Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dr. Emill Markov për shahun si psikoterapi

БНР Новини

Çfarë është për ty shahu? Paqe apo luftë?” – na pyet dr. Emill Markov. “Luftë”, përgjigjem pa u luhatur. “Pse të mos jetë paqe? Të dyja palat ndihmohen njëra tjetrën, që të përmirësohet loja. Pra, shahu mund të jetë edhe paqe”, më befason dr. Markov. Ai është psikiatër, aktualisht është konsulent në Qendrën e Shëndetit Psikik “Dashuria ndaj njeriut” në Pazarxhik – vendi i vetëm te ne, ku shahu përdoret si psikoterapi. Para se të fillojë të merret me këtë, dr. Markov ka bërë pjesë edhe në Shkollën e Tërnovos të Shahut pranë Akademisë Kombëtare të Sportit në Sofje. Ja se çfarë na tregoi ai për përdorimin e shahut në terapi:

СнимкаÇdo një mjet mund të përdoret në terapi. Në farmakologji ka një parim: nuk ka ilaç, ka doza. Një dozë e veçantë mund të përdoret si terapi, ose si helm, duke filluar nga ajri që e thithim. Në qoftë se jemi lart në mal, si rezultat i hipoksisë do të kemi çrregullime mendore” – thotë dr. Markov. Ai na bind se shahu mund të përdoret edhe si terapi, edhe si diagnostifikim:

Ja, për shembull e vendos para juve dërrasën e shahut dhe po fillojmë të bisedojmë: si reagoni, pse reagoni kështu. Mund të mos luajmë, por vetëm nga bisedimi për shahun sqarohen shumë gjëra. Për shembull, një fqinj më tha: “Do t’i jap 1000 leva atij njeriu, i cili më thotë se çfarë është problemi i birit tim.” Biri i tij ka diagnozë psikiatrike. Unë i them: “Unë do të ta them këtë falas. Eja të luajmë shah.” “Jo – përgjigjet ai. – Unë nuk dua të mendoj.” Pikërisht ky është problemi. Në qoftë se ke ndaluar së menduari, atëherë çfarë do të arrish në jetë? Truri është një makinë, me ndihmën e së cilës do të mbijetosh. Ne vazhdimisht jemi duke grumbulluar informacion, të cilin e përpunojmë, pas kësaj marrim vendime dhe veprojmë. Në çdo një moment makina punon. Në qoftë se e vendosim dërrasën e shahut para njeriut, kjo është një situatë e zakonshme. Çdo një njeri reagon në një mënyrë të caktuar. Psikoterapeuti i vlerëson reaksionet e njeriut dhe vepron. Për shembull, në qoftë se njeriu thotë: “Kjo nuk është për mua, kjo është një lojë e vështirë” – kjo do të thotë se njeriu ka kompleks inferioriteti. A do ky njeri ta ngrejë nivelin e sedrës së tij? Në qoftë se ka një dëshirë të tillë, atëherë është mirë se ardhur.

СнимкаNëpërmjet shahut njeriu mund të modelojë mënyrën e të menduarit, të ndikojë pozitivisht mbi sëmundje të ndryshme – duke filluar nga depresionet, duke kaluar përmes sëmundjes së Alchajmerit e gjer te narkomania. Gjatë lojës së shahut njeriu e njeh edhe vetveten, edhe mjedisin rrethues. Gjatë lojës ju mësoni shumë gjëra edhe për partnerin tuaj në lojë, si sillet ai me ju, a ju ndihmon, po të jeni në situatë të vështirë, apo tallet me ju dhe ju braktis, a luan ndershëm apo jo. Shahu ju ndihmon në diagnostifikimin dhe zgjidhjen e problemeve me njerëzit.

Ne vizatojmë skema të posaçme shahu, ku njerëzit shënohen me rrethe të vogla. Marrëdhëniet mes njerëzve i shënojmë si një dërrasë shahu. Për shembull, vizatojmë nja një dërrasë të tillë unë, një paciente, i shoqi i saj dhe dy djemtë e saj të mëdhenj. E pyes në cilën skemë ajo ndihet më e dashur. Ajo përgjigjet: “Në dërrasën, ku jam bashkë me ty” dhe pas kësaj fillon të qajë. Ajo qan, sepse nuk ndihet e dashur nga të afërmit e saj. Gradualisht, në saje të terapisë, situata ndryshoi dhe ajo tashmë ndihet e dashur.

СнимкаShahu mund të luhet edhe me figura të gjalla. Në dërrasën e madhe të shahut 5x5 figurat janë vetë njerëzit. Kjo është një lojë kolektive. Që të bëni një hap të suksesshëm, ju duhet të këshilloheni, të mësoheni të bashkëpunoni me njerëzit. Mirëpo, që të mbarojë loja me sukses, duhet të ketë rregulla të qarta. Sipas teorisë së Gregëri Bejtsënit, loja me rregulla kontradiktore çon në çrregullime mendore, na sqaron dr. Markov dhe shton se sipas psikiatrisë sociale:

Truri nuk është me biokimi të gabuar, por kushtet sociale na sigurojnë rregulla kontradiktore – në familje, në shoqëri. Dhe njeriu, duke provuar t’i radhitë strategjitë e veta dhe t’i bëjë hapat e drejtë, arrin në një rrugë pa dalje. Në një lojë me rregulla kontradiktore edhe të luani, edhe të mos luani, mund të gaboni dhe do t’ju qortojnë. Kjo është shkaku për mungesën e komfortit tuaj dhe për këtë shkak njeriu mund të gjendet në psikiatri.

СнимкаGjatë punës së tij në psikiatri dr. Emill Markov arrin në këtë konkluzion:

Njerëzit kanë nevojë jo kaq për mjekim, por më tepër për arsimim. Imagjinojeni jetën si një lojë shahu (ka një libër të tillë të Gari Kasparovit). Ju shëtitni në jetë, ju mësojnë se si t’i lëvizni figurat dhe ju duhet të vazhdoni në këtë rrugë. Ju pësoni humbje . Ndiheni i dëshpëruar dhe e humbni dëshirën për ta vazhduar lojën. Atëherë, të tjerët, në vend që të flasin me ju, t’ju inkurajojnë, t’ju tregojnë se çfarë duhet të bëni që të fitoni, ata ju sjellin te psikiatri, ku ju thonë: “Ju jeni në depresion”. Ju japin ilaçe dhe ju deklarojnë: “Jeni të sëmurë, pini ilaçe dhe do të shëroheni.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: chovekolubie.org dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD