Ideja e një referendumi për euron mbështetet nga 63.3% e bullgarëve kundrejt 35.3% që janë "kundër". Kjo tregohet nga një sondazh i pavarur nga agjencia sociologjike "Mjara", i kryer midis 10 dhe 13 majit midis 803 personave dhe që përfaqëson mendimet e popullsisë së rritur të vendit.
Nëse në Bullgari mbahet një referendum kombëtar me pyetjen "A jeni dakord që Bullgaria të miratojë monedhën e vetme evropiane "euro" në vitin 2026?", 34.4% e të anketuarve tregojnë se do të votonin po/dakord, dhe 54.9% se do të votonin jo/nuk pajtohen. Pjesa tjetër nuk do të votojë ose ngurron.
Të dhënat pasqyrojnë një sërë studimesh që datojnë vite më parë.
Sigurisht, nevojitet shumë më tepër punë informative - veçanërisht në sfondin e miratimit shumë të lartë të bullgarëve ndaj Bashkimit Evropian në tërësi, komentojnë sociologët. Ata kujtojnë se sipas studimeve, bullgarët e vendosin BE-në në vendin e parë për sa i përket qëndrimit pozitiv midis të gjithë faktorëve të mundshëm gjeopolitikë. Qëndrimi pozitiv i bullgarëve ndaj BE-së është 64.4%, ndërsa ai negativ është 25.5%.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:
Foto: Pixabay
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Nxënësit më të mirë bullgarë të gjeografisë fituan 4 medalje në garën më prestigjioze botërore të gjeografisë. Në Olimpiadën e 21-të Ndërkombëtare të Gjeografisë iGeo, nxënësit e shkollave të mesme fituan 3 medalje argjendi dhe 1 bronzi, duke e bërë..
Asociacioni i Organizatave Kulturore Bullgare Jashtë Vendit është organizata më e re që bashkon bullgarët në mbarë botën. Ndër themeluesit janë 26 shoqata dhe 6 anëtarë individualë. "Në Sofje vendosëm një rregull në strukturën dhe punën e shoqatave..
Në mbledhjen e Komisionit për Arsim dhe Shkencë në Asamblenë Popullore, Mitropoliti Gavriil i Lloveçit paraqiti qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në të cilin Kisha Ortodokse Bullgare shpreh mbështetjen e saj për motivet e..
Nxënësit më të mirë bullgarë të gjeografisë fituan 4 medalje në garën më prestigjioze botërore të gjeografisë. Në Olimpiadën e 21-të Ndërkombëtare të..
Asociacioni i Organizatave Kulturore Bullgare Jashtë Vendit është organizata më e re që bashkon bullgarët në mbarë botën. Ndër themeluesit janë 26..