkak të falënderosh veten, se nuk ke harruar se çfarë do të thotë të jesh njeri. Ja vlen të provojmë të jemi më të mirë, me zemër më të madhe dhe më të vërtetë, dhe të përkrahim çdo një ide, e cila ka kuptim për ne dhe e dimë se do t’i sjellë një buzëqeshje dikujt. Si për shembull të lexojë se, ndonjë e do dhe është i lumtur se, është një pjesë nga jeta e tij.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD