Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për se është spineri, ose cilat janë burimet e tensionit në shkollë?

БНР Новини
Foto: BGNES

Në fund të vitit shkollor nxënësit japin provime të lëndëve të ndryshme mësimore. Dituritë e nxënësve vlerësohen si nga mësuesit e tyre, ashtu dhe nga inspektorët e jashtëm. Zakonisht materiali mësimor mësohet shpejt dhe brenda afateve të shkurtra dhe kjo e ashpërson edhe më shumë tensionin dhe kështu krijohen konflikte në shkollë. Shembujt e agresionit ndër fëmijët nuk janë një ose dy. Shkaqet së pari kërkohen në rolin e prindërve, të cilat nuk kanë kohë për t’u kushtuar vëmendje ngjarjeve në shkollë. Shumë të prekur nga problemet gjatë vitit shkollor janë pedagogët. Mosha mesatare e mësuesve në Bullgari është rreth 50 vjeç dhe për shkak të mungesës së kuadrove të rinj shpeshherë në shkollë punojnë mësues të pensionuar. Tani për tani puna në ekip mes fëmijëve dhe mentorëve të tyre duket e paarritshme.

Mësuesi duhet të çlirohet nga angazhimi i madh lidhur me pjesëmarrjen e tij në një numër të madh veprimtarish në shkollë” – me këto fjalë Jurij Andzhekarski – pedagog dhe drejtor i një sholle në Sofje e përkrah pozitën e kolegëve të tij. Ai na tregoi për ndryshimet që bëri që të sigurojë më shumë vend dhe mundësi për shfaqjen personale të fëmijëve, të cilët u regjistruan në shkollën e udhëhequr nga ai. Mirëpo, ajo përjetoi disa peripeci dhe ekzistoi vetëm 15 vjet pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë.

“Kur 26 nxënës janë mbushur në hapësirën e vogël të dhomës së mësimit, kjo është një premisë për agresion. Sipas dokumenteve të normativit çdo një nxënës duhet të disponojë një metër katror e gjysmë. Ne mendojmë për kafshët në fermë, ku ata duhet të disponojnë mjaftë hapësirë, që të ndihen mirë, por për fëmijët në shkollë nuk mendojmë. Agresioni provokohet edhe nga vetë arkitektura e dhomës, ku gjenden njerëzit. Këtë e ripohon një eksperiment me minj të vendosur në një akuarium. Që të bëhet shkolla një vend më tërheqës dhe me më pak tension, ka disa mjete, të cilat mund të aplikohen sa më shpejt. Njëri drejtim është të punohet nëpërmjet pedagogut personal. Për shembull, në qoftë se pozita e klasës është se nxënësi problematik duhet të dërgohet në një klasë tjetër, ose në një shkollë tjetër, atëherë ne thjeshtë e dërgojmë problemin në një vend tjetër, por ne nuk e zgjidhim. Pedagogu mund t’i kushtojë më shumë kohë një nxënësi, që të punojë për përballimin e tensionit në rrethanat konkrete.”

Sa i përket lodrës së re në duart e fëmijëve tanë, kjo nuk duhet të na bëjë përshtypje” – thotë Jurij Andzhekarksi. Shkasi janë të ashtuquajturat “spinerë”, me të cilët dëfrehet çdo një fëmijë. Në disa vende të botës ata tashmë janë ndaluar, kurse në disa rrethe fetare i quajnë “lodrat e djallit”. Shkollat bullgare janë tolerante ndaj lodrës së radhës, e cila të paktën nuk bën zhurmë. Ja më shumë hollësi nga Jurij Andzhekarski:

“Me spinerët argëtohen si fëmijët, ashtu dhe shumë të rritur. E tillë është natyra e njeriut, të argëtohet, sepse në këtë mënyrë ai çlodhet. E bukura e lojës është se ajo është një veprimtari spontane dhe askush nuk mund të ndikojë mbi fëmijë, në qoftë se ai dëshiron të luajë. Në këtë kuptim ky është realizimi i lirisë sonë njerëzore. Në këtë veprimtari njeriu nuk është i detyruar të sinkronizohet me të tjerët, siç është për shembull në orët mësimore. Të gjitha kufizimet në shkollë krijojnë stres. Prandaj loja është diçka e domosdoshme si njëfarë veprimtarie spontane në shkollë. Gjëja tjetër e rëndësishme është se këto lodra zbavitëse nuk janë në hapësirën virtuale, ato janë reale dhe madje i zhvillojnë aftësitë motorike të fëmijës. Për mendimin tim loja, e cila i ndihmon fëmijët për t’u ndier më mirë në shkollë nuk mund të jetë lojë e keqe. Lodra të tilla si kubi Rubik, Jo-Jo, tamagoçi dhe shumë të tjera gjithmonë e kanë pasur vendin e tyre në shkollë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD