Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Instruktorja e gjimnastikës Diana Hristova: Secila grua është e bukur në mënyrën e vet

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Dihet se festa e gruas 8 mars e ka zanafillën e vet në protestën e rrobaqepëseve në Nju Jork në vitin 1857. Më pak i njohur është fakti, se Bullgaria është ndër shtetet e para që e shënojnë këtë festë – akoma në vitin 1911, vetëm një vit pas shpalljes së saj. Sot, pas më se një shekulli, punëdhënësit bullgarë nuk shpërblejnë punën e grave në mënyrën e duhur. Mirëpo në Bullgari kemi edhe arsye për lëvdime – shteti ynë është në vend të dytë në BE për nga numri i shkencëtareve dhe inxhiniereve. Bullgarja injoron në mënyrë të guximshme thënien, se nuk mbahen dy shalqinj në një dorë. Përveç se zhvillohet profesionalisht, ajo është amvisë dhe nënë e përkushtuar. Këtu duket logjike pyetja: a vazhdon të jetë aktuale teoria për burrin dhe gruan si dy gjysmat e së tërës? Ndoshta molla është pak e deformuar?

Ja se çfarë mendon për këtë Diana Hristova – instruktore e gjimnastikës së kombinuar – e bukur, inteligjente, tërheqëse, plot me energji, e fortë dhe sensuale – zotëron të gjitha gjërat e domosdoshme për një grua, e cila ndihet mirë në lëkurën e saj.

Kjo teori është e përhershme, mirëpo sot gruaja mund të jetë më e suksesshme sesa është burri i saj. Kjo provokon ndryshime në marrëdhëniet gjinore. Më duket se kemi harruar çastet romantike, mirëpo fajtoret për këtë jemi ne – gratë” – mendon Diana.

Ajo është bindur se pavarësisht nga rrethanat dhe dinamika e jetës së sotme, bullgarja vazhdon të jetë magjepsëse: “Secila grua është e bukur në mënyrën e vet dhe kjo është e mirë – të gjithat jemi të ndryshme” – tha instruktorja. Sipas saj e fshehta e realizimit të suksesshëm profesional është dashuria ndaj punës. Puna duhet të bëjë kështu që të ndihesh e lumtur. Ajo e ka gjetur këtë kënaqësi në sport. Dhe mendon se gjithçka fillon akoma në fëmijëri:

Kur isha e vogël merresha me balet modern dhe klasik në vazhdim të 8 viteve. Pastaj fillova të kërkoja sportin të më të preferuar, tashmë si hobi. Më pëlqente më shumë gjimnastika e kombinuar. Sipas meje ky është një sport i përshtatshëm për secilën grua. Formon në mënyrë të përpiktë figurën dhe në të njëjtën kohë stërvitjet nuk janë të rënda. Pas trajnimit përkatës u bëra instruktore. Pak më vonë – para disa vjetësh tek ne erdhën kolegë italianë. Ata na prezantuan një sport tjetër të ri – super xhëmp. Mora certifikatat e duhura dhe tani merrem edhe me të” – tregon Diana, duke sqaruar:

Super xhëmp – kjo është një stërvitje e mrekullueshme. Këto janë kërcime dhe lëvizje vallëzimi mbi trampolinë, të cilat formojnë trupin tonë për një kohë të shkurtër. Nuk bëhet fjalë për stërvitje për shtimin e masës së muskujve, por për djegie të shpejtë të yndyrave. Për këtë arsye ky sport është i përshtatshëm për femra të shëndosha. Dhe është shumë zbavitës! Njerëzit janë të kënaqur dhe janë gati të vijnë në sallë përsëri.

Siç thanë njerëzit: ajo që ke bërë do të të kthehet dhe ty. Për këtë arsye Diana bën më të mirën si instruktore:

Përpiqem të bëj një stërvitje cilësore. Dëshiroj që pas saj njerëzit të ndihen mirë, të jenë të lumtur, plot me energji dhe me shumë emocione pozitive – tha instruktorja. – Përpiqem të organizoj stërvitjet kështu, që të punojmë mbi të gjitha grupet e muskujve. Dëshiroj që gratë, kur shihen në pasqyrë të kuptojnë vetë se stërvitjet japin rezultat.

Ndër sportistët-amatorë është e njohur fraza: “Trajno! Askush nuk do të bie në dashuri me karakterin tuaj me shikim të parë”. Mirëpo cilat janë gabimet më të shpeshta të grave duke kujdesur për formën tërheqëse të trupit të tyre?

Ato janë dy. Në vend të parë është mënyra e gabuar e të ushqyerit – dietat e pakuptimta drastike dhe pranimi i medikamenteve për kontrollimin e oreksit. Të ushqyerit është diçka individuale dhe secili njeri e ka metabolizmin e vet. Pas 40 vjeçeve metabolizmi ndryshohet dhe duhet të jemi më të kujdesshëm me ushqimet dhe të reduktojmë karbohidratet. Por unë mendoj se ka edhe një mënyrë tjetër – të shtojmë stërvitjet. Sa më shumë ushtrojmë sporte, aq më shumë do të mund t’i lejojmë vetes.

Dhe për sa i përket festës së sotme – 8 mars:

Mund t’u uroj grave vetëm të jenë vetvetja dhe besojnë në vetveten! Gëzuar festën dhe argëtoheni sa më shumë!

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD