Musijana është 9 vjeçe, jeton në qytet me rreth 12 mijë banues në Bullgarinë Veriperëndimore, rajon ky i cili bie në pjesën më të rëndë nga ana ekonomike të vendit tonë, por dhe në Evropë. Në botën e vajzës shkolla është çdo gjë, por me kalimin e kohës ka qenë e detyruar ta braktisë arsimin, që të mund të kujdeset për ekonominë bujqësore të familjes së vet. Prindërit e saj e ndalojnë nga shkolla, fillimisht vetëm për 1 muaj, por mbase dhe për 1 vit të tërë shkollor. Vendimtar në këtë rast të Musijanës ka qenë ndërhyrja e drejtorit nga shkolla vendase. Ai ka mundur t’i bind prindërit e saj ta lënë përsëri vajzën të shkojë në shkollë. Kështu me ndihmën e ndërmjetësisë së drejtorit është zgjidhur çështja me nxënësit të cilët bien nga shkolla në një shkollë bullgare. Shembuj të ngjashëm ka shumë, kurse pas mungesës së gjatë, që të gjithë mësuesit ndihmojnë me orë plus, që të mund të avancojnë nxënësit mësimet e lëshuara. Mijëra fëmijë të tjerë, një ditë nuk shkojnë në shkollë dhe asnjë nuk i kthen mbrapa në klasë. Shkaqet për këtë janë të ndryshme, por më shpesh për shkak të varfërisë, nga mungesa e vlerave por dhe për shkak të mungesës së kuptimit dhe të përkrahjes brenda në sistemin e arsimit.
Në ndihmë të drejtorëve shkollor dhe të fëmijëve nga vendbanimet e vogla, në rajonet e prapambetura nga ana ekonomike punojnë vullnetarë të fondacionit “Bashkë në orët e mësimit”. Programi i tyre “Njeri për shembull” tërheq bullgarë të rinj, të cilët kanë përfunduar arsimin e vet të lartë jashtë shtetit, të cilët me gatishmëri zënë pozita si mësues dhe kontribuojnë për ndryshim në sistem.
Kthimi i dhjetëra bullgarëve të rinj nga jashtë dhe përfshirja e tyre në kauzë nuk është ilaçi universal kundër largimit të nxënësve nga shkolla. Por, kjo me siguri u ndihmon shumë fëmijëve të mund të zgjerojnë interesat e veta, të kuptojnë më shumë për këtë e cila i pret pas diplomimit të tyre, por dhe të frymëzohen nga shembulli personal i bullgarëve të rinj të cilët kanë sukses. Për dashurinë e vet të madhe dhe respektin ndaj punës në shkollë tregon Evgjenia Nestorova, mësuese në qytetin Novi Iskër, në afërsi me Sofjen. Ajo është 23 vjeçe dhe ka përfunduar kohët e fundit degën e kinemasë në Universitetin e Londrës:
“Akoma me nisjen time për në Londër e dija se pas kësaj do të kthehem në Bullgari, sepse gjithmonë e kam dashur vendin tim, por dhe e dija se ka nevojë prej një ndryshimi. Gjithmonë kam kërkuar mënyrë të jem e dobishme , që të kontribuojë për këtë ndryshim. Kështu rashë mbi fondacionin “Bashkë në orë” e cila përkon me vlerat e mia, sepse kërkon mangësitë më të mëdha në shoqërinë tonë, që të mund ti ndreq. Sipas vërejtjeve të specialistëve, nxënësit nga rajonet më të varfra të vendit tonë, prapambetjen në mësim të paktën me 3 vjet nga vërsnikët e vet në qytetet e mëdha. Në shkollën ku jap mësim unë, tani ka rreth 800 fëmijë, ata vijnë me një dëshirë të madhe në shkollë, por prapambetja është e dukshme si tërësi. Të mund t’u ndihmojë këtyre fëmijëve – u kthye në një qëllim timin personal. Unë u dashurova në profesionin e mësuesit. Ajo më detyron për ditë të ndryshohem. Nuk mund ta krahasoj me diçka tjetër, që kam bërë deri tani. Kontakti me kaq shumë fëmijë po kështu është stimul në punë. Me çdo një klasë të veçantë i vëmë vetes qëllimi të ndryshme. Në takimet e mia me ta fus të gjithë vëmendjen time dhe të gjithë zemrën, kurse kjo më mbron nga gabimet e vogla dhe të padëshiruara në punë.”
Evgjenia ka kuptuar se, me çdo replikë të vet dhe sjellje ndikon mbi nxënësit. Ajo është kthyer në një “njeri i vërtetë për shembull” me përvojën time jashtë kufirit dhe vetëdijen, që i jep zotërimi i gjuhës së huaj, e përsosur gjatë kohës së studimit të saj në Angli. Një shembull të ngjashëm dhe mjaft infektues për një sukses jep dhe Maja Stojanova-Uornër. Aktualisht ajo punon pranë iniciativës “Bashkë në orë” dhe tërheq mësues të rinj:
“Për programin kandidojnë njerëz me shumë përvojë të mëparshme, të cilët nuk kanë punuar me fëmijë. Posaçërisht për të gjithë kandidatët e përshtatshëm, pa një kualifikim, sigurojmë një përgatitje suplementare, që të jenë gati për sfidat në shkollë. Ajo e cila më motivon të përfshihem në këtë program, qenë tregimet për klasën e parë të mësuesve, të cilët gjatë vitit 2011 patën hyrë në klasën e mësimit. Lexova për përvojën e tyre dhe motivacionin e tyre dhe ndjeva kënaqësinë, me të cilën flasin për rezultatet me nxënësit. Në vetëdijen time hynë kujtime nga jeta ime personale shkollore U mendova se në çfarë rruge të ndryshme do të merrja , në qoftë se më jepnin mësim pikërisht mësuesit e mi. Shpesh iu tregoj nxënësve për mësuesen time në anglisht në gjimnaz. Nuk është sekret se zotërimi i gjuhës së huaj i hap dyert për realizim profesional.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Fondacioni “Bashkë në orët e mësimit” dhe arkiv personal
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..