“Ne, ju dhe unë” është monospektakli, i ndërtuar mbi krijimet poetike nga Mirjana Basheva dhe muzikë të Stefan Dimitrovit. Dhe vjershat dhe muzika janë të gërshetuar me mjeshtëri në temën e spektaklit, të cilin artistja Sashka Bratanova e përcakton si një shou muzikore dhe poetike.
“E veçanta në këtë spektakël është se krijimet e Mirjana Bashevës janë të zgjedhura në këtë mënyrë, që të mund të pasqyrojnë dhe të përhapin idenë bazë – thotë Sashka Bratanova – Tema është marrë nga vjershat e saj, kushtuara gruas, asaj gruaje, e cila është e detyruar të përballojë vet jetën. Ajo është e rrethuar prej burrave, por ata nuk e “numërojnë” për grua. Kalon përmes përjetimeve të ndryshme, flet për marrëdhëniet, konfliktet, luftërat. Më pëlqen sepse nuk është e paraqitur në mënyrë lirike-romantike, por me një ndjenjë për humor, reale, kurse nganjëherë dhe therëse. Përveç kësaj është afër meje dhe afër grave të shumta, të cilave u nevojitet të përballojnë vetë jetën. Titulli është marrë nga vjersha e saj “Ne, ju dhe unë”. E gjithë kjo e përkrahur nga muzika e mirë e Stefan Dimitrovit, arin në mënyrë shumë të natyrshme deri tek spektatori. Këngët, të cilat i interpretoj janë shumë të njohura, pjesa më e madhe prej tyre janë të Bogdana Karadoçevës, ka dhe të Jordanka Hristovës si dhe të emrave të tjerë të njohur. Por, unë i këndoj në bazë të një mënyre time, dhe kjo më sjellë një kënaqësi të madhe. Mbase kjo e detyroi Svetlla Dionisievën, drejtoresha e institutit kulturor bullgar në Londër të më ftoi. Shfaqja qe për publikun bullgar, fitova jehona shumë të mira. Duhet të sqarojë, se këtë spektakël e krijuam përpara 15 vjetëve bashkë me Pepa Nikollovën. Me të qemë shumë të ndryshme dhe mbështeteshim mbi këtë. Interpretonim vjersha, të përshtatshme për temperamentin e secilës prej nesh. Kur ajo vdiq, nuk gjeta se me kë ta zëvendësoj, por pas një pushimi të gjatë vendosa të zhvillojë një monospektakël.”
Muzika dhe teatri janë të pranishme në jetën e artistes akoma që në fëmijërinë e saj në qytetin Svishtov, ku ka lindur.
“Dhe nëna ime dhe babai merreshin me muzikë nën forma të ndryshme – tregon Sashka Bratanova. – Kujtimi im më i qartë është “Vejusha e gëzuar” – një shfaqje e operetës pranë vatrës së kulturës “Elenka dhe Kirill Avramovi” në qytetin Svishtov. Nëna ime luante rolin kryesor, kurse babai drejtonte orkestrën, kurse unë qesh në publik. Gjithmonë kam qenë një fans e madhe e operetës, kur u transferuam në Sofje nëna ime vazhdoi të këndojë në operetën amatore, kurse unë qesh në kor.
Babai im gjatë gjithë jetës qe një dirigjent ushtarak – në qytetin Svishtov, në Razgrad, Vraca. Në Sofje qe një nga dirigjentët në orkestrën Qendrore ushtarake të frymëmarrjes të gardës/ dhe në një periudhë jo të shkurtër kohe dhe dirigjent i përgjithshëm/. Rreth meje gjithmonë ka pasur muzikë. Pavarësish se zëri im nuk është si i nënës time, mua më pëlqen të këndojë. Kam edhe disa projekte teatrale. Shpresoj të mund ti realizoj me ndihmën e The Art Foundation-një hapësirë të re kulturore me adresë rruga “Djakon Ignatij” numër 19. Akoma nuk kemi saktësuar titujt e tjerë, por më 11 shkurt kisha ftuar të gjithë adhuruesit e teatrit të shikojnë shfaqjen “Ne, ju dhe unë” – të cilën unë e pëlqej dhe e dua shumë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..