Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Ushtria turke është e teta për nga fuqia në botë

Fotografi: EPA / BGNES

Një botim në faqen internet GlobalFirepower.com thekson, se ushtria turke është në vendin e 8-të ndër 10-të forcat më të fuqishme ushtarake në botë. Në klasifikim, në të cilin krahasohen ushtritë e 113 vendeve mbi bazë të 50 faktorëve të ndryshëm, theksohet, se Turqia disponon me një potencial të forcës së gjallë nga 41.6 milion veta, 35 milion prej të cilëve janë në gjendje të plotësojnë detyrimet ushtarake. Aktualisht ushtria turke përbën 743 415 veta, forcat ushtarak-ajrore disponojnë 1 018 gjuajtës dhe 207 aeroplanë sulmues, flota ushtarake – 161 fregate dhe 12 nëndetëse, forcat e këmbësorisë – 2 445 tanke dhe 7 550 makina të blinduara, ndërsa buxheti ushtarak është 8.2 miliard dollarë. Në vendin e parë të klasifikimit të fuqisë ushtarake radhiten SHBA-ja, ndjekur nga Rusia, Kina, India, Franca, Britania e Madhe dhe Japonia.


Një mitropolit grek akuzon shtetin se bënë provë të asgjëzojë fenë ortodokse

Fotografi: romfea.gr

Mitropoliti grek Fiotidski Nikollaj akuzon politikanët e vendit, se bëjnë provë të asgjësojnë fenë ortodokse. Sipas tij klika politike preferon që Greqia të jetë një shtet pa fe, dhe se kisha të mbetet vetëm një faktor kulturor dhe historik. Për këtë arsye autoritetet shkelin themelet shpirtërore e shoqërisë dhe orvaten të transformojnë vlerat e përjetshme institucionale. Nën pretekstin se mbrojnë të drejtat e pakicave seksuale ata synojnë të kufizojnë dhe të shfuqizojnë kishën. Këtu duhet të rikujtojmë, se në vitin 2015 Greqia legalizoi martesat midis sekseve të njëjta, gjë që e indinjoi klerin ortodoks.


Pas skandalit diplomatik, Shkupi dhe Beogradi prapë janë “miq të sinqertë”

Fotografi: mkd.mk

Në një takim në Shkup kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe ambasadorja e Serbisë në Maqedoni Dushanka Divjak-Tomiç u bashkuan rreth mendimit, se midis dy vendeve ka një miqësi të sinqertë dhe bazë reale për thellimin e marrëdhënieve. Zoti Zaev siguroi, se qeveria e tij është e vendosur fortë të zhvillojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Zonja Tomiç mirëpriti këtë qëndrim konstruktiv dhe tha, se të dy palët do të ndjekin tendencat evropiane në zhvillimin demokratik dhe ekonomik. Të dielën e kaluar Serbia papritmas tërhoqi tërë personelin e Ambasadës së saj në Shkup. Pas kësaj presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi, se “ka dëshmi për ofensivë hetuese” kundër Serbisë në Maqedoni.


Tre të arrestuar në Serbi pas një incidenti me kortezhin e presidentit

Fotografi: seebiz.eu

Policia serbe arrestoi tre burrë pasi ata u përplasën me veturë me rojën zyrtare të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Tre të arrestuarit janë të njohur me të kaluarën kriminale, ndërsa vetura ishte pronë e një futbollisti. Sipas ministrit të brendshëm Nebojsha Stefanoviç nuk ka shenje se ky është një sulm i paramenduar. Para afro një viti, kur Aleksandër Vuçiçi ishte kryeministër ai u vu nën siguri të rreptë, sepse u zbulua armë në një veturë të parkuar në afërsi të një shtëpie ku ai do të bënte vizitë. Atëherë filloi të flitet për përgatitje eventuale të vrasjes, por kjo hipotezë nuk u konfirmua.


Rumania dhe Deti i Zi bëhen rruga e re kryesore të migrantëve drejt BE-së

Fotografi: politiadefrontiera.ro

Burime të rojës bregdetare rumune njoftojnë, se një anije peshkimi me 87 migrantë ilegalë në bord u arrestua afër brigjeve rumune të Detit të Zi. Ena lundruese u zbulua me ndihmën e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit në Detin e Zi (SCOMAR), që para se të hyjë në ujërat territoriale të Rumanisë. Për gjashtë muajit e parë të vitit duke bërë prova të hyjnë ilegalisht në akuatorinë rumune u arrestuan 1 437 të huaj, gjë që është tri herë më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas disa analizueseve ka të ngjarë që Rumania dhe Deti i Zi të bëhen rruga e re kryesor e migrantëve drejt Evropës.

Përpilues: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD