Mirosllava Kacarova është krijuese, bota e së cilës muzikore përmbushet vazhdimisht me sfida të reja, të vëna nga ajo vet. Pas suksesit të madh të albumit, i cili u kushtohet këngëve të dashura nga filmat “Cinema”, tani ajo paraqes një projekt krejtësisht të ri dhe të ndryshëm, të krijuar prej pop dhe rok këngëve të njohura, por të paraqitura në versione të xhazit. Koncerti i parë u mbajt më 29 mars në Sofia Live Clib, kurse më 1 prill, të njëjtin program do ta dëgjojnë dhe banorët e qytetit Plovdiv në Bee Bop Cafe. Ja se çfarë tha ajo për këtë projekt:
“Këtë projekt të ri të koncerteve e emërtova “The New Standard”-më një ri drejtim drejt albumit të Hërbi Henkok që nga viti 1995 “The New Standard”. Por, në të mungon numri shumës, sepse ai për herë të parë mundohet të emërtojë në këtë mënyrë standardet e reja, të cilat kthehen në një tendencë atëherë. Asociacioni është me të ashtuquajturat standarde të xhazit, të cilat ai dhe emrat më të mëdhenj nga skena botërore na propozojnë nga vitet 30 të shekullit të kaluar. Dhe në këtë album të vet Henkok propozon standarde të tilla të reja. Jo vetëm ai, por dhe shumë muzikantë të tjerë drejtohen drejt këngëve pop dhe rok, duke i “lexuar sërish” në xhaz variante. Kuptohet se, çdo një investon në versionet e veta diçka të ndryshme, por të frymëzuar nga xhazi.”
Muzikantët me të cilët ajo punon kësaj radhe janë Mirosllav Turijski – piano, Veselin Veselinov-Eko – bas, Hristo Jocov – bateri dhe Nikollaj Karagjeorgjiev – kitarë. Pyetjes se përse ajo i ka përzgjedhur pikërisht këto këngë, Mirosllava u përgjigj kështu:
“Unë personalisht i zgjodha këto këngë në bazë të shkaqeve të shumta. Kuptohet, më tepër sepse më kanë prekur në një ose tjetër mënyrë në një moment nga jeta ime. Disa nga muzikantët, këngët e të cilëve i kam zgjedhur këtu si Majkëll Xheksën, i kam dëgjuar prej shumë kohe, kurse të tjera si Xhoni Miçëll për shembull, nuk kap pushuar së dëgjuari asnjëherë. MsivAtak dhe Radioheds janë grupe, të cilat i ri zbulova. Ky është një projekt, të cilin prej kohe doja që ta krijoj. Gjatë viteve kam bërë këngë të veçanta në këtë mënyrë, por jo të mbledhura në një vend dhe me aranzhime të posaçme, të cilat i bëri pianisti Mirosllav Turijski, me të cilin po punoj prej kohe. Programi do të formohet si shumë i larmishëm për nga stilet. Nuk po mundohemi të ndryshojmë këngët në bazë të tematikës, sepse kjo do të thotë t’i privojmë nga shpirti i tyre. Detyra jonë është që nga njëra anë t’i përmbahemi stilistikës sonë, kurse nga ana tjetër – t’i përmbahemi origjinalit të këngës, të tillë siç e njohin njerëzit.”
Çfarë të presim pas koncerteve në Sofje dhe Plovdiv?
“Parashikoj të incizoj këta dy koncerte dhe të dëgjoj se cili do të jetë materiali – përgjigjet këngëtarja. – Do të kemi edhe disa koncerte gjatë periudhës së verës dhe të vjeshtës. Do të vazhdojmë të incizojmë atë të cilën e bëjmë dhe në fund me të vërtetë do të mund të formohet një produkt shumë i mirë. Joshem që ta them, por akoma është shumë herët të flitet për këtë, me qenë se çdo gjë është lidhur dhe me rregullimin e të drejtave prej autori mbi këngët, të cilat i kemi zgjedhur. Tani për mua është më interesante se çfarë do të formohet aty për aty.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan..