Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndihma obstetrike mund të kthehet në duart e mamive

БНР Новини
Foto: BGNES

Në sfondin e krizës së thellë demografike në vend dhe pasi viti 2017 u shpall vit me më pak foshnja të lindura që prej katër vitesh, është koha prapë të flasim për natalitetin. Mamitë të cilat kujdesen për lindjen e foshnjës, i gëzohen respektit të bullgarëve.

Në kuadrin e një forumi kushtuar Ditës së Ndihmës Obstetrike, 21 janarit, mami nga mbarë vendi përkrahën deklaratën për ndryshimin e një urdhërese nga viti 2006, e cila i pengon praktikës individuale obstetrike. Ato insistojnë për rregullimin e kujdesit të mamive para lindje, pas lindjes dhe të patronazhit; për hartimin dhe miratimin e një standardi në obstetrikë në përputhje me legjislacionin evropian, për mundësi të praktikës me vete obstetrike dhe për shpërblim tri rroga minimale. Kërkesa e mamive gjetën përkrahjen e mjekëve, rretheve akademike dhe administratës shtetërore.

Në Urdhëresë duhet të shtohet vetëm, se mamitë mund të ndihmojë në një lindje normale. Ajo mund të bëjë këtë, sepse është e përgatitur mirë dhe e njeh më mirë problemet e gruas me barrë, se sa mjeku, i cili nuk është specialist në obstetrikë” – thekson profesor doktor Atanas Shterev, njeri prej specialistëve në vend. Hapat në këtë drejtim ai e formulon ashtu:

Në radhë të parë duhet të rregullohet praktika individuale të mamive. E dyta niveli i mësimdhënies të jetë i lartë, kështu që nga universitetet të dalin kuadro të përgatitura mirë. Urdhëresa në fuqi u jep mundësive mamive t’u shpjegojnë pacientëve çfarë është shëndeti dhe sëmundja, të ndihmojnë pacientët emocionalisht, por nuk u japin mundësi të udhëheqin një lindje normale. Në të theksohet se kjo bëhet nën kontrollin e mjekut. Dhe në këtë drejtim disponojmë një rezervë të madhe – 3500 mami të kualifikuara. Shpesh mamitë realizojnë konsultimet të grave me barrë. Këtu nuk bëhet fjalë për hapjen e kabineteve për diagnostikim të sëmundjeve. Mamitë më mirë dinë se çfarë analiza mjekësore nevojiten nënat e ardhshme.”

Mjekët, infermieret dhe mamitë gjithnjë duhet të jemi të informuar dhe kompetentë – thekson Millka Vasileva, kryetare e Asociacionit bullgar të Profesionistëve të Kujdeseve Shëndetësore, dhe vazhdon:

Problemet e mamive, dhe infermiereve janë shumë serioze. Gjithçka që bëjmë është për të mbrojtur profesionin tonë. Nga përvoja ime 20 vjeçare mjekësore mund të them, se asnjeri deri tashti nuk ka pyetur për problemet tona. Kjo megjithëqë shpesh kemi takime me Ministrinë e Shëndetësisë ose me Komisionin e Shëndetësisë pranë Kuvendit Popullor. Megjithë premtimet, ata nuk bëjnë asgjë.”

Përkrah qëndrimin tuaj dhe prandaj merr pjesë në këtë forum” – tha doktori Lëçezar Ivanvov, zëvendës kryetar i Komisionit të Shëndetësisë pranë parlamentit. “Në fushën e shëndetësisë, ne – politikanët u kemi borxh jo vetëm mamive, por të gjithë bullgarëve. Ne nuk arritëm të plotësojmë të gjitha premtimet dhe të realizojmë reformat e mëdha në sferën e mbrojtjes së shëndetit. Unë mora pjesë në hartimin e ligjit për institucionet e kujdesit shëndetësor, ku parashikohej të veçohen shërbime ambulatore për dhënien e kujdesit obstetrik dhe infermieror. Mirëpo, ky nen i ligjit u hoq dhe ai u shfuqizua. Mezi në vitin 2015 iu dha mundësi mjekëve asistentë, infermiereve dhe mamive, që me vete të ushtrojnë kujdes shëndetësore. Mirëpo, problemi është se pse ky ligj nuk punon? Një nga shkaqet është se ligji nuk rregullon anën financiare të problemit. Organi financiar, i cili shpërblen shërbimet shëndetësore janë Arka Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor dhe Ministria e Shëndetësisë. Mirëpo, në asnjë dokument nuk parashikohet mbështetja financiare e praktikës individuale obstetrike."

Gjatë forumit në Sofje mamitë diskutuan, që gjatë majit të organizojnë protesta, në se deri atëherë nuk do të diskutohen propozimet e tyre për ndryshime në urdhëresë, ndryshime këto të cilat të garantojnë praktikën e tyre profesionale.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Naçev

Shkencëtarët bullgarë në Antarktidë analizojnë aktivitetin diellor dhe ndikimin e tij në Tokë

Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..

botuar më 25-02-23 7.25.PD

74% e mjekëve të rinj zgjedhin Bullgarinë

Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..

botuar më 25-02-23 6.15.PD
Kompleksi arkeologjik

Jeta e trakëve dhe zbulimet e shkencëtarëve vendas – në fokus në "Lugina e mbretërve trakë"

“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..

botuar më 25-02-22 7.30.PD