Që nga koha më e lashtë barnat nëpër trojet bullgare njihen me cilësitë e tyre kuruese. I shfrytëzuan trakët, sllavët dhe protobullgarët. Legjenda, përralla dhe këngë tregojnë për barna magjike që mblidhen para se të agojë dielli nga vashat Ditën e Enjos. Kjo është një festë kushtuar diellit dhe barnave kuruese, e cila shënohet më 24 qershor. Sot bullgarët më tepër kërkojnë shërim me barna kur mjekësia konvencianale me ilaçe nuk ndihmon. Atëherë fillojnë të kërkojnë recetat e harruara të gjysheve me shpresën të shpëtohen nga dhembjet ose të paktën të lehtësojnë simptomat, të cilat i helmojnë jetën.
Një nga pasuritë e vendit është pikërisht larmia e barnave, numri i të cilave arrin pothuajse 3 600. Prej tyre 650 shfrytëzohen për arsye të cilësive të tyre kuruese. Më se 300 lloje barna mblidhen për vit, që të shfrytëzohen nga kompani farmaceutike bullgare dhe të huaja. Kushtet e favorshme klimatike dhe tokësore i bëjnë barnat bullgare shumë të pasura të lëndëve aktive biologjike. Ato përmbajnë shumë komponime të larmishme kimike si vitamina, enzime, vajra eterike, tanine, acide organike, hormone bimore, lënde jooragnike. Të gjithë ato ndikojnë mbi proceset jetike të organizmit njerëzor. Disa prej tyre edhe më sot nuk mund edhe të krahasohen me ilaçet e sintezuara prej tyre në rrugë kimike. Shpesh përvoja e pasuar e mjekësisë popullore është në thelbin e mjeteve kuruese të prodhuara prej bimëve. Nuk janë pak ilaçet, si për shembull nivalini, përgatitur nga paralajmëruesja e pranverës – lulebora, të cilët e përhap lavdinë e Bullgarisë anë e mbanë botës. Dikur njerëzit mjekuan tensionin e lartë me ndihmën e elbarozës, që haset në oborret e çdo shtëpie bullgare.
Për çdo njeri më të dobishme janë barnat e rajonit, në të cilin jeton, thekson doktori Goergi Velev, i cili vite me radhë krijon produkte nga barnat mjekuese karakteristike për natyrën bullgare:
“Ky nuk është vetëm qëndrimi im – tregon ai. – Shumë mjekë me produkte natyrore si për shembull Dimkov dhe shumë shkencëtarë dhe fitoterapeutë, të cilët interesoheshin për bimët mjekësore, ishin të bindur në këtë. Ne njerëzit adaptohemi me ajrin, lagështinë, veçoritë e klimës, florës dhe faunës së vendit ku banojmë. Prandaj është pak e mundshme që bimë nga gjerësi të tjera gjeografike të na ndikojnë pozitivisht dhe të kenë një efekt të tillë, si mjekimi me bimët e krahinës sonë. Mendoj, se Bullgaria është një vend i pasur i bimëve mjekësore. Shumë prej tyre shfrytëzohen në profilaktiken dhe terapinë e sëmundjeve. Në praktikën time përdor kryesisht bimë nga “familja e elbarozës”sepse në gjethet e tyre, në kërcejtë dhe sidomos në rrënjët zbulohen shumë lënde. Territori i Bullgarisë është tepër i pasur i këtij lloji bimor, sidomos i elbarozës së gjakut. Disa bëjnë gabim dhe mendojnë se ai i përngjan elbarozës aromatike e cila rrit në çdo kopsht. Elbaroza e gjakut rrit në mal në lartësi mbi 1200 metra dhe është tepër e pasur e komponentëve polifenole aq të domosdoshme për organizmin njerëzor. Në Bullgari në familjen e elbarozës hyjnë 39 lloje dhe dihen cilësitë e secilit prej tyre.”
Doktori Georgi Velev mendon, se rrënjët e bimëve kuruese janë më të pasura të lëndëve të rëndësishme biologjike. Kur gjatë vjeshtës po përfundon cikli jetik i bimës të gjitha lëndët derdhen në rrënjët për të ruajtur deri në pranverë, kur do të fillojë vegjetacioni i saj, shpjegon fitoterapeuti. Elbaroza e gjakut e mban emrin për shkak të rrënjëve, shpjegon doktori Velev. Mjekët zbuluan cilësitë e tij para afro 20 vitesh. Doktori është i bindur, se kjo bimë mjekuese është një nga stimuluesit më të fuqishëm të sistemit imun. Në rrënjët e tij ka komponentë, të cilët sulmojnë dhe bllokojnë veprimin dhe përhapjen e viruseve. Antioksidantet e tij lidhen me radikalet e lira dhe i nxjerrin nga organizma:
“Zbuluam, se në shfrytëzimin e ekstrakteve të rrënjëve të barbarozës së gjakut ka një rritje të fuqishme të limfociteve – shpjegon doktori Velev. – Pikërisht ato mbrojnë organizmin nga agjentët e ndryshëm si viruse, baktere edhe qelizat e kancerit.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..