Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Fillon procesi gjyqësor kundër 17 gazetarëve të “Xhumhjuriet”-it

Снимка

Gazeta “Xhumhjuriet” njofton, se sot në Turqi fillon procesi gjyqësor kundër 17 gazetarëve të saj të arrestuar gjatë tetorit të vitit të kaluar në kuadrin e gjendjes së jashtëzakonshme vendosur pas provës së grushtit të shtetit. Sipas opozitës, gjendja e jashtëzakonshme shfrytëzohet për persekutimin e secilit, i cili e ka guximin të kritikojë Erdoganin. Në se të akuzuarit do të dënohen, atëherë atyre mund t’u caktohen dënime deri në 43 vjet heqjen e lirisë. Procesi konsiderohet si një tregues për lirinë e shtypit në Turqi. Në klasifikimin e organizatës “Reporterë pa kufi” Turqia radhitet në vendin 155-të në botë sipas këtij treguesit, edhe pas Bjellorusit dhe Republikës Demokratike të Kongos.


SHBA-ja forcojnë angazhimin ndaj Ballkanit

Снимка

Zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për çështjet evropiane dhe evroaziatike Hojt Brajën Ij tha para “Zërit të Amerikës”, se SHBA-ja do të zgjerojnë angazhimet ndaj Ballkanit për ta mbrojtur nga ndikimi negativ i Rusisë. Politikani sqaroi, se kur bëhet fjalë për interesa të përbashkëta në rajon, si terrorizmi për shembull, SHBA-ja  do të bashkëpunojnë me Rusisë, mirëpo, në se interesat e Rusisë dhe SHBA-së  janë në kundërshtim, atëherë Uashingtoni do të mbrojë interesat e veta dhe të atyre të aleatëve, “gjë që e bënë edhe tani” theksoi Hojt Brajën Ij.


Viti i ardhshëm mund të jetë vendimtar për emrin e Maqedonisë

Снимка

Duke iu referuar burimeve diplomatike gazeta greke “Katimerini” thekson, se viti i ardhshëm mund të ketë rëndësi vendimtare për diskutimin shumëvjeçar midis Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë. Përfaqësues zyrtarë në Evropë dhe SHBA-në mendojnë, se një mundësi për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje mund të jenë zgjedhjet vendore gjatë tetorit të këtij viti dhe zgjedhjet presidenciale në Maqedoni vitin e ardhshëm. Diskutimi për emrin ishte tema kryesore e bisedimeve të zhvilluara javën e kaluar në Athinë midis përfaqësueses supreme të BE-së për politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë Federika Mogerini dhe kryeministrit Aleksis Cipras dhe ministrit të jashtëm Nikos Kocijas. Zoti Kocijas tha pas bisedimeve, se pret që pas ndërrimit të pushtetit në Maqedoni, që më lehtë të zgjidhet problemi me emrin.


Maqedonia dhe Bosnje e Hercegovina arritën marrëveshje për bashkëpunim

Снимка

Gjatë bisedimeve në Sarajevë kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe homologu i tij boshnjak Denis Zvizdiç u pajtuan, se midis Shkupit dhe Sarajevës nuk ka çështje të ndjeshme për zgjidhje dhe ekziston vullnet politikë për forcimin e bashkëpunimit në rajon. Maqedonia dhe Bosnje e Hercegovina kanë një bashkëpunim të mirë ndërkombëtar dhe qëllime të përbashkëta strategjike përsa i përket BE-së dhe NATO-së, theksuan të dy kryeministrat. Në një takim të zotit Zaev me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës Shefik Xhaferoviç u diskutua mundësia për zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar. Zoti Xhaferoviç përshëndeti ndryshimet demokratike në Maqedoni dhe caktoi kryeministrin Zoran Zaev si “një shpresë e re për regjionin”.


Gjyqi e lëri ish kryeministrin Gruevski pa pasaportë

Снимка

Ish kryeministri maqedonas dhe lider i tanishëm i Partisë Opozitare VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski mbetet pa pasaportë. Këtë e vendosi Gjykata e Apelit në Shkup. Vendimi nuk mund të apelohet. Pa pasaportë metën gjithashtu ish ministrat e punëve të brendshme dhe të transportit – zonja Gordana Jankullovska dhe zoti Mile Janakievski, ish shefin e kabinetit të Gruevskit – Martin Protoger dhe ish sekretarin e përgjithshëm të qeverisë Kirill Boxhinovski. Të gjithë ata hetohen në kuadrin e procesit “Titanik” për shpërdorime të rënda financiare dhe për abuzime me pushtetin.


Përpilues: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD