Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje fillon Java e Kinemasë dhe Kulturës Braziliane

БНР Новини
Një kuadër prej filmit “Nise – zemra e marrëzisë”

Sot fillojnë takimet me kulturën braziliane, të cilat do të vazhdojnë deri më 5 nëntor. Titujt e filmave në program janë 22, kurse projektimet janë në Qendrën Kulturore “G 8” dhe në Euro Cinema. Organizatori kryesor i aktivitetit është Nara Vaskonselos, përfaqësuese e Institutit Kulturor Brazilian “Zenon Barreto”, me përkrahjen e Ambasadës së Brazilit te ne.

Nëpërmjet artit bullgar u njoha me jetën shpirtërore të njerëzve këtu – thotë zonja Vaskonselos, e cila banon në Sofje që prej 12 vitesh. – E pëlqej vendin tuaj, njoh shumë krijues dhe intelektualë, i vlerësoj lart arritjet e tyre. Provoj ta paraqes kulturën bullgare në Brazil, si dhe atë braziliane – në Bullgari, që të krijoj lidhje të përhershme mes dy vendeve. Java e kinemasë braziliane zhvillohet që prej shumë kohe, por për herë të parë vitin e kaluar “Zenon Barreto” dhe unë, si kryetare e institutit, mora përsipër me organizimin e aktivitetit. Sivjet për herë të parë shtuam në titull fjalën “kulturë”. Në programin e shumëllojshëm këtë vit ka ekspozita, mbrëmje letrare, një mësim të sambës, do të tingëllojë muzikë, do të ketë demonstrime dhe degustime kulinare. Duke i krahasuar dy vendet, mund të them se ka gjëra, të cilat janë shumë të ndryshme, disa të tjera janë shumë të afërta. Për shembull në ekspozitën fotografike ka disa fotografi, për të cilat nuk mund të themi nëse janë bërë në Bullgari, ose në Brazil. Këtë ekspozitë do ta hapim më 30 tetor nga ora 18.00. në Qendrën Kulturore “G 8”. Ajo e ka titullin “Kapishaba – shumëllojshmëria si identitet” dhe përbëhet prej fotografish të Tadeu Biankoni dhe Gabriel Lorelo. Të njëjtën mbrëmje do të paraqitet filmi “Nise – zemra e marrëzisë”. Kjo është një histori, e bazuar te fakte reale nga veprimtaria profesionale e zonjës Nise da Silveira – psikiatër. Gjatë viteve 40 të shekullit të XX-të ajo i refuzoi metodat, që bazohen te dhuna, si elektroshoku për shembull, për mjekimin e njerëzve me sëmundje psikike. Pacientët e saj filluan të merren me art dhe rezultatet ishin shumë të mira.”

Nga zonja Vaskonselos mësuam gjithashtu se në mbrëmjen letrare nesër do të paraqiten dy libra të Illko Minevit (një bullgar, i cili banon në Brazil), një vëllim vjershash “Cikli Brazilian” të Elsaveta Bagrjanës, përkthim nga portugalishtja, si dhe libri “Pika e zhdukjes” i Lobo Pasolinit. Shkrimtari brazilian mbërrin posaçërisht për aktivitetin, që do të mbahet në klubin “Jajceto” (“Veza” ) në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Më 31 tetor pritet një takim, kushtuar shtetit Espirito Santo. Do ta njihemi me kulturën e kësaj pjese të panjohur të Brazilit nëpërmjet një ekspozite prej gravurash, bisedimeve me disa krijues brazilianë, muzike dhe madje birre shtëpiake.

Morëm vendim që ta mbyllim Javën e Kinemasë dhe Kulturës Braziliane me filmin e njëjtë, me të cilin e fillojmë – tha gjithashtu Nara Vaskonselos. – Projektimi i dytë është më 5.11. dhe pas kësaj do të zhvillohet një debat mbi problemet, që trajtohen në veprën kinematografike. Për të ashtuquajturin “film reading” kemi ftuar psikoterapeutë dhe shpresojmë se do të jetë interesante.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD