Theksi i vizitës së Kryeministrit Bojko Borisov në Gjermani këtë weekend ishte paraqitja e përparësive të Bullgarisë para kompanive gjermane si një destinim investues. Ai u takua me përfaqësues të disa koncerneve gjermane në forumin tradicional vjetor të biznesit familjar, si dhe me Ministrin gjerman të Financave Volfgang Shojble.
Stefan Jonkov, udhëheqës i Zyrës së Çështjeve Ekonomiko-Tregtare në Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Berlin, na tregoi për rezultatet e takimeve:
“Interesi i madh i kompanive të pranishme gjermane në forum ishte i konsiderueshëm. Në saje të partneritetit të mirë të nivelit politik mes Bullgarisë dhe Gjermanisë sot vendi ynë është pranuar shumë mirë nga biznesi gjerman. Besimi i krijuar, bindja e biznesit gjerman se Bullgaria është “një ishull” i qëndrueshëm në Ballkan, i përshtatshëm për prodhime të tyre të reja përtej kufirit, është i padyshimtë dhe kjo u demonstrua gjatë forumit nga të gjithë pjesëmarrësit. Rezultati konkret është se u shfaq interes dhe dëshirë për thellimin e ideve për investime në Bullgari. Zyra e Çështjeve Ekonomiko-Tregtare në Berlin do të punojë me çdo një prej kontakteve të reja të krijuara. Së pari ne u drejtuam ftesë kompanive për ta vizituar Bullgarinë, që të studiojnë çdo një destinim të mundshëm investues për ta dhe ta zgjedhin më të mirën.”
Mund të jemi krenarë se gjatë vitit 2016 këmbimi dypalësh i mallrave ka qenë 6.6 mlrd euro, që është rekord për tregtinë dypalëshe mes Bullgarisë dhe Gjermanisë dhe përbën një rritje prej pesë për qind në krahasim me vitin 2015. Mirëpo, interesi i kompanive gjermane ndaj vendit tonë dihet të mirëmbahet pa ndërprerje, shton Stefan Jonkov:
“Një pjesë e madhe e eksportit bullgar për Gjermaninë formohet nga investitorët gjermanë, të cilët tashmë prodhojnë në vendin tonë dhe i eksportojë produktet e tyre për në Gjermani. Duhet të nënvizojmë se baza jonë e të dhënave tashmë është mbi 5000 kompani gjermane dhe po rritet vazhdimisht. Iniciativa tjetër është zhvillimi i partneritetit të ri me Asociacionin Federal të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, me të cilin u morëm vesh për hapjen e përfaqësisë së tyre në Bullgari. Kjo do të bëhet fakt së shpejti. Ka akoma një element të ri në sferën e interesit të biznesit gjerman ndaj kompanive bullgare që po e startojnë biznesin e tyre. Priten iniciativa të reja për ndihmë ndaj firmave të tilla bullgare, që do të dalin së shpejti në tregun gjerman.”
Më shpesh interes investues ndaj Bullgarisë shfaqin kompanitë me orientim teknologjik, që merren me prodhime të komponentëve për sektorin automobilistik, për teknikë të bardhë dhe të zezë, por qëllimi është zgjerimi i tyre, pohon Stefan Jonkov:
“Një sektor i ri, që po provojmë të zhvillojmë, është ai për prodhim hekurudhor. Pritet vizita e një delegacioni biznesi me përfaqësues të 10-15 kompanive gjermane gjatë muajit tetor. Ne e organizojmë këtë vizitë bashkë me Asociacionin e industrisë gjermane hekurudhore. Ata do të studiojnë mundësitë për prodhim në vendin tonë. Këto kompani kërkojnë kuadro të nivelit mesatar dhe të lartë me përgatitje inxhinierike. Mendoj se ky trend do të ruhet edhe në të ardhmen.”
Stefan Jonkov komentoi gjithashtu se Bullgaria mund të mbështetet te përvoja gjermane për përballimin e problemit me kuadrot:
“Në tërë Evropën ka problem sa u përket kuadrove. Në Gjermani gjithashtu ka mungesë kuadrosh të kualifikuar. Atje është e përhapur forma duale e mësimit. Për fatin tonë të mirë qeveria jonë përqendrohet mbi aplikimin e saj edhe te ne. Forma duale e mësimit e gërsheton arsimin teorik me atë praktik të kuadrove dhe nëpërmjet saj të punësuarit mund ta ndryshojnë më lehtë kualifikimin e tyre. Kjo mund ta ndihmojë tërheqjen e investitorëve të rinj, sepse pasi një investitor e di se mund të gjejë specialistët e mirë në një regjion të veçantë në Bullgari, ky do të jetë faktori kryesor gjatë marrjes së vendimit investues. Është me rëndësi partneriteti mes universiteteve dhe biznesit. Një kompani gjermane nga sektori automobilistik zhvillon një program të përbashkët për master me Universitetin Teknik në Sofje – specialistët mësohen teorikisht në Universitetin Teknik, kurse punojnë praktikisht në kompani. Programi është krijuar krejtësisht me kërkesë të kompanisë gjermane. Ky shembull duhet të multiplikohet edhe me kompani të tjera gjermane. Kjo përbën një interes të madh për ta dhe ata gëzohen, kur të kuptojnë se e zhvillojmë në Bullgari.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga Stefan Jonkovi
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..