Fushata paraelektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në fund të muajit është në kulmin e sipër. Të gjithë pjesëmarrësit 13 parti, 9 koalicione dhe 21 komitete iniciatore të cilat ngritën kandidatë të pavarur për përfaqësues popullorë, konkurrohen të fitojnë besimin e zgjedhësve me premtime për gjëra të mira. Më të ndjeshëm janë bullgarët kur bëhet fjalë për xhepin e tyre, domethënë ndaj platformave ekonomike dhe sociale të kandidatë deputetëve.
Dhe ata me bazë i kushtojnë vëmendje aspektit ekonomik të programeve paraelektorale, sepse 1/3 jetojnë me të ardhura nën minimumin jetik, ndërsa më se 50 për qind konsiderohen për të varfër. Kështu që të gjithë ata njerëz presin që më në fund të fillojnë të jetojnë si evropianë me të ardhura të mira. Dhe kush tjetër, në se jo qeveria mund të bëjë këtë!? Mirëpo, niveli jetik nuk varet vetëm nga politika e kabinetit. Prapëseprapë kjo nuk ka rëndësi të madhe për zgjedhësin e zakonshëm, i cili është i bindur, se përveç pushtetit, nuk ka ndonjëri tjetër të zgjidhë problemet e tij.
Përshtypja e përgjithshme, të cilën e lënë platformat ekonomike, është se ato nuk janë të shkruara me kompetencë dhe janë të sipërfaqshme. Mirëpo, ato janë aktuale dhe janë në tonin e modës botërore politike – popullizmit.
Deri vonë në qendrën e politikës ekonomike të vendit autoritetet i vënin politikën restriktive financiare dhe financimin e projekteve të mëdha infrastrukturore. Tani situata ndryshohet dhe nga investime të mëdha kthehet te problemet ekonomike të njeriut të veçantë dhe të familjes. Bëhet fjalë për të ardhurat – rroga, pensione, asistenca. Nuk ka parti ose koalicion, i cili të mos vë theksin e politikës social-ekonomike mbi të ardhurat personale. Dhe nuk ka as parti, as koalicion, i cili të mos premtojë, se do t’i shtojë të paktën disa herë, në se do të vijë në pushtet. Disa sigurojnë, se në fund të mandatit rroga mesatare në vend do të arrijë 750 euro, nga 500 euro tani, ndërsa rroga minimale e punës, pa të krijohet tension në tregun e punës, gjithashtu do të rritet dhe do të arrijë 330 euro në vend të shpërblimit të tanishëm nga 230 euro. Të tjerë premtojnë, se asnjë bullgar nuk do të jetojë nën pragun e varfërisë – 155 euro tashti. Të tretë thonë, se do të rritin të ardhurat me 50 për qind në se do të qeverisin gjatë 4 viteve të ardhshme. Si do të realizohet e gjithë kjo? Mister ose më saktë fraza të përgjithshme me argumente jo të qarta. Mirëpo, pa rritjen e tatimeve, sepse mbi çështjen e ruajtjes së tatimeve në nivelin e tanishëm ka bashkëmendim. Ndoshta në sajë të rritjes ekonomie, e cila asiston në dokumentet e të gjithë kandidatëve për deputetë. Mirëpo, prapë mungojnë detajet, të cilat të arsyetojnë si do të arrihet rritja e qëndrueshme e produktit të brendshëm bruto. Disa theksojnë, se një nga mjetet është luftimi i korrupsionit dhe ekonomisë gri. Kjo është mirë, por nuk mjafton për rritjen e mirëqenies kombëtare dhe personale.
Në programet paraelektorale social-ekonomike mungojnë ose kalimthi janë të prekura probleme si inflacioni, borxhi i jashtëm, investimet e huaja, bilanci i pagesave, tregtia e jashtme. Dhe kjo është e kuptueshme, pasi ato programe paraelektorale nuk janë të destinuara për ekonomistë ekspertë, por për publikun e gjerë. Prandaj, ata nuk japin një përfytyrim të saktë për këtë se çfarë politikë do të ndjekin ata të cilët do të marrin pushtetin pas zgjedhjeve, dhe se si do të plotësojnë premtimet.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..