Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për të huajt, të cilët e mësojnë gjuhën bullgare si gjuhë të dytë

БНР Новини
Kolazh: Sillvija Petrova

Sipas të dhënave të Institutit për mësimin e gjuhës bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave 15 milionë veta nëpër botë flasin gjuhën bullgare. Në prag të Ditës së arsimit dhe të kulturës bullgare dhe të shkrimit sllav, i kushtojmë një vëmendje një grupi të veçantë prej tyre – të huajve, të cilët e mësojnë gjuhën bullgare si një gjuhë e dytë. Tek ne jo shkolla të pakta propozojnë një tip të tillë arsimi.

Mes tyre është dhe shkolla gjuhësore në qytetin Veliko Tërnovo, ku jep mësim doktoresha Iljana Dimitrova. Ajo pohon se një interes ndaj gjuhës bullgare ka dhe do të vazhdojë të ketë dhe tregon për nxënësit të vet:

Më shpesh këta janë britanikë. Studimet e kolegëve etnologë, të cilët merren me proceset e migracionit, tregojnë se britanikët janë një nga valët e reja të migracionit në Bullgari. Një pjesë mjaft e madhe prej tyre integrohen në mjedisin bullgar përmes studimit të gjuhës, e cila përdoret për qëllimet e komunikimit. Fillestarët janë grupi më i madh nga ata të cilët shfaqin dëshirë të mësojnë gjuhën bullgare si një gjuhë të dytë. Ajo, e cila më gëzon shumë kohët e fundit është se, duke përvetësuar nivelet fillestare të zotërimit të gjuhës bullgare – A1 dhe A2 sipas kornizës gjuhësore evropiane, studentët vazhdojnë të përmirësojnë dijet e veta me nivelet e ardhshme të zotërimit të gjuhës.

Dashuria ndaj bullgares e ka detyruar doktoreshën Iljana Dimitrova të fillojë të jap mësim, por jo vetëm të vetën por dhe atë të treguar nga të huajt:

Gjatë vitit 2003, profesoresha Zhivka Koleva nga universiteti i qytetit Veliko Tërnovo më ftoi të jem një bashkëpunuese pranë Seminarit ndërkombëtar të gjuhës bullgare, i cili zhvillohet çdo verë në qytet. Atëherë unë qesh studente në vitin e fundit në degën “Filologji Sllave” dhe pranova. Pikërisht atëherë lindi kjo dashuri. Çdo ditë shikoja seminarist nga e gjithë bota t’u mbushen sytë me lot, kur dëgjojnë gajden bullgare ose u japin në lokal një sallatë shope. I pyesja se përse e mësojnë gjuhën bullgare, e cila prapë së prapi është në grupin e gjuhëve të vogla në Bashkimin Evropian. U përgjigjën se nuk e dinë, sepse e duan Bullgarinë, por jo dhe përse. Thoshin se tek ne bullgarët dhe në Bullgari ka diçka, të cilën nuk mund ta shpjegojnë, por e cila i detyron të rrëqethen dhe të kthehen. Atëherë vendosa se, duhet t’u japë këtyre njerëzve më të mirën, të cilën jam e aftë t’u japë. Dhe sot e kësaj dite mësimdhënia në gjuhën bullgare për të huajt është një temë shumë e veçantë, e cila ka pushtuar zemrën, shpirtin dhe të gjithë dashurinë time.

Ja se çfarë tregojnë dy nga nxënësit e doktoreshës Iljana Dimitrova për Bullgarinë, bullgarët dhe dallimet kulturore midis popujve:

Lluka Pensato është nga Genoa e Italisë. Ai është një kuzhinier profesional. Mëson gjuhën bullgare, sepse ka shumë miq bullgarë dhe një ditë do që të jetojë në Bullgari dhe të hapë një restorant italian këtu:

Me të vërtetë i pëlqej shumë frutat dhe perimet bullgare, por dhe kuzhinën bullgare. Shpresoj që një ditë dhe unë të mund të jetojë në Bullgari. Mendoj se nuk do të më jetë e vështirë, sepse nuk ka një ndryshim të madh midis bullgarëve dhe italianëve. Që të dy popujt pëlqejmë gjëra të njëjta – të dëfrejmë, të hamë dhe të pimë mirë, dhe të kujdesemi për familjen dhe shokët tanë. Unë ndihem në shtëpi kur jam në Bullgari. Dhe një gjë tjetër – Bullgaria duhet të fitonte Eurovisionin e sivjetshëm! Kënga juaj qe super dhe shumë më e mirë se ajo portugeze!

Linda Spring ka lindur në Melburn të Australisë. Ka punuar 12 vjet si gjeologe në shtete të ndryshme. Tani jeton bashkë me familjen e vet në Bullgari dhe këtu rrit dy fëmijët e vet:

Më pëlqejnë stinët e ndryshme. Dimri i kaluar më bëri një përshtypje të madhe – nuk ka përjetuar asnjëherë një të tillë. Në Bullgari ka pothuajse çdo gjë –male, plazhe, lumenj, fshatra, qytete, dhe që të gjitha kanë bukurinë e vet personale. Jam e befasuar këndshëm dhe nga ushqimi tradicional bullgar! Më duket se, bullgarët si parim janë shumë mikpritës dhe simpatik. Më pëlqen shumë sesi njerëz të panjohur bisedojnë në rrugë dhe në dyqane – sikurse janë miq dhe njihen prej kohe. Bile nëna ime, e cila qe përpara një muaji në Bullgari, tha të njëjtën gjë. Dallimi më tipik midis bullgarëve dhe australianëve është se, në qoftë se ndonjë australian është në një ishull të vetmuar me disa bidonë dhe një zorrë – ai do të ziejë birë. Kurse po të jetë bullgari në këtë ishull të vetmuar – do të ziejë raki.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD