Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Mollova paraqiti pjesëmarrësit në klasën e saj të interpretimit në Universitetin e Ri Bullgar

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Më 20 qershor është koncerti përfundimtar i pjesëmarrësve në klasën e interpretimit në piano dhe të muzikës së dhomës të prof. Milena Mollova. Projekti realizohet nga Departamenti “Muzika” i Universitetit të Ri Bullgar. Përkrahje të jashtëzakonshme për zhvillimin e kursit ka dhënë drejtoria e Shkollës Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov”, duke siguruar sallën për koncertin përfundimtar. Le të rikujtojmë se prof. Mollova është një prej pedagogëve më të shquar bullgarë.

Debutimi i saj me Filarmoninë e Sofjes ka qenë në moshën 13 vjeçe – atëherë ajo ka ekzekutuar Koncertin për Piano Nr. 3 të Betovenit nën dirigjimin e Sasha Popovit. Në vetë fillimin e arsimit të saj ajo ka pasur shansin të gjendet te muzikantët e mëdhenj të rangut të Dimitër Nenovit, Panka Pelishekut. Ka mbaruar Konservatorin e Moskës në klasën e Emil Gilelsit. Ka fituar çmime në disa prej konkurseve më prestigjioze në botë, kurse veprimtaria e saj e koncertit vazhdon më shumë se gjashtë dekada. Prof. Mollova ka përvojë të madhe pedagogjike.

Shumë vite me radhë udhëhiqja degën “Muzika” në Universitetin e Ri Bullgar, kurse tani jam profesoreshë – tregon prof. Mollova. – Ky vit shkollor mora ftesë për të krijuar një klasë të interpretimit në piano dhe të muzikës së dhomës. E pranova me një kënaqësi të madhe. Në fillim u paraqitën rreth 20 studentë dhe nxënës nga Plovdivi, Sofja etj. Por për shumë prej tyre tempi ishte shumë i shpejtë. Në të vërtetë nuk është e lehtë për të gjithë – çdo muaj zhvillojmë koncert me repertor të ndryshëm. Tani kam 12 – 13 interpretues të shkëlqyeshëm të rinj, me të cilët do ta bëjmë koncertin përfundimtar në një prej sallave më të bukura të dhomës në Sofje – në sallën e koncertit të Shkollës Muzikore Kombëtare. Mund të them se nxënësit dhe studentët i vizitojnë me gëzim të madh mësimet tona. Për ta ky është një shikim pak më i ndryshëm ndaj interpretimit. Prandaj ky është një shikim pak më i ndryshëm ndaj interpretimit. Përveç solistëve, të cilët do t’i dëgjojë publiku, ka disa grupe dhome – tri duete për piano, si dhe një trio për piano. Shpresoj shumë se jam e dobishme jo vetëm për interpretuesit e rinj, por edhe për politikën e Universitetit të Ri Bullgar për zgjerimin e fushës së punës dhe të ndikimit të artit mbi sa më shumë njerëz. Përkrahja financiare për kursin është siguruar nga Fondi për zhvillimin strategjik pranë kujdestarisë së Universitetit të Ri Bullgar.

Profesoresha Mollova paraqiti disa prej interpretuesve të rinj, si edhe repertorin e përgatitur nga ata:

Ndër veprat, të cilat kemi zgjedhur ka të tilla shumë interesante. Për shembull dueti Anastasia Krëstanova dhe Daria Petrova e interpreton ciklin “Lojërat e Fëmijërisë” të Zhorzh Bize. Është pak i njohur fakti se mjeshtri i operës ka krijuar mjaftë vepra për piano. Këto janë pjesë interesante dhe nuk janë aspak të njohura. Dueti Anzhela Todorova dhe Jana Petrova nga ana e tyre do të ekzekutojë “Nëna ime – pata” të Moris Ravel – një muzikë e mrekullueshme e krijuar për katër duar dhe pas kësaj e orkestruar nga autori. Desha të përmend edhe trion e Anzhella Todorovës (piano), Eva Gigovës (violë) dhe Simeon Shindarov (violonçel). Ata tashmë vite me radhë interpretojnë së bashku dhe bashkohen gjithnjë e më shumë. Qëllimi im ishte që t’i bëja për të thënë mendimin e tyre për veprat, të cilat i interpretoj, madje kjo të mos jetë si ai i përhapur.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zornica Petrova këndon për guximin për të fluturuar

Pas vitesh të tëra në skenë në Bullgari dhe në mbarë botën, Zornica Petrova prezanton këngën e saj të parë origjinale - "Fluturo". Sipas Zornicës, kënga "Fluturo" i erdhi vetë. Ajo krijoi muzikën dhe tekstin, ndërsa Shterion Pilidov bëri aranzhimin...

botuar më 25-06-26 6.25.PD

B.T.R. nisin Turneun Kombëtar 2025 me pjesëmarrjen e muzikantëve nga AHAT

Pas Turneut Kombëtar të Klubeve në fillim të vitit dhe Turneut Botëror pasues me gati 30 koncerte, titanët e rokut B.T.R. po nisin Turneun Kombëtar 2025.Ai fillon më 26 qershor nga Ruse(Bullgaria Verilindore), dhe finalja do të jetë më 8 tetor në..

botuar më 25-06-25 2.25.MD

"Fillimi apo fundi" – zgjedhja është e jona

Pllamen Bonev (De La Bona) hyn në verë me këngën e tij të re – "Fillimi apo fundi". Ajo është me muzikë të kitaristit Andriano Angellov, me të cilin këngëtari bashkëpunon prej kohësh. Gjithçka filloi me një rif të kitarës që Andriano ia propozoi..

botuar më 25-06-23 6.10.PD