Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përvjetori i 180-të i lindjes së revolucionarit Vasill Levski tërhoqi një numër rekord të rinjsh nëpër gjurmët e tij

БНР Новини
Foto: pohoda.free.bg

Më 18 korrik shënojmë 180 vjet nga lindja e revolucionarit Vasill Levski. Apostulli i Lirisë Bullgare, siç e quanin bashkëmendimtarët e tij kur akoma ishte gjallë, ndërtoi një rrjet të gjerë të komiteteve revolucionare dhe arriti të zgjoi etjen për liri te bullgari në kohën pesëshekullore osmane. Sot emri i revolucionarit Levski është sinonim i vetëmohimit, ndershmërisë, trimërisë dhe besimit në të drejtën e secilit të jetojë i lirë dhe me nderë.

pohoda.free.bg

“Nëpër gjurmët e Levskit” – me këtë ide para 23 vitesh mësuesi i historisë Vasill Kopçev nga qyteti Pleven nisi nga Manastiri i Trojanit dhe arriti deri te qytetet Sopot dhe Karllovo duke rrethuar vendet lidhura me veprimtarinë e Apostullit. Sot të sfiduarit të kalojnë kreshtën e pjesës qendrore të malit Stara Pllanina janë 300 entuziastë të ndarë në shtatë grupe. “Punojmë kryesisht me nxënës nga shkolla të qytetit Pleven", shpjegon doktoresha Galja Cvetkova, e cila që prej dy vitesh është udhëheqëse e kësaj nisme kombëtare.

pohoda.free.bg

"Terreni përmes kreshmës së Ballkanit Qendror është i ndërlikuar, shtëpitë malore janë me kapacitet të kufizuar, gjë për të cilën grupet janë nga 30 deri në 40 veta – nxënës me udhëheqës malor, mësues dhe mjekë.” Doktoresha Cvetkova tregon, se përgatitja për këtë nismë përfshin trajnimin e teknikave të ndryshme malore, frekuentimin e objekteve dhe muzeve historike, njohjen me jetën e Levskit dhe bashkëmendimtarëve të tij nga krahina e qytetit Pleven. Pikërisht nga ky qytet është Danaill Popov, i cili konsiderohet se ishte “dora e djathtë e Apostullit”. “Brenda këtyre 23 viteve nxënësit, me të cilët realizuam marshimin e parë rritën dhe tashmë në këtë veprimtari përfshihen fëmijët e tyre.

pohoda.free.bg

Të gjithë pjesëmarrësit në marshim do të marrin pjesë në kremtimet, të cilat bashkia e qytetit Karllovo organizon me rastin e përvjetorit të lindjes së revolucionarit Vasill Levski. Më shumë emocion sjell mbrëmjen, kur të rinjtë mblidhen së bashku që të argëtohen dhe të interpretojnë këngë patriotike dhe popullore. Hollësi për Nismën Kombëtar “Nëpër gjurmët e Levskit” sjell doktoresha Galja Cvetkova:

Në punën e tij vetëmohuese për organizimin e lëvizjes  revolucionar çlirimtare Vasill Levski disa herë e rrethoi Bullgarinë, duke qëndruar në vendbanimet e vogla dhe në manastiret. Kjo për arsye se aty kishte më pak mundësi që turqit të zbulojnë. Për këtë arsye pothuajse çdo vendbanim ruan ndonjë legjendë lidhur me jetën e Apostullit."

Shtëpia muze „Vasill Levski”
Një fshat i tillë është Goljam Izvor në rajonin e qytetit Teteven. Aty shëtitorja qendrore para vatrës vendore të kulturës mban emrin e revolucionarit Vasill Levski. Një shtëpi muze ruan relikte lidhura me veprën e tij. Dhe kjo nuk është e rastit – pikërisht këtu në vjeshtën e vitit 1872 Levski themeloi Komitetin e Parë Revolucionar të Rrethit në Bullgari.

Oborri i shtëpisë muze
Jeta në vendbanimin tonë zhvillohet normalisht. Mirëpo, kur bëhet fjalë për Levskin diçka sikur ndryshohet. Njerëzit fillojnë të flasin sikur jo paraardhësit, por vet ata ishin me të”, rrëfen kryetari i bashkisë së fshatit Goljam Izvor Ilijan Marinov. Ai e ndjen veten tepër të krenarë se në fshat edhe më sot është i ruajtur hani i vjetër, pra vendi ku u themelua Komiteti i Parë Revolucionar i Rrethit. Sot ai është shtëpi muze “Vasill Levski”. “Godina është autentike, ajo nuk është as e djegur, as e shkatërruar. Prandaj secili, që do të prekë traun mbi portën e hyrjes mund të jetë i sigurt, se e ka vënë dorën mbi vendin e prekur edhe nga Apostulli i Lirisë. Është e ruajtur punishtja e vjetër e hekurit, e cila shpërbente për prodhimin e veglave, por edhe të patronëve dhe armëve të domosdoshme për Luftën Çlirimtare."

Fuçia e verës, në të cilën Levski fshihte në rast kontrollimeve të papritura të zaptijeve turke.
"Ruhet edhe fuçia e vjetër e verës, në të cilën Levski fshihte në rast kontrollimeve të papritura. Edhe këtu tregohet legjenda, se pronari i hanit vihej përbrenda një shishe të madhe me eliksir prej rrushi. Kështu kur zaptijet hynin në han pronari fillonte të mbush gota me verë pikërisht prej kësaj fuçie. Asnjeri nuk guxonte të hapë fuçinë dhe Levski qëndronte i fshehur.

Nimi, në të cilin pushonte Apostulli. Shihet shiriti, të cilin ai e lidhte rreth dorës – në rast kërcënimi pronari i hanit tërhiqte fundin tjetër të shiritit për të zgjuar pa bërë zhurmë.

Po vjen koha kur bullgari nuk do të jetë më rob, por njeri i lirë” – shkruan Apostulli i Lirisë Vasill Levski në vitin e largët 1872 në një letër i dërguar Komitetit të Parë Revolucionar të Rrethit themeluar prej tij në fshatin Goljam Izvor.  Disa muaj më vonë Apostulli u arrestuan dhe në dimrin e vitit 1873 i ngjiti Golgotën e vet – trekëmbëshin, i cili ngrihej në afërsi të vendit, ku sot në Sofje ngrihet monumenti i tij. I qetë Vasill Levski pranoi kungatën e fundit me fjalët: “Gjithçka të cilën e kam bërë, e bëra për Atdheun”.

Populli bullgar u çlirua nga pushtuesit osmanë në vitin 1878, ndërsa amaneti i Apostullit për “Republikë të pastër dhe të shenjtë” vazhdon të jetë pjesë e idealit kombëtar dhe synimit të bullgarëve atdhedashës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë nga fshati Goljam Izvor u siguruan nga kryetari i bashkisë Ilijan Marinov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD