Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Solistë me famë botërore në programet e Filarmonisë së Sofjes

Teodosij Spasov dhe Emanuell Rosfellder
Foto: sofiaphilharmonie.bg

Gjatë kësaj jave Filarmonia e Sofjes jep koncerte nën drejtimin e dirigjentit mysafir Konstantin Ilievski. Koncerti i parë ishte më 14 shkurt. Në të fund e krye u ekzekutua muzikë kompozuar nga Teodosij Spasov. Kështu, kur disa festuan ditën e verës, ndërsa të tjerë të dashurisë, Teodosij Spasov dhe fyelli i tij u sollën admiruesve pranverën me tërë bukurinë dhe joshjen e saj.

Teodosij Spasov ka mbledhur në veprat e tij muzika kombëtare e rajoneve të ndryshme – mendon dirigjenti Konstantin Ilievski. – Materiali melodik ritmik nuk është vetëm bullgar, ka edhe rumun, turk, maqedonas, serb, cigan... Të thyer përmes prizmit të këndvështrimit të tij prej kompozitori, këto melodi fitojnë një pamje të përkryer dhe specifike. Kompozimet e grupeve të veçanta në orkestër janë për virtuoz.”

Koncerti tjetër është më 16 shkurt. Njeri prej solistëve është Emanuell Rosfellder – virtuoz i njohur i kitarës. Ai do të prezantojë vepra të kompozitorit Hoakin Rodrigo. Në po këtë koncert dëgjuesit do të kenë mundësi t’i kënaqen ekzekutimit të duos Alina dhe Nikollaj Shallamanovi. Ata do të ekzekutojnë koncertin për dy piano nga Mendellsoni. Duo Shallamanovi me sukses prezantohet kudo në botë. Të dy pianistët u bënë mbajtës të çmimit të parë në kategorinë e tyre dhe të çmimit të publikut në konkursin prestigjioz ARD.

Dirigjenti Konstantin Ilievski është pedagog në konservatoret në Bratislavë dhe Vjenë. Krahas kësaj jep koncerte si dirigjent në Bullgari, Sllovaki, Çeki, Hungari, Austri, Gjermani, Holandë, Itali, Rusi dhe SHBA-në. Në Bullgari ka një angazhim të përhershëm me Ansamblin e Muzikës së Dhomës “Dianopolis” në qytetin Jamboll. Krahas kësaj përveç si dirigjent mysafir i Filarmonisë së Sofjes, shpesh drejton orkestrat filarmonie në Vidin, Plleven dhe qytete të tjera të vendit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert simfonik në një lartësi 2550 m tingëlloi në pistat e skive të malit Pirin

Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të..

botuar më 25-03-10 9.43.PD
Teodosij Spasov (majtas) dhe Hristijan Cvjatkov

Albumi "Përralla Antarktike" ndërthur xhazin, folklorin dhe muzikën klasike

Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...

botuar më 25-03-05 5.05.PD

"I panjohuri" tregon për ndjenja të pathëna

Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..

botuar më 25-03-04 6.10.PD