Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” rreth Ivanovos – vatër e hezikastisë

БНР Новини

Dikur manastiret shkëmbore në Bullgarinë Veriore, rreth lumit Rusenski Llom, kanë tërhequr përfaqësues të njohur të natyrës shpirtërore bullgare dhe të letërsisë nga i gjithë vendi, kurse donatorë të tyre kanë qenë vetë mbretëritë bullgar. Që atëherë shekuj të tërë me radhë vendet e shenjta me një rigorozitet të madh ruajnë kujtimin për lulëzimin kulturor të Bullgarisë përpara rënies së saj nën sundimin osman në fund të shekullit të XIV-të. Më e madhja prej këtyre vatrave shpirtërore është manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” rreth fshatit Ivanovo, në rreth 20 kilometra nga qyteti Ruse. Është i përbërë prej rreth 20 kishave të vogla, paraklise dhe qeli, të gdhendur në një lartësi të ndryshme në shkëmbinjtë dhe të lidhur midis tyre me shtigje dhe shkallë të gdhendura në gurë. Ai është themeluar në fillim të shekullit të XIII nga murgu Joakim, i cili më vonë është zgjedhur për patriark. Pikturimi i shkëlqyer mural i manastirit, i krijuar prej mjeshtërve të njohur të Tërnovos në periudhën e shekujve XIII-XIV, prezanton zhvillimin tek ne të stileve të njohura bizantine të pikturimit të Komninit dhe të Paleologovit. Muret e dhomave të formuara të manastirit kanë ruajtur dhe një numër të madh grafikesh. Sot për vizituesit është e hapur vetëm kisha “Shën Mëria”, e cila është një pjesë nga kompleksi i manastirit. Mbishkrimet e saj murale të cilat janë nga mesi i shekullit të XIV konsiderohen për një majë kulmore të artit mesjetar bullgar dhe ballkanik.

Manastiri si tërësi ka ekzistuar me murgj deri në mesin e shekullit të XIV dhe pas kësaj pak nga pak bie gjatë kohës së periudhës së sundimit turk. Sot ai bashkë me kishën tanimë nuk janë vepruese – tregun guiti në kompleksin shkëmbor Todor Petrov. – I gjithë manastiri shkëmbor në luginën e vendosur mbi një sipërfaqe prej afërsisht 5 kilometrave kuadro, përmban në vetvete elemente të shumta shkëmbore. Mes tyre dominojnë kisha si kjo, kurse të tjerat janë dhomë gjumi dhe depo si dhe qeli për t’u vetmuar. Që të gjithë ata të bashkuar formojnë manastirin shkëmbor të Ivanovos me emërtimin e përbashkët “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Kisha “Shën Mëria” është nën mbrojtjen e UNESKO-s që nga viti 1979 si një pjesë nga trashëgimia botërore kulturore. Që të gjitha mbishkrimet murale këtu janë skena nga Bibla dhe pasqyrojnë jetën e Jezu Krishtit nga java e tij e fundit në tokë – E diela e Madhe, siç jemi mësuar ta quajmë ne ortodoksët. Mbi mbishkrimet autentike murale është kryer vetëm një konservim, pa asnjë restaurim sikurse dhe të pjesshëm. Kjo kishë është më e re në krahasim me të gjithë manastirin dhe është nga periudha 1350-60. Sponsor i saj është Ivan-Aleksandër mbreti i parafundit bullgar përpara se Bullgaria të bjerë nën sundimin turk, i cili ka mbretëruar në vazhdim të 40 vjetëve, që nga viti 1331 deri në 1371. Në shenjë të mirënjohjes nga ana e murgjve, të cilët kanë jetuar dhe shërbyer në manastir, ai është i paraqitur dhe i pikturuar nga piktorët-zograf të asaj kohe në të majtë nga hyrja zyrtare.

Hyrja e tanishme drejt kishës është gërmuar mjaft më vonë – gjatë periudhës 1936-38, nga shkencëtari i njohur çek Karell Shkorpill, një nga krijuesit e shkencës arkeologjike bullgare. Një fakt shumë interesant është se në afërsi me hyrjen e mëparshme kryesore është arritur nëpërmjet një shteg të vendosur në mënyrë horizontale, në nivelin e tokës së kishës. Ai ka filluar në anë nga shkëmbi dhe për nga jashtë, në këtë drejtim, ka kopjuar pjesën e përparme të masivit shkëmbor. I ka sjellë murgjit dhe vizituesit deri në këtë hyrje, përmes së cilës kanë depërtuar në brendësi. “Por mjerisht – shënon Todor Petrovi – akoma në mesin e shekullit të XVI shtegu është shkëputur, ka rënë në rrëzat e shkëmbit  dhe deri më sot nuk ekziston. Kjo ka rastisur, sepse këtu shkëmbinjtë janë të butë, dhe i nënshtrohen erozionit natyror.

Pavarësisht nga kjo, mbishkrimet murale janë ruajtur dhe deri më sot. Temat e tyre pasqyrojnë ndikimin e hezikastisë, e cila predikon “vetmi, qetësi dhe heshtje”. Në të njëjtën kohë prej tyre kundërmon harmonia e figurave të frymëzuar njerëzore në një kompozicion shumëplanësh, i cili ka gërshetuar njëkohësisht kanunin ortodoks dhe realizmin – vazhdon tregimin e vet Todor Petrov. – Kur murgjit hezikast kanë ardhur këtu, në këtë luginë shkëmbore, si dhe në luginën në afërsi me qytetin Varna ku ndodhet Allaxha manastir, ata kanë gjetur një shumicë me shpella karstike natyrore, të cilat si pasojë kanë qenë të gdhendura deri në formën dhe përmasat e nevojshme. Menjëherë pas kësaj kanë filluar të lyejnë muret dhe tavanin me llaç, të përzier me kashtë të bluar imët dhe thek.

Metoda e përdorur për pikturimin, është stili i njohur botërisht italian, i quajtur “afresko”, që në praktikë do të thotë një vendosje për shumë herë me radhë të bojërave mbi llaçin e qullur. Ky aplikacion ka mundur të arrijë dhe deri më 18 herë, në varësi nga trashësia e llaçit. Bojërat me të cilat është pikturuar, janë minerale të fituara përreth vet manastirit. Sipas fjalëve të Todor Petrovit një rol vendimtar për ruajtjen e larmisë së ngjyrave ka luajtur ndezja e qirinjve në kishë:

Gjatë kësaj periudhe, deri në fillim të shekullit të XX, qirinjtë janë bërë prej dylli dhe dhjam, pa qenë të spastruar dhe të rafinuar. Në momentin e djegies ato janë avulluar dhe janë ndeshur me sipërfaqet e ftohta të shkëmbinjve. Një pjesë e vogël prej qirinjve është kondensuar, duke u ngjitur nëpër mure dhe kështu ka formuar një shtresë shumë fine natyrore të mbishkrimeve. Kur filluan proceset e konservimit, kjo shtresë prej dylli qe larë në bazë të një teknologjie të posaçme, pa ndikuar kjo mbi vet larminë e ngjyrave. Pikërisht nën të shkëlqyen në madhështinë e vet të plotë këto mbishkrime të madhërishme murale, por mjerisht dolën të pambrojtura nga ndikimi intensiv i erozionit të ajrit. Me kërkesë të UNESKO-s tani ato janë të mbuluara me një shtresë suplementare, e cila në praktikë është e padukshme për syrin e njeriut. Kjo shtresë jep garanci të mund të ruhet larmia e ngjyrave për rreth 1000 vjet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Darina Grigorova dhe Wikipedia



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD