Mali i shenjtë Rodope qëndron me një shpirt të hapur përpara kërkimtarëve të palodhshëm të rrënojave të lashta, misterive dhe fshehtësive. Por, bujaria është e përciptë. Pavarësisht se ka paraqitur dhe ka treguar në pah qytetërimet dhe fiset të cilën na e kanë lënë si trashëgimi hyjnitë, ajo ka mbuluar me shtresa mijëvjeçare heshtjen për dijen e shpërndarë – sikurse të ngrirë në një frikë t’u japë njerëzve çelësin ndaj të gjithë përvojës së botës.
Mes thellësive të malit Rodopi ngrihet një shkëmb, i cili fsheh një artefakt sekret. Në rreth 2 metra nga toka, të vendosur në një frizë, janë gërmuar shenja të një shkrimi të panjohur dhe në kohëra të pasqaruara. Gote, kelte, trake, alano-sarmate ose sllav është i ashtuquajturi mbishkrim i Sitovos dhe çfarë mesazhi përmban ai?
“Historia e mbishkrimit të Sitovos fillon gjatë vitit 1928, kur Aleksandër Peev, sekretari i atëhershëm i Shoqatës arkeologjike të qytetit Plovdiv,është i thirrur në fshatin Sitovo për shkak të një gërmimi interesant dhe ai shkon me një grup studiuesish – tregon kulturologja Nadja Terzieva, e cila është dhe autore e një punimi të madh për artefaktin. – Shenjat e gdhendura mbi shkëmb janë të quajtura Mbishkrimi i Sitovos, pavarësisht se akoma nuk është saktësuar nëse bëhet fjalë për një fenomen natyror ose janë si rezultat nga veprimtaria e njeriut. Një nga studiuesit e parë, profesori Petër Detev mendon se, mbishkrimi është një shkrim prototrak, i krijuar nga popullsia trake nëpër këto toka. Një studiues tjetër i njohur-profesori Ivan Venedikov, po kështu bën analogji me trakët dhe më saktë me disa mbishkrime frigijane.”
“Pomakët kur kanë punuar në malin rreth fshatit rodopës Sitovo, kanë vënë re mbi një shkëmb natyror disa shenja, të vizatuara në një radhë, të cilat mbase i kanë konsideruar si një nishan për pasuri të fshehura në afërsi”, do të shënojë në ditarin e ekspeditës Aleksandër Peev. “Mes popullsisë ekziston një legjendë, e mirëmbajtur nga gjuetarët e thesareve, se në këtë vendbanim Shtuta grada pranë fshatit ka pasur shumë para të groposura. Prandaj për një farë kohe pomakët nuk i kanë njoftuar asnjërit për zbulimin e vet”, i ka vazhduar vrojtimet e veta ai. Studiuesi i parë i cili e ka përhapur dhe teorinë se teksti i përngjan një shkrimi runik, me të cilin kanë shërbyer gjermanët e lashtë përpara se të bien nën ndikimin e Romës. Disa shkencëtarë kthehen edhe më mbrapa – ndaj shenjave me shkrim nga mijëvjeçari i pestë përpara Krishtit, të zbuluara në fshatin Gradeshnica (në Bullgarinë Veriperëndimore), kurse të tjerë supozojnë se mbishkrimi është gdhendur gjatë periudhës së Mesjetës. Por, sikurse mbizotëron hipoteza për një alfabet prototrak, i cili ve nën dyshim teorinë se, trakët kanë qenë një popull pa shkrim.
“Që të gjithë të cilët e studiojnë mbishkrimin e Sitovos, e lidhin dhe me vendin nga ana tjetër e lumit – thotë akoma Nadja Terzieva. – Ky është një masiv shkëmbor, i njohur nën emrin Shtutgrad. Aty janë gjendur orendi prej qeramike dhe pjesë ndërtimi. Rrënojat akoma nuk janë datuar, kurse qeramika është me prejardhje nga mijëvjeçari i parë përpara Krishtit. Gjatë kësaj kohe banorët e rajonit kanë qenë trakët.”
Dhe me qenë se shkencëtarët akoma nuk kanë lexuar shenjat sekrete, dalin në pah teori të llojllojshme të arkeologëve adhurues, të cilët çojnë deri në formula për hapjen e fushave të rrotullimit dhe mesazhe të lashta për brezat e ardhshëm.
“Shpirti i krijuar midis Saturnit dhe Tokës, duhet të kthehet mbrapsht drejt dritës së yllit të vet, siç ka urdhëruar Hronos dhe Hades – krijuesi i çdo gjëje të gjallë”, është vetëm një nga përkthimet e supozuara të mbishkrimit të Sitovos. “Ai ka shkuar në qiell, i qarë nga djemtë e tij këtu në Tokë”, por lidhet me perëndinë Tangra. Cilido qoftë kuptimi që të qëndrojë pas shenjave nga shkëmbi rodopas, e vërteta është se shkencëtarët modernë kanë lënë mënjanë sqarimin e tyre. Për shkak të gërmimeve të tjera më interesante ose se mos preken karrierat e tyre akademike të ndërtuara gjatë nga zbulimi, supozon Dimitër Gerganov nga Shoqata historike e qytetit Plovdiv.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: wikipedia.org, castlehunters.wordpress.com dhe haiduk-tourist.blogspot.bg
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e..