Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bamirësia është gjest mirësie, por jo mburrje

БНР Новини

Shëro trupin dhe shpirtin, por iu ndihmo dhe të dobëtëve dhe të varfërve” – ky është misioni i mjekut, sipas doktorit Hristo Aleksiev. Prej 37 vjetëve kirurgu jeton dhe punon në Gjermani. Krahas me punën e vet, ai i është përkushtuar dhe kauzave të bamirësisë, mes të cilave është dhe kjo të ndihmojë shtëpitë e strehimit të atit Ivan në Novi han dhe në fshatin Jakimovo. Miqësia midis tyre është nga dhjetëvjeçari i afërt, kurse takimin e tyre të parë, Aleksievi nuk do ta harroi asnjëherë. Gruaja e tij shpëton pas një katastrofe të rëndë. Kjo e detyron të rimendoj çdo gjë, të cilën e ka arritur deri në këtë moment dhe të fillojë të dhurojë dhe t’u ndihmojë njerëzve në nevojë. Një ditë kupton nga vëllai i tij për atin Ivan nga Novi han dhe për misionin e tij t’u ndihmojë njerëzve. Veprimtaria e tij dhe përpjekjet të cilat i bën ati i bëjnë një përshtypje shumë të madhe dhe ai niset për në Bullgari, që të mund të takohet personalisht me të.

Aktualisht dr. Aleksiev drejton një qendër mjekësore private në qytetin Hamburg, por vite të gjata ka punuar në spitale të ndryshme katolike dhe evangjelisti në Gjermani. Prandaj zgjedhja të ndihmojë atin Ivan nuk është e rastit, me qenë se misioni social i kishave të krishtere është diçka krejtësisht normale për të. Doktori vendos, se mund të ndihmojë për ndërtimin e një qendre mjekësore në një nga shtëpitë e strehimit të atit Ivan në Novi han, ose në fshatin e Montanës – Jakimovo. Ideja nuk realizohet në Novi han, sepse gjatë vitit 2011 u vendos se, një pjesë nga godinat aty, të cilat janë pronë e atit Ivan, janë të paligjshme dhe duhet të rrëzohen. Pas kësaj, vendimi për këtë qe anuluar, por mundësia që njerëzit pa strehë të mbeten jashtë, e detyron atin të kërkojë një zgjidhje të qëndrueshme të këtij problemi. Kjo e shpie në fshatin Jakimovo, ku blen 35 shtëpi, në të cilat mund të strehojë nevojtarët. Kështu për projektin e doktorit Aleksiev ndriçon një shpresë e re. Ja se cila është dëshira e tij:

Qëllimi i tij do të jetë që aty të mund të mjekohen dhe njerëz pa një sigurim mjekësor. Nga vizitat e mia aty, kuptova, se ky është një problem jo i vogël për regjionin. Fitova përshtypjen se dhe për këta njerëz ka nevojë të ofrohet një ndihmë mjekësore. Nga njëra anë, do të përdorim të ardhurat nga pacientët, të cilët kanë sigurime shëndetësore (të gjithë sëmundjet shërimi i të cilëve merret përsipër nga Arka Shëndetësore), nga ana tjetër – do të përdorim ndihma, por dhe do të krijojmë një bazë materiale, e cila në vend të mund të përdoret sipas nevojave dhe të ketë shpenzime minimale të radhës.

Por si do të realizohet kjo në praktikë?

Planifikojmë ta realizojmë projektin në tri faza. Fillimisht – të krijojmë një ambulancë me katër kabinete. Njëri të jetë për një mjek të përgjithshëm praktikues, një kabinet gjinekologjie, kabinet për sëmundje të syve dhe një kabinet për dentist. Kolegët të cilët do të jenë mjekë të përgjithshëm praktikues, do të kujdesen për menaxhimin e klinikës, për kontaktin me specialistët. Ata do të vijnë mbi bazën e një honorari nga qytetet Lom ose Montana. Do të merremi vesh me ta për pagimin, që të mund t’i motivojë të mund të angazhohen, përveç idesë t’i përkushtohen kauzës, e cila po kështu do të ekzistojë. Etapën e parë shpresojmë ta realizojmë deri në vjeshtën e këtij viti. Në etapën e dytë, do të donim të krijojmë një klinikë ditore me një sallë operacioni, pavijon për sterilizim dhe përgatitjen e instrumenteve kirurgjike, si dhe shtretër për një qëndrim të shkurtër deri më 3 ditë. Në këtë etapë do të donim të sigurojmë dhe ofrimin e një aparature me rëntgen për një diagnozë në vend. Qëllimi i këtij dikasteri do të jetë që aty të mund të zhvillohen operacione të planifikuara. Një ndihmë urgjente nuk mund të realizojmë në këtë etapë.

Aparatura e dhuruar mjekësore duke nisur nga Hamburgu për në Jakimovo.Historia e atit Ivan ka arritur deri tek shumë njerëz në Gjermani, në sajë të bamirësisë dhe të fushatave bamirëse, të cilat doktori Aleksiev i organizon. Fakti se ati, nuk i ndan nevojtarët për nga feja, etnosi ose arsimi dhe që të gjithë jetojnë bashkërisht, u bën një përshtypje të madhe gjermanëve, sepse për ta solidariteti dhe synimi të krijosh diçka vet, që është e pavarur nga shteti, janë dy gjëra shumë të rëndësishme, për të cilat ia vlen të luftosh.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Trojanit i dhuron relikte të shenjta kishës “Shën Parasqevi-Petka” në Trojan

Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..

botuar më 25-06-13 5.10.PD

150 studentë me origjinë bullgare do të mund të studiojnë në Universitetin e Ruses në Taraklia

Dega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare për trajnim në diplomat arsimore dhe kualifikuese "bachelor" dhe "master", si dhe 5 persona për..

botuar më 25-06-10 4.59.MD
Natalija Kisellova me minoritetin bullgar në Shqipëri

Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova u uroi bullgarëve në Shqipëri që të ruajnë identitetin e tyre

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri. Në krye të një delegacioni parlamentar bullgar, Natalija Kisellova vizitoi Shqipërinë për të marrë pjesë në seancën e 12-të plenare të Asamblesë Parlamentare për..

botuar më 25-06-10 10.26.PD