Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – low cost me tradita

Kamij Gjuten dhe Fabien Fjuzher
Foto: Ljudmill Fotev

Në fund të janarit pata kënaqësinë të punoja me një ekip të televizionit më të madh francez France 2 mbi dy tema bullgare. Reportazhet për industrinë tonë rrobaqepëse, si furnizuese për markat e mëdha, dhe për Banskon, si një ski-qendër e konkurrueshme, tashmë mund të shihen edhe online. Mbi temën e parë kishte një debat të gjallëruar në rrjetet sociale, me sa rrobaqepëset bullgare mund ose nuk mund t’i mbrojnë të drejtat e tyre dhe nëse mund të flitet se vendi është rrobaqepësia e Evropës. Materiale të vjetra mbi këtë temë ka që nga fillimi i ndryshimeve, kurse emrat e markave botërore, që prodhohen në ndërmarrjet tona datojnë që nga vitet 70.

Ju ofrojmë pikëpamjen e gazetarëve, të cilët kanë punuar mbi këto tema:

Quhem Kamij Gjuten dhe jam gazetare në France 2. Këtu punonim mbi dy reportazhe dhe mendoj se i arritëm qëllimet e vëna. Momenti më i fuqishëm për mendimin tim është vizita te punonjëset, të cilët punojnë në shtëpi – tregimet e tyre na tronditën shumë, nuk mund të shtosh asgjë, ishte shumë interesante. Dëshpërimi im ishte gjatë takimit tim të parë te prodhuesi i këmishëve luksoze: Unë sillesha sikurse jam në France. Pasi kuptova se njerëzit nuk reagojnë në mënyrën e njëjtë, vendosa se duhet ta ndryshojë metodën e xhirimit. Meqenëse nuk kishte kohë xhirimet nuk u përfshinë në materialin përfundimtar.”

Si i përshkroi kuadrot kameramani Fabien Fjuzher?

Edhe për mua momenti më i fuqishëm ishte lidhur me duart, të cilat i qepin etiketat e vogla. Sa për kuadrot, sigurisht që këto janë pamjet e bukura malore nga Banskoja, moti ishte shumë i këndshëm, gjithçka ishte në rregull.” Dëshpërimi tij është rënia mbi akullin e parkingut nën teleferik, që e dëmtoi kamerën e tij. Sa për temën e trotuareve që nuk pastrohen, nuk desha ta komentoj, le ta bëjnë këtë kolegët nga radioja regjionale.

Pyetjes sime ndaj Kamij Gjutenit nëse pas pistave në Bankso (dhe rënies në shkallët e errëta të hotelit) do të kthehej përsëri këtu, që të rrëshqitet me ski, ajo iu përgjigj kategorikisht:

Po dhe jo vetëm sepse jam skiatore, por nuk do të jetë për tërë javën, pistat nuk janë shumë, përveç kësaj vendpushimi është më i përshtatshëm për më të rinjtë – thotë Kamij. – Francezët preferojnë të marrin me qira apartamente për tërë familjen dhe jo të vendosen në hotel. Për mendimin tim ky është një vend i mirë për rrëshqitje me ski për 3-4 ditë.

Për mua është interesante nëse Fabien do të blejë për veten xhins të ndonjë marke të njohur të prodhuar në Bullgari.

Tashmë do t’i bëj vetes më shumë pyetje, pasi i shoh etiketat e firmat. Nga njëra anë është kujtimi për ato “duar anonime”, për të cilat tashmë u bë fakt, por nga ana tjetër janë prodhuesit e cilësisë së lartë, ku punonjësit dukeshin si njerëz, ndaj të cilëve ka një qëndrim shumë të mirë, kështu qe përgjigja nuk mund të jetë thjeshtë po, ose jo.”

Pas një zhytjeje të tillë në atmosferën e një vendi, si ndryshohen përfytyrimet e kolegëve nga Francë 2? Sipas Kamij, situata në Bansko nuk u përgjigjet përfytyrimeve për low cost. Sigurisht që kuadrot me rrobaqepësen kanë një ndikim shumë të madh, kurse zbulimi i saj i madh janë bullgarët, të cilët i respektojnë traditat e tyre:

Mendoja se Bullgaria është sateliti i radhës i Rusisë dhe se njerëzit janë të errët, por në fakt këta janë njerëz shumë të përzemërt, të cilët e respektojnë shumë kulturën e vet” – thotë Kamij.

Fabienit i kanë bërë përshtypje të madhe hapësirat e gjera në Bullgarinë Jugore, luginat, pyjet, dëbora dhe kuptohet – ushqimi: i thjeshtë, shëndetësor, i cili me siguri do të pëlqehet nga miqtë e tij. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD