Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Barnat bullgare janë më shëruese Ditën e Enjos

БНР Новини
Foto: arkiv

Që nga koha më e lashtë barnat nëpër trojet bullgare njihen me cilësitë e tyre kuruese. I shfrytëzuan trakët, sllavët dhe protobullgarët. Legjenda, përralla dhe këngë tregojnë për barna magjike që mblidhen para se të agojë dielli nga vashat Ditën e Enjos. Kjo është një festë  kushtuar diellit dhe barnave kuruese, e cila shënohet më 24 qershor. Sot bullgarët më tepër kërkojnë shërim me barna kur mjekësia konvencianale me ilaçe nuk ndihmon. Atëherë fillojnë të kërkojnë recetat e harruara të gjysheve me shpresën të shpëtohen nga dhembjet ose të paktën të lehtësojnë simptomat, të cilat i helmojnë jetën.

Një nga pasuritë e vendit është pikërisht larmia e barnave, numri i të cilave arrin pothuajse 3 600. Prej tyre 650 shfrytëzohen për arsye të cilësive të tyre kuruese. Më se 300 lloje barna mblidhen për vit, që të shfrytëzohen nga kompani farmaceutike bullgare dhe të huaja. Kushtet e favorshme klimatike dhe tokësore i bëjnë barnat bullgare shumë të pasura të lëndëve aktive biologjike. Ato përmbajnë shumë komponime të larmishme kimike si vitamina, enzime, vajra eterike, tanine, acide organike, hormone bimore, lënde jooragnike. Të gjithë ato ndikojnë mbi proceset jetike të organizmit njerëzor. Disa prej tyre edhe më sot nuk mund edhe të krahasohen me ilaçet e sintezuara prej tyre në rrugë kimike. Shpesh përvoja e pasuar e mjekësisë popullore është në thelbin e mjeteve kuruese të prodhuara prej bimëve. Nuk janë pak ilaçet, si për shembull nivalini, përgatitur nga paralajmëruesja e pranverës – lulebora, të cilët e përhap lavdinë e Bullgarisë anë e mbanë botës. Dikur njerëzit mjekuan tensionin e lartë me ndihmën e elbarozës, që haset në oborret e çdo shtëpie bullgare.

Për çdo njeri më të dobishme janë barnat e rajonit, në të cilin jeton, thekson doktori Goergi Velev, i cili vite me radhë krijon produkte nga barnat mjekuese karakteristike për natyrën bullgare:

Ky nuk është vetëm qëndrimi im – tregon ai. – Shumë mjekë me produkte natyrore si për shembull Dimkov dhe shumë shkencëtarë dhe fitoterapeutë, të cilët interesoheshin për bimët mjekësore, ishin të bindur në këtë. Ne njerëzit adaptohemi me ajrin, lagështinë, veçoritë e klimës, florës dhe faunës së vendit ku banojmë. Prandaj është pak e mundshme që bimë nga gjerësi të tjera gjeografike të na ndikojnë pozitivisht dhe të kenë një efekt të tillë, si mjekimi me bimët e krahinës sonë. Mendoj, se Bullgaria është një vend i pasur i bimëve mjekësore. Shumë prej tyre shfrytëzohen në profilaktiken dhe terapinë e sëmundjeve. Në praktikën time përdor kryesisht bimë nga “familja e elbarozës”sepse në gjethet e tyre, në kërcejtë dhe sidomos në rrënjët zbulohen shumë lënde. Territori i Bullgarisë është tepër i pasur i këtij lloji bimor, sidomos i elbarozës së gjakut. Disa bëjnë gabim dhe mendojnë se ai i përngjan elbarozës aromatike e cila rrit në çdo kopsht. Elbaroza e gjakut rrit në mal në lartësi mbi 1200 metra dhe është tepër e pasur e komponentëve polifenole aq të domosdoshme për organizmin njerëzor. Në Bullgari në familjen e elbarozës hyjnë 39 lloje dhe dihen cilësitë e secilit prej tyre.

Doktori Georgi Velev mendon, se rrënjët e bimëve kuruese janë më të pasura të lëndëve të rëndësishme biologjike. Kur gjatë vjeshtës po përfundon cikli jetik i bimës të gjitha lëndët derdhen në rrënjët për të ruajtur deri në pranverë, kur do të fillojë vegjetacioni i saj, shpjegon fitoterapeuti. Elbaroza e gjakut e mban emrin për shkak të rrënjëve, shpjegon doktori Velev. Mjekët zbuluan cilësitë e tij para afro 20 vitesh. Doktori është i bindur, se kjo bimë mjekuese është një nga stimuluesit më të fuqishëm të sistemit imun. Në rrënjët e tij ka komponentë, të cilët sulmojnë dhe bllokojnë veprimin dhe përhapjen e viruseve. Antioksidantet e tij lidhen me radikalet e lira dhe i nxjerrin nga organizma:

Zbuluam, se në shfrytëzimin e ekstrakteve të rrënjëve të barbarozës së gjakut ka një rritje të fuqishme të limfociteve – shpjegon doktori Velev. – Pikërisht ato mbrojnë organizmin nga agjentët e ndryshëm si viruse, baktere edhe qelizat e kancerit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD