T’ia kushtosh kohën e lirë një nevojtari dhe kështu t’i sjellësh atij pak gëzim, të ndash ushqimin me një njeri të varfër, të dëgjosh dhimbjen e një plaku, ose të një njeriu të vetmuar në këtë botë të ashpër, në të cilën jetojmë, kjo kërkon fisnikëri dhe humanizëm. Sikurse në këtë botë të gabuar mishërimi dhe mirësia u zhdukën dhe zemrat tona janë të zbrazëta. Për fat të mirë, në këtë sfond u krijuan organizata bamirëse dhe iniciativa, që të na rikujtojnë se nuk duhet të harrojmë njeriun pranë nesh dhe ata, të cilët kanë nevojë për ndihmë. E tillë është shoqata e Bllagovest Bellçevit, e cila i ndihmon njerëzit e verbër, invalidët, fëmijët pa prindër, njerëzit e plakur të vetmuar në jetën e tyre të vështirë. Një prej iniciativave, e cila tashmë për të katërtin vit gëzon një sukses të madh, është “Shëtitu një njeri të verbër në park”. Vetë Bellçev thotë se ideja ka lindur “si rrjedhojë e vizitave javore në azilin për njerëz të verbër në qytetin Sofje. U bë fjalë se ata jetojnë afër Parkut Jugor, por për shkak të mundësive të tyre të kufizuara nuk e vizitojnë. Kjo më provokoi për t’u organizuar me disa vullnetarë, që t’i shëtitim këta njerëz.”
Bashkëbiseduesi ynë na shpjegon se “në shumicën e rasteve vijnë mjaftë vullnetarë, të cilët përfshihen në misionin e organizatës, por ka momente, kur ata nuk mjaftojnë”. Bamirësi dhe interes ndaj iniciativës shfaqin kryesisht të rinj të moshës nga 20 deri në 30 vjeç. Ka edhe më të moshuar, por ata janë më pak. Cilët janë njerëzit, që duan t’i shëtitin njerëzit e verbër, dhe çfarë i provokon për të ndihmuar?
“Ndjenja e mëshirës dhe dëshira për ta ndihmuar njeriun nevojtar – thotë Bllagovest Bellçev. – Sigurisht që vullnetarët disponojnë një kompleks prej vetish të jashtëzakonshme, por ato kryesore për mendimin tim janë pikërisht mëshira e tyre, dhembshuria, zemërbutësia dhe dëshira të japin diçka prej vetes, që të ndihmojnë për lumturinë e një njeriu tjetër.”
Organizata e Bllagovest Bellçevit është iniciator i shumë veprimtarive bamirëse. Zemërmirësia, bujaria, humanizmi janë në thelbin e punës dhe të misioneve të anëtarëve të saj. Nganjëherë ka nevojë për partnerë të mirë dhe një bashkëpunim të përgjegjshëm për zbatimin e planeve.
Bashkëfolësi ynë na solli më shumë hollësi për vështirësitë, me të cilat ndeshen në punë:
“Iniciativat tona janë lidhur me regjime rregulluese për kryerjen e veprimtarisë përkatëse dhe ne duhet të respektojnë disa caqe ligjore. Një pjesë e madhe e njerëzve, të cilët i ndihmojmë, janë vendosur në azile shtetërore dhe ne duhet të respektojmë regjimet dhe rregullat e brendshme. Mund të them se në shumicën e rasteve marrim përkrahje nga drejtorët në organizimin dhe në realizimin e misioneve tona.”
Kur puna e përditshme bazohet te mëshira e njeriut, atëherë mund t’i përgjigjet pyetjes a është i prirë bullgari për të marrë pjesë në veprimtari bamirëse?
“Mendoj se po – është kategorik Bllagovest Bellçev. – Kjo që më ka bërë përshtypje gjatë 4-6 viteve të fundit është se ka shumë njerëz, që kanë dëshirë të përfshihen në një iniciativë. Për fat të keq ky qëllim i tyre është sporadik dhe në shumicën e rasteve bëhet fjalë vetëm për një pjesëmarrje të veçantë. Njerëzit janë të angazhuar dhe të preokupuar në botën materiale, e cila na rrethon. Koha është shumë e vlershme për të gjithë. Ne u jemi mirënjohës atyre, të cilët kanë marrë pjesë në iniciativat tona. Mirëpo, desha të nënvizoj se është mirë të zhvillohet punë edukuese në krijimin e traditave bamirëse. Kuptohet, pjesëmarrja në një mision është një ndihmë shumë serioze ndaj nevojtarëve. Por do të jetë më mirë në qoftë se ndihma është e vazhdueshme dhe jo e njëhershme, sepse njerëzit nevojtarë kanë nevojë për ndihmë gjithmonë dhe jo vetëm një ditë në vit.”
Në këtë lidhje e pyetëm bashkëbiseduesin tonë nëse duhet të edukohen që fëmijët e vegjël në këtë drejtim?
“Edukimi është një proces i pandërprerë. Kurrë nuk është vonë. Mosha, siç thuhet, nuk është ves. Por sigurisht që do të ishte më mirë në qoftë se edhe fëmijët përziheshin në iniciativa të tilla bamirëse. Në këtë mënyrë tek vetë njeriu krijohen vetitë e domosdoshme të karakterit, të cilat po zhvillohen gjatë viteve dhe kjo bëhet mënyrë jetese dhe nuk është vetëm një veprim i veçantë. Një prej veçorive të shoqërisë sonë është se ka shumë aktivitete, që zhvillohen, por ato janë episodike. Është bukur që fëmijët tanë të edukohen më herët. Mundësia e vetme kryesore e edukimit të tyre nuk janë fjalët dhe këshillat e prindërve, por shembulli i tyre personal. Domethënë, në qoftë se vetë ne marrim pjesë bashkë me fëmijët tanë në iniciativa të tilla dhe e bëjmë këtë rregullisht, kjo do të jetë në dobi si të vetë individëve, ashtu dhe të tërë shoqërisë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..