Shoqëria Automobilistike Bullgare Liteks Motors së shpejti do të falimentojë. Pronari i kësaj shoqërie, që duhej të montonte në një uzinë bullgare pjesët e automobilave të gamës së Great Wall (Murit të Madh) të Kinës, t’i shiste në vendin tonë dhe në Evropë, ishte firma bullgare Liteks me pjesëmarrjen e një prej kompanive të mëdha automobilistike kineze. Pas rreth pesë vitesh të ekzistencës së firmës, u valëvit flamuri i bardhë i humbjes.
Pse u arrit deri këtu dhe pse u rrëzua prova e katërt për montimin e automobilave në Bullgari pas dështimit të Fiat, Renault dhe Rover. Këtu nuk i përfshijmë automobilat sovjetikë Moskviç, të cilët ishin në kuadrin e internazionlizmit socialist. Në rastin konkret bëhet fjalë për shoqërinë mes kinezëve, të cilët janë me emër të mirë në rrethet e biznesit, dhe afaristit bullgar me famë të dyshimtë Grisha Gançev, një prej heronjve kapitalistë të tranzicionit bullgar nga ekonomia e planifikuardrejt kapitalizmit. Gançev është një prej veteranëve të paktë të gjallë të këtij tranzicioni, ka biznes të madh dhe reputacion të dyshimtë. Si dhe pse kinezët e kanë zgjedhur për partner pikërisht këtë njeri, kjo nuk është shumë e qartë. Mirëpo, është e qartë se ai e kishte përkrahjen edhe të Bankës së falimentuar Korporative Tregtare të bankierit Cvetan Vasilev, i cili edhe deri më sot fshihet nga autoritetet bullgare në Serbinë fqinje.
Përveç se është lidhur me partnerë të papërshtatshëm, Great Wall duket se nuk i ka bërë mirë llogaritë e veta. Të transportosh nga Kina deri në Bullgari pjesë ndërrimi dhe agregate dhe të montosh afro 10 000 automobila të gatshëm është një kënaqësi e shtrenjtë, megjithëse çmimet me të cilat në Bullgari shiteshin automobilat kinezë ishin tepër tërheqëse madje për bullgarët më të varfër në Evropë. Pasi u bë fjalë për Evropën, këtu është vendi të thuhet se ambiciet kineze e nënvlerësonin tregun bullgar sa i përket realizimit të prodhimit të tyre. Ata thjeshtë shpresonin që nëpërmjet vendit tonë të vendoseshin në tregjet evropiane. Flitet se ata kanë arritur të shesin rreth 1000 vetura, por kjo është larg përfytyrimeve për vendosjen në një treg me mbi 500 mln konsumatorë.
Autoritetet bullgare, të uritura për investime të huaja, i propozuan shoqërisë automobilistike mjaftë preferenca, ato blenë një numër të konsiderueshëm veturash të gatshme për nevojat e administratës publike. Prapëseprapë, kinezët u larguan megjithë të gjitha provat për tërheqjen e tyre. Përveç qëndrimit të favorshëm të autoriteteve, Great Wall shpresonte edhe te krahu i lirë i kualifikuar në Bullgari. Shembuj në këtë drejtim – sa të duash: dhjetëra prej firmave më të mëdha në botë për prodhimin e pjesëve të ndërrimit dhe agregateve e zhvillojnë me sukses biznesin e tyre në Bullgari. Kjo ndoshta u ka bërë përshtypje kinezëve, kur e kanë planifikuar investimin në vend. Mirëpo, kjo gjithashtu nuk ndihmoi. Dhe kështu, megjithë ëndrrat e Kryeministrit të deritanishëm Bojko Borisov, i cili ka të ngjarë që së shpejti të jetë edhe Kryeministri i ri i vendit, për një uzinë të suksesshme automobilistike në Bullgari, gjërat nuk zhvillohen sipas planit të tij. Dhe ka pak të ngjarë që ato të bëhen së shpejti realitet për shkak të tregut të ngopur evropian dhe atij të vogël të brendshëm.
Çdo vit në Bullgari blihen dhe shiten rreth 30 000 automobila dhe këta janë kryesisht automobila të dorës së dytë dhe jo të rinj. Mirëpo, këto vetura kanë nevojë për pjesë ndërrimi, kështu që biznesi automobilistik përsëri nuk është injoruar. Në fund të fundit tërë kjo histori mund të jetë e dobishme për investitorët e huaj në Bullgari, të cilët duhet t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre dhe t’i thellojnë studimin e kushteve të biznesit këtu dhe jo të eksportojnë prodhimet, produktet e të cilave pastaj nuk i blen askush.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..