Nxënës, që presin me padurim mësimin e matematikës – ky është rezultati i sistemit Jumpido, krijuar nga vëllezërit Kirill dhe Diljan Rusevi dhe Nikolla Kosev.
“Jumpido është një sistem arsimor, i cili ndihmon fëmijët të mësojnë matematikën më mirë duke i angazhuar fizikisht– tregon Kirill Rusev. – Sistemi përfshin një sensor dhe lojëra arsimore. Fëmijët qëndrojnë para sensorit, i cili nëpërmjet softuerit dallon secilin. Me lëvizje të trupit ata luajnë lojën. Ata mund të drejtojnë kursorin e ekranit me dorë, të kërcejnë, të ulin, të rrinë galiç, të goditin në varësi të lojërave dhe lëvizjeve, të cilat duhet të bëjnë. Jumpido gërsheton elemente të arsimit tradicional me lëvizjen.”
Mirëpo, pse matematika? Nga njëra anë, ajo lehtëson qasjen individuale – përmbajtja adaptohet me nivelin e çdo fëmije. Kështu Jumpido ndihmon mësuesit. Përveç kësaj, që në vet fillimin ideja ishte, që produkti të përhapet edhe jashtë Bullgarisë. Sipas ekipit, matematika është mënyra më e lehtë, në të cilën mund të arrihet deri te fëmijët e mbarë botës.
“Problemi, të cilin përpiqemi të zgjidhim është universal. Shumë shpesh në dhomat e klasës mungon lëvizja. Fakti, se përqendrohemi mbi matematikën, na lejon të zgjidhim në mënyrë të dobishme dhe argëtuese për fëmijët. Përmbajtjen e bëjmë më interesante nëpërmjet lojës. Të gjithë fëmijëve u pëlqen të luajnë. Jumpido është pjesë e sistemit arsimor të 19 shteteve të pesë kontinenteve. Para afro një muaji filluam punë me një partner në Korenë e Jugut. Tani po bëjmë përpjekje, që shteti i 20-të në të cilin të aplikohet sistemi ynë të jetë Meksika.”
Sistemi është i destinuar për fëmijë në moshë nga 6 deri në 14 vjeç. Aktualisht në Bullgari shfrytëzohet në 130 shkolla si në Sofje, ashtu edhe në qytetet më të vogla.
“Mësuesi vendos, Jumpido të jetë çmimi, të cilin do të përfshijë në orën e mësimit, ose të shfrytëzojë si ushtrim në vet mësimin. Kur krijuam secilën prej lojërave të ndryshme në sistemin Jumpido, u përpoqëm të hyjmë në rolin e fëmijëve – çfarë përbën interes për ta, çfarë janë të prirë të bëjnë, çfarë aplikacione shfrytëzojnë, çfarë lojëra luajnë në smartfonat dhe u përpoqëm të kopjojmë pikërisht këtë. U përpoqëm që edhe vizatimet të jenë të bukura dhe heronjtë të jenë interesantë, kështu që fëmijët të hyjnë në atmosferën e Jumpido-së.”
Aktualisht ekipi është duke hartuar një projekt të ri. Pritet që deri në mesin e muajit prill ai të jetë gati dhe të fillojë prezantimi para mësuesve:
“Ndjekim zhvillimin e këtyre teknologjive, sepse ato janë e ardhmja. Brezi i tanishëm i teknologjive në dhomat e klasës është iu bazuar prekjes (touch screen) – tableta, smartfona. Mendojmë, se arritja tjetër e madhe në arsimin botëror do të jenë teknologjitë si ajo të cilën e shfrytëzuam në sistemin tonë Jumpido – bazuar mbi zërin dhe mbi lëvizjen nëpërmjet sensorëve. Kjo është mënyra më e natyrshme, në të cilën mund të punojmë dhe të drejtojmë çdo sistem.”
Një fakt kureshtar është, se një kompani me personel nga 500 veta në SHBA-në, hartoi një softuer të ngjashëm të softuerit Jumpido. Mirëpo, projekti bullgar është në një fazë më të avancuar dhe tani kompania amerikane është distributore e sistemit bullgar.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..