Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presim faqen e re të RTSH-së për pakicat kombëtare

Në Sofje po ndodhet një ekip i Radio Televizionit Shqiptar me qëllim xhirimin e një dokumentari të ri për marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Shqipërisë.

СнимкаQë nga historia më e vjetër, që nga dokumenti i parë që vërteton lidhjen midis dy popujve tanë e deri më sot, ne nuk jemi thjeshtë popuj të Ballkanit. Pavarësisht se gjeografikisht ne nuk jemi ngjitur, siç mund t’i themi njëri tjetrit fqinj apo komshinj, ne jemi miq shumë të afërt edhe fqinj – ndryshe nga ajo që jemi në hartë.Dhe këtë mesazh do ta përcjellim si për popullin shqiptar, ashtu për popullin bullgar” – tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Engjëll Ndocaj – gazetar në RTSH dhe regjisori  i dokumentarit.

СнимкаNë studion tonë me të dhe me Konsullin e Nderit të Republikës së Bullgarisë në Shqipëri Selim Hoxhaj folëm për çështje të ndryshme të raporteve mes dy shteteve.

Së shpejti në Radio Televizionin Shqiptar do të hapet një faqe e re për sa i përket pakicave. Një program, ku çdo ditë do të kemi jo thjeshtë muzikë, jo thjeshtë dokumentarë, jo thjeshtë programe të ndryshme që mund të vijnë nga Bullgaria, por do të kemi edhe lajme në gjuhën e të gjitha pakicave kombëtare që janë në Shqipëri” – tha zoti Ndocaj. Kurse Selim Hoxhaj sqaroj se nga institucionet e mediave në Bullgari, posaçërisht nga Radioja Kombëtare dhe Televizioni Publik, pritet se do të sigurojnë emisione të ndryshme, muzikë, filma dhe materiale të tjera për të ndihmuar përgatitjen e programit të RTSH-së në gjuhën bullgare.

Ju ofrojmë të dëgjoni tërë bisedën me mysafirët tanë – Selim Hoxhaj dhe Engjëll Ndocaj.



Më shumë nga rubrika

Për të katërtin vit në Shqipëri – Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..

botuar më 25-06-17 12.44.MD

"Zgjidh Bullgarinë" – shteti do të tërheqë bullgarë nga diaspora pa shtetësi

Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..

botuar më 25-06-13 7.56.MD

Shoqata “Komuniteti Ortodoks Bullgar në Çeki” bën thirrje për mbështetje

Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..

botuar më 25-06-13 7.40.PD