Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria paraqiti disa pozita, të cilat do të mbrojë gjatë kryesisë së BE-së

БНР Новини
Në një takim në Bruksel midis kryeministri bullgar Bojko Borisov, kryeministrit estonez – Jurij Ratas dhe kryeministrit austriak – kristian kern, tre palët miratuan programin për prioritetet e BE-së gjatë 18 muajve të ardhshëm.
Foto: BGNES

Në fund të qershorit trioja Estonia-Bullgaria-Austria shpalli pesë prioritete të rëndësishme të programit të përbashkët 18-mujor të Këshillit të BE-së. Që atëherë e deri më sot për shkaqe të ndryshme dhe në nivele të ndryshme Bullgaria shqyrton prioritetet e kryesisë së vet të ardhshme të BE-së, e cila fillon më 1 janar të vitit të ardhshëm. Paraqitja zyrtare të programit kombëtar me prioritetet e kryesisë së ardhshme pritet të bëhet në mesin e dhjetorit. Mirëpo, qeveria që tani filloi të prezantojë disa prej pozitave, të cilat ka ndërmend të mbrojë në kuadrin e saj.

Përsa iu përket drejtimeve me prioritet për garantimin e sigurisë dhe të qëndrueshmërisë dhe për mbrojtjen e kufijve, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Evropës, javën e kaluar, kryeministri Bojko Borisov dha të kuptohet, se Bullgaria do të jetë kundër ndërprerjes së marrëveshjes së BE-së me Turqinë për migracionin, si dhe kundër ndërprerjes së negociatave për aderimin e saj me bashkimin. Kryeministri paralajmëroi, që marrëveshja të mos ndryshohet, sepse Ankaraja e respekton dhe në sajë të sajë tani Bullgaria regjistron presion emigrantësh zero. Në rast se marrëveshja do të denoncohet, kryeministri mendon, se Bullgaria nuk do të jetë në gjendje që t’i pengojë fluksit të migrantëve të orientohet drejt Evropës. Sipas tij, të flitet për aderimin e Turqisë me BE-në në momentin e tanishëm, në të vërtetë nuk është e përshtatshme, por marrëdhëniet me të duhet të ruhen.

Pozitë, kryeministri zuri edhe mbi temën e mbrojtjes së përbashkët evropiane, temë kjo e cila ndryshohet pa u ndërprerë. Para mbledhjes së Këshillit të Evropës, javën e kaluar, në Bullgari u zhvillua një diskutim lidhur me mundësitë për krijimin e strukturave të përbashkëta mbrojtëse evropiane. Në të presidenti Rumen Radev deklaroi, se Bullgaria duhet të përpiqet, që gjatë kryesisë së BE-së të përfshijë në rendin e ditës së bashkimit problemet reale para sigurisë, si dhe të ndryshojë “qëndrimin e vet ndaj sigurisë”  dhe mesazhet, të cilët u dërgon partnerëve të saj. Mesazhi kryesor, të cilin kryeministri Bojko Borisov u drejtoi partnerëve në Bruksel mbi këtë temë, ishte, se parasë të harxhojmë miliardë për aeroplanë, tanke ose artileri, BE-ja duhet të formulojë se kush është kundërshtari. Është e domosdoshme përgjigja e pyetjes nga ku të blihet teknikë ushtarak , sepse tani Greqia orientohet te blerja e teknikës ushtarake nga SHBA-ja, pasi pesë vjet shtetet evropiane mbledhin mjete për të ndihmuar të dalë nga kriza. Në rast se ekziston një politikë e menduar dhe e balancuar e përbashkët evropiane në fushën e mbrojtje, do të jetë mirë të blihet teknikë ushtarake evropiane.

Përsa i përket Brekzitit, i cili do të ndikojë edhe mbi kryesinë bullgare të BE-së, kryeministri Borisov u shpall për kufizimin e emocioneve nga miratimi i vendimeve pragmatike, me kuptimin, se Britania e Madhe është ajo e cila del nga BE-ja, përderisa për bashkimin me më shumë rëndësi është e ardhmja e shtetasve të tij të vet. Në këtë kontekst Bullgaria do të udhëhiqet nga parimi për mbrojtjen e interesave të shtetasve të vendeve anëtare të BE-së. Sipas kryeministrit bullgar, një qëndrim i tillë ndaj problemit nuk do ta dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe me Britaninë e Madhe, të cilat në takimin e tij në Bruksel me kryeministren Tereza Mej u vlerësuan si të mrekullueshme.

Përsa i përket temës, e cila është me prioritet për Bullgarinë, pra integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, kryeministri bullgar deklaroi në debatet i kushtuara perspektivës së tyre evropiane në Sofje, se do të mbrojë domosdoshmërinë e garantimit të zhvillimit ekonomik, infrastrukturor dhe të lidhjes digjitale të rajonit me BE-në.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti: Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë

Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..

botuar më 25-02-25 2.22.MD

Ministria e Jashtme: Nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën dhe BE-në

Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..

botuar më 25-02-24 11.15.PD
Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..

botuar më 25-02-22 9.30.PD