Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dinamika diplomatike në fillim të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së

БНР Новини
Kryeministri Bojko Borisov dhe Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev
Foto: BTA

Disa ditë pasi mori për herë të parë Presidencën e Këshillit të BE-së, sipas parimit të rotacionit, Bullgaria u përfshi në veprime intensive diplomatike. Shinzo Abe u bë Kryeministri i parë japonez që ka bërë vizitë në Bullgari gjatë tërë historisë së marrëdhënieve dypalëshe. Kryeministri Bojko Borisov u nis për në Azerbajxhan, në Sofje u mirëprit Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç, kurse të njëjtën ditë Ministri i porsaemëruar polak Jacek Czaputowicz u takua me diplomatin Nr. 1 të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva. SHBA-ja gjithashtu i uroi sukses Presidencës Bullgare me vizitën e zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit Hoyt Yee. Seria e aktiviteteve të rëndësishme të politikës së jashtme arriti kulmin e vet me lajmin se Parlamenti i Maqedonisë e ka ratifikuar Traktatin e Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë.

Çfarë është e përbashkëta midis këtyre aktiviteteve më të ndryshme?

Në vend të parë duhet të nënvizohet se ky aktivitet i madh në politikën e jashtme ripohon në mënyrën më të mirë vendin dhe rolin e Bullgarisë në skenën ndërkombëtare. Bullgaria është një vend mesatar evropian – anëtar i BE-së, por aktualisht ajo është në qendër të vëmendjes së vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët monitorojnë nga afër çdo një hap të saj në frontin diplomatik si kryetare e Këshillit të BE-së. Si kryetare ajo jep sinjal të qartë se nuk do të mbetet indiferente ndaj problemeve kryesore, të cilat i prekin në ndonjë mënyrë interesat e BE-së, ose interesat bullgare.

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov shkoi në Azerbajxhan me ftesë të Ilham Aliyevit. Kjo vizitë duket krejtësisht logjike dhe e natyrshme në sfondin e ambicieve bullgare që të ndërtohet në vend qendra evropiane e gazit , e cila t’u ofrojë vendeve evropiane gaz nga burime më të ndryshme. Kjo ide mori përkrahjen e Brukselit edhe gjatë bisedimeve me rastin e fillimit të Presidencës Bullgare. Madje Kryetari i KE-së Jean Claude Juncker i dorëzoi Kryeministrit bullgar një projekt të skemës së kësaj qendre të gazit.

Снимка

Kurse nga Azerbajxhani pritet që ta furnizojë këtë qendër me gaz për tregtinë me shumicë. Tashmë ka një marrëveshje të nënshkruar për furnizimin e 1 mln metrave kubikë që nga viti 2020 e këtej, por qeveria bullgare mund të ngulë këmbë për rritjen e vëllimit të furnizimeve, sepse ai është tepër modest për një qendër të tillë evropian të gazit. Aliyev i propozoi Borisovit investime në furnizimin me gaz të banesave në Bullgari. Mirëpo, lidhjet e dy vendeve nuk do të jenë vetëm nëpërmjet gazsjellësve, sepse startoi një linjë e re ajrore mes Bakusë dhe Sofjes, për të cilët mendohet se do ta aktivizojë dialogun mes dy shteteve.

Снимка

Drejtimi aziatik i interesave të vendit konkretizohet dhe merr dimensione të reja edhe me vizitën e Kryeministrit japonez Shinzo Abe në Bullgari. Deri tani në Bullgari nuk kishte bërë vizitë zyrtare kryeministër i Japonisë, megjithëse bashkëpunimi mes dy shteteve gjithmonë ka qenë i një niveli shumë të lartë. Tani Tokioja siç duket ka nevojë për më shumë përkrahje në sfondin e marrëdhënieve të tensionuara me Korenë e Veriut dhe të ambicieve globale në rritje të Kinës. Kryeministri japonez vuri në dukje se mund të shpresojë te përkrahja bullgare dhe demonstroi gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Снимка

Bullgaria e filloi Presidencën e vet nën shenjën e integrimit evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Kjo me siguri dihet nga Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç dhe ai siç duket mbërriti te ne për t’u takuar me Presidentin bullgar, që të kuptojë më mirë planet konkrete të Sofjes në këtë drejtim. Në fakt për herë të parë Presidenti i një shteti nga Ballkani Perëndimor e viziton Bullgarinë pasi ajo e mori Presidencën e Këshillit të BE-së. Kjo tregon vullnetin e Malit të Zi për të zhvilluar një politikë aktive për integrimin shtetit në Bashkimin Evropian. Pritet që deri në shkurt vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një strategji të përbahskët për aderimin e tyre.

Снимка

Një prej vizitave që meritojnë vëmendje më të madhe është ajo e Ministrit të porsaemëruar të Punëve të Jashtme të Polonisë Jacek Czaputowicz. Aktualisht marrëdhëniet e vendit të tij me Brukselin janë në krizë dhe Polonia është kërcënuar nga privimi i së drejtës së votimit në Evropën e Bashkuar. Prandaj Varshava kërkon bashkëmendimtarë dhe aleatë madje jashtë Katërshes së Vishegradit. Tani, në cilësinë e vet të kryetares evropiane Sofja luan një rol edhe më të rëndësishëm dhe përpjekjet Polonisë për ë fituar përkrahjen e saj u dyfishuan. Vëzhguesit nuk harrojnë të përmendin se Bullgaria zhvillon një politikë më të matur dhe nuk është e prirë për t’u angazhuar në konflikte midis Brukselit dhe ndonjë prej vendeve anëtare. Pavarësisht se çfarë do të ishin rezultatet e këtyre veprimeve diplomatike, nuk ka dyshim se Bullgaria ka vendosur të luajë një rol më aktiv në skenën ndërkombëtare gjatë Presidencës së saj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES dhe BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD