Më 20 qershor është koncerti përfundimtar i pjesëmarrësve në klasën e interpretimit në piano dhe të muzikës së dhomës të prof. Milena Mollova. Projekti realizohet nga Departamenti “Muzika” i Universitetit të Ri Bullgar. Përkrahje të jashtëzakonshme për zhvillimin e kursit ka dhënë drejtoria e Shkollës Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov”, duke siguruar sallën për koncertin përfundimtar. Le të rikujtojmë se prof. Mollova është një prej pedagogëve më të shquar bullgarë.
“Shumë vite me radhë udhëhiqja degën “Muzika” në Universitetin e Ri Bullgar, kurse tani jam profesoreshë – tregon prof. Mollova. – Ky vit shkollor mora ftesë për të krijuar një klasë të interpretimit në piano dhe të muzikës së dhomës. E pranova me një kënaqësi të madhe. Në fillim u paraqitën rreth 20 studentë dhe nxënës nga Plovdivi, Sofja etj. Por për shumë prej tyre tempi ishte shumë i shpejtë. Në të vërtetë nuk është e lehtë për të gjithë – çdo muaj zhvillojmë koncert me repertor të ndryshëm. Tani kam 12 – 13 interpretues të shkëlqyeshëm të rinj, me të cilët do ta bëjmë koncertin përfundimtar në një prej sallave më të bukura të dhomës në Sofje – në sallën e koncertit të Shkollës Muzikore Kombëtare. Mund të them se nxënësit dhe studentët i vizitojnë me gëzim të madh mësimet tona. Për ta ky është një shikim pak më i ndryshëm ndaj interpretimit. Prandaj ky është një shikim pak më i ndryshëm ndaj interpretimit. Përveç solistëve, të cilët do t’i dëgjojë publiku, ka disa grupe dhome – tri duete për piano, si dhe një trio për piano. Shpresoj shumë se jam e dobishme jo vetëm për interpretuesit e rinj, por edhe për politikën e Universitetit të Ri Bullgar për zgjerimin e fushës së punës dhe të ndikimit të artit mbi sa më shumë njerëz. Përkrahja financiare për kursin është siguruar nga Fondi për zhvillimin strategjik pranë kujdestarisë së Universitetit të Ri Bullgar.”
Profesoresha Mollova paraqiti disa prej interpretuesve të rinj, si edhe repertorin e përgatitur nga ata:
“Ndër veprat, të cilat kemi zgjedhur ka të tilla shumë interesante. Për shembull dueti Anastasia Krëstanova dhe Daria Petrova e interpreton ciklin “Lojërat e Fëmijërisë” të Zhorzh Bize. Është pak i njohur fakti se mjeshtri i operës ka krijuar mjaftë vepra për piano. Këto janë pjesë interesante dhe nuk janë aspak të njohura. Dueti Anzhela Todorova dhe Jana Petrova nga ana e tyre do të ekzekutojë “Nëna ime – pata” të Moris Ravel – një muzikë e mrekullueshme e krijuar për katër duar dhe pas kësaj e orkestruar nga autori. Desha të përmend edhe trion e Anzhella Todorovës (piano), Eva Gigovës (violë) dhe Simeon Shindarov (violonçel). Ata tashmë vite me radhë interpretojnë së bashku dhe bashkohen gjithnjë e më shumë. Qëllimi im ishte që t’i bëja për të thënë mendimin e tyre për veprat, të cilat i interpretoj, madje kjo të mos jetë si ai i përhapur.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e..