Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryesia e komunitetit mysliman shpreh shqetësimin e saj lidhur me “Marshin e Llukovit”

Foto: BGNES

Myslimanët në Bullgari shprehën pozitën negative dhe shqetësimet e tyre në lidhje me ashtuquajturin “Marshin e Llukovit”, që u zhvillua më 17 shkurt në Sofje.

Kjo është shkruar në pozitën e Kryesisë së komunitetit mysliman. Ngjarja është “një procesion i urrejtjes kundër grupeve të ndryshme fetare dhe etnike në vend. Komuniteti mysliman është kategorikisht kundër shfaqjeve të tilla të urrejtjes dhe jotolerancës”, thuhet në pozitën e shpallur.

Kryesia e komunitetit të myslimanëve u bën thirrje të gjitha institucioneve, partive politike dhe shoqërisë në përgjithësi për respektimin e standardeve të larta, vlerave morale dhe parimeve demokratike të një shoqërie bashkëkohore, e cila është pjesë e Bashkimit Evropian.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi I motit për 27 nëntorin 2024

Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..

botuar më 24-11-26 7.35.MD

Është përgatitur vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..

botuar më 24-11-26 6.23.MD

Gjykata pranoi për shqyrtim kërkesat për anulimin e zgjedhjeve parlamentare

Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..

botuar më 24-11-26 5.37.MD