Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka procese të radikalizimit në shkollat e Bullgarisë?

БНР Новини
Foto: arkiv

Një konferencë e cila i qe kushtuar sigurisë së fëmijëve në shkollat e Bullgarisë u zhvillua në ditët përpara festave të Pashkës në Sofje. Organizatorët – Sindikata e mësuesve bullgarë pranë Konfederatës të sindikatave të pavarura në Bullgari mendojnë se, problemi për sigurinë e procesit mësimor dhe të fëmijëve në shkollë ka aspekte të shumta dhe duhet të analizohet tërësisht. Sipas fjalëve të Çavdar Hristovit, zëvendëspresident i Konfederatës, ruajtja e jetës, të shëndetit dhe të sigurisë së fëmijëve në shkollë është një pjesë nga lufta me interesat e ndryshme, të cilat vijnë nga jashtë.

Duke pasur parasysh sfidën e re përpara Evropës, e pikërisht radikalizimi mes të rinjve nga grupet dhe kombësitë e ndryshme, konferenca e Sofjes bëri të ditura rezultate kureshtare nga një studim afatgjatë sociologjik. Pyetja kryesore në anketë, e cila ka përfshirë dhjetëra drejtorë dhe personelin pedagogjik drejtues në shkollat nga rajonet me një popullsi të përzier, është: a zhvillohen procese të radikalizimit, të cilat mund të vërehen në shkollën bullgare? Profesoresha Tatjana Dronzina, drejtuese e këtij studimi, ripohoi se ka marrë pjesë në një hulumtim të ngjashëm, i cili ka zgjatur katër vjet në Azinë Qendrore, ku është takuar me njerëz nga radhët e “Shtetit Islamik” aty. Dronzina rikujtoi se, nuk është e detyrueshme që radikalizmi patjetër të çojë drejt terrorizmit, më të paktën sepse ekziston dhe një radikalizëm vetëm në fjalë. Në qoftë se është vetëm i tillë, mund të pranohet si një shenjë për lirinë e fjalës – tregojnë analizatorët. Problemi është se pamja e shembujve për shenjave të radikalizimit mes grupeve të veçanta tek ne shumë shpejt po ndryshohet. Në ripohim të kësaj janë rezultatet nga studimi i zhvilluar gjatë vitit 2016 mbi sjelljen e grupeve të nxënësve në 26 rrethet e Bullgarisë. Dhe akoma për informacionin e grumbulluar në terren nga profesoresha Dronzina:

Nuk ka asnjëfarë dyshimi se, fëmijët nga bashkësitë myslimane tradicionale për Bullgarinë, nuk lejuan depërtimin e radikalizmit tek ne. Ata e dinë shumë mirë çmimin e bashkëjetesës dhe sesa rrezikuese është që të lejohet një goditje dhe sulm kundër kësaj bashkëjetese. Por tani, grupet e romëve të cilët janë kthyer kohët e fundit drejt islamit, të cilët nuk kanë instinkte historike për vetëmbrojtje, fshehin një rrezik. Pavarësisht se kjo dukuri ekziston, shumica preferojnë të mos e përmendin. Ka shenja të dukshme për procesin e radikalizimit mes fëmijëve dhe të rinjve në këto bashkësi. Gjatë kohës së një ore të mësimit nga telefonat e nxënësve tingëllojnë aplikacione me një mesazh fetar, të cilat ata nuk mund t’i heqin ose t’i fikin. Jo rastësisht them se, unë katër vjet kam jetuar në Azinë Qendrore, ku 90% nga popullsia janë myslimanë. Aty në asnjë vend nuk pash diçka të ngjashme, e cila të shkelë disiplinën shkollore dhe t’u pengojë nxënësve dhe mësuesve në shkollë. Dhe një gjë tjetër, e cila paraqitet tek ne kohët e fundit. Baballarët e nxënësve të tillë në mënyrë kategorike refuzojnë të vizitojnë dhe të bisedojnë me drejtorin e shkollës, në rast se posti zihet prej një gruaje. Një gjë të tillë unë nuk e kam parë në Azinë Qendrore myslimane.

Studimi i problemit, nëse ka radikalizim mes bashkësive të veçanta tek ne, është çështje e studimeve të thella, të ndërlikuara dhe të vazhdueshme. Kjo është një temë, për të cilën ka ardhur kohë që të flitet ndershmërisht dhe haptazi përpara shoqërisë sonë” – thotë profesoresha Dronzina. Çfarë mund të bëjmë përpara se të jetë bërë shumë vonë? – kësaj pyetjeje do t’i kërkojnë përgjigje në një kohë shumë të afërt qeveritarët. Kurse studiuesit në terren venë në dukje akoma shembuj nga vendbanimet më të vogla tek ne. Dhe akoma nga profesoresha Dronzina:

Për herë të parë vjet, në një festë në shkollë me rastin e Krishtlindjeve, fëmijët e familjeve, të cilët kanë pranuar islamin radikal, kanë thyer pemët e zbukuruara në shkollë, me shpjegimin, se kjo festë nuk ka asgjë të përbashkët me islamin dhe rrjedhimisht, duhet t’i pengohet. Në periudhën e Festave të Krishtlindjeve, nxënësit kanë qenë në kamp në Turqi për mësimin e islamit. Del se, asnjë nuk e di se pikërisht ku gjenden këto kampe dhe se me çfarë pikërisht merren fëmijët aty. Vetë mësuesit në këto rajone janë të shqetësuar jo kaq nga qëndrimi i keq ndaj atyre vet, sesa nga mosrespektimi i këtyre bashkësive ndaj institucioneve bullgare. Ata thonë se, takojnë një mosrespektim të ligjeve dhe të drejtave të të tjerëve. Nxënësit refuzojnë të mësojnë dhe të flasin në gjuhën bullgare. Për shkak të kësaj barriere gjuhësore, pedagogët ndeshen me një murrë të madh në punën e vet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD