Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mishërimet e shumëfishta të floririt

БНР Новини
Foto: Veneta Pavllova

Në institutin arkeologjik Kombëtar me muze është hapur ekspozita e 10 jubile , e cila ka mbledhur artefakte nga stina e kaluar arkeologjike e vitit 2016. Fjala kyçe për këtë ngjarje është “flori”. Mjaft i madh është numri i sendeve të arta me një vlerë historike dhe artistike, të zbuluara nga shkencëtarët gjatë vitit të kaluar. Ja se çfarë thotë në lidhje me këtë docenti Ljudmill Vagalinski, drejtor i institutit:

Një komplet aplikacionesh të arta për një zbukurim kali nga një grumbull gurësh mbi varrë  rreth qytetit Primorsko, vitet 320-380 përpara Krishtit"Mbase është një koincidencë, jo sepse ekspozita është jubile, por ka mjaft sende të arta mes këtyre 350, me të cilat prezantohen 18 objekte. Këto artefakte të arta janë prej një historie të tërë njerëzore, nga historia e lashtë gjatë antikitetit dhe mesjetës. Me të vërtetë dhe unë jam i mahnitur, sepse në gërmime të planifikuara, ose dhe shpëtimtare, jo gjithmonë gjendet kaq shumë flori. Por, sivjet patëm fat, por dhe publiku i gjerë zakonisht interesohet si tërësi mjaft nga floriri”.

Ai i falënderoi kolegët e vet nga i gjithë vendi, të cilët kanë kontribuar për prezantimin e kësaj ekspozite. 13 muze kanë ndihmuar në mënyrë vetëmohuese për ekspozitën me prona të veta nga stina e kaluar arkeologjike. Në këtë mënyrë në të mund të shikohen sende dhe afishe prej përgjithësisht 50 objekte.

Zbulimet janë nga përgjithësisht i tërë territori i Bullgarisë- nga fshatrat e panjohura deri vonë, përmes qyteteve antike, si Apolonia e lashtë greke/ qyteti i sotëm Sozopoll/ deri tek kryeqyteti më i vjetër bullgar Pliska dhe Sofja moderne.

Снимка

Rruazë ari nga tumula nekropol rreth fshatit Izvorovo, bashkia Harmanli , gjysma e parë e mijëvjeçarit të dytë përpara Krishtit.Shumë i gjerë është  mbulimi i artefakteve dhe sipas kohës së krijimit të tyre. 18 objektet përfshijnë “periudhën nga parahistoria e herët, me fjalë të tjera nga koha e paleolitit të vonë deri në Mesjetë” - sqaron  asistenti i përgjithshëm Kamen Bojaxhiev, drejtues i degës “Ekspozita”. Sipas tij aksentët e kësaj ekspozite nuk janë vetëm floriri, por dhe gërmimet e vlefshme nga koha e parahistorisë. Për shembull gjatë periudhës së verës është zbuluar një nga gërmimet më të vjetra të arta, të njohura deri tani në Evropë. Dhe akoma një gjë tjetër të rëndësishme, e cila është ruajtur si sekret - mbase disa nga sendet më të herëta të argjendta, të cilat janë të njohur deri në këtë moment në Evropë nga vrima Haramijska /një shpellë në Rodopet, në Bullgarinë Jugore, në afërsi me qytetin Devin/.

Kështu që, ekspozita është “e artë” jo vetëm me sasinë e metalit të vlefshëm me një prejardhje të lashtë, por dhe me një depërtim në shtresat e largëta të historisë dhe të thesareve të saj kulturore.

Docenti Vagalinski shpalli dhe vizitën e ardhshme gjatë muajit prill të thesarit të njohur të artë nga Nad Sent Mikllosh-Banat /mbretëria e dikurshme e Habsburgve/, e cila ruhet në Kunsthistorisches Museum - Vjenë /Muzeu për historinë e artit/. Ai është nga mesjeta e herët dhe shpesh e lidhin me protobullgarët, por ka dhe hipoteza të tjera për prejardhjen e tij.

Një unazë e argjendtë nga një varrim trak rreth fshatit Benkovski, bashkia Haskovo, shekulli i 4-3 përpara Krishtit.Për herë të parë, origjinali i këtij thesari do të prezantohet jashtë Vjenës dhe Budapestit. Në territor të vet instituti arkeologjik Kombëtar me muze do të shoqërojë ekspozitën nga Nad Sent Mikllosh me një ekspozitë për Bullgarinë pagane nga periudha e herët të mbretërisë së parë bullgare.

Njëkohësisht instituti arkeologjik Kombëtar me muze do të paraqes në po këtë mjuzeum Kunsthistorishes  një ekspozitë me një vlerë mjaft të lartë historike-për fitimin e herët të floririt dhe për metalurgjinë në territorin bullgar. Ajo jep një informacion shumë interesant për zhvillimin kulturor përmes prizmit të metalurgjisë. Gërmimet  janë nga miniera e lashtë tek Ada Tepe, Krumovgradsko /në Rodopet/. Kjo minierë është “flasim më prodhimin e floririt, më i herëti, i datuar mirë në mesin e mijëvjeçarit të dytë përpara Krishtit-epoka e Mesme e bronztë, që paraprin luftën e Trojës” - sqaron docenti Vagalinski.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Veneta Pavllova dhe Instituti Kombëtar arkeologjik me muze



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD