Violinisti i njohur rus Maksim Vengerov sonte hap edicionin e 18-të të Festivalit Muzikor Evropian. Bashkë me Filarmoninë e Sofjes ai do të ekzekutojë Koncert për Violinë dhe Orkestër nga Bramsi nën drejtimin e dirigjentit Najden Todorov. Krahas kësaj publiku do të dëgjojë edhe Simfoninë № 1 të Bramsit.
Vepra, të cilën do të ekzekutoj, është një simfoni të vërtetë, sepse fillon me një hyrje të orkestrës, ndërsa violina vazhdon temën e nisur prej saj. Mezi në pjesën e tretë violina hyn në rolin e solistes – rrëfen violinisti Maksim Vengerov.
Që nga mosha 5-vjeçare Maksim Vengerov ëndërronte të bëhej muzikantë. Kur ishte 10-vjeçar fitoi Konkursin “Vijanjavski”, ndërsa pesë vjet më vonë “Karll Flesh”. Sot violinisti 44 vjeçar dal në skenë me orkestrat më të mëdha dhe shpesh mund të shihet edhe prapa pultit të dirigjentit. Si misioni i vet më i përgjegjshëm e pranon mësimdhënien në Kolegjin Mbretëror Muzikor në Londër. Është i bindur se vetëm një fjalë mund të paracaktojë të ardhmen e një muzikanti të ri, sepse e ka forcën ta frymëzojë ose ta shtypë. Pranon, se për zhvillimin si muzikant një rol të madh në jetën e tij luajti violonçelisti Mstisllav Rostropoviç – mësues, mentor dhe idhull i tij.
Pasi vite me radhë i binte violinës Maksim Vengerov zgjeroi interesat me violinën e barokut dhe violën. Ka bërë eksperimente edhe me violinë elektrike. Vet ati thekson, se megjithëqë është pjesë e botës akademike, shpesh e konsiderojnë “djalin e keq të violinës”. Pranon, se ka vepra të cilët qindra herë i ka ekzekutuar në skenë, por kur kthehet prapë te ta, zbulon diçka të re krejt e ndryshme. E shpjegon këtë me faktin se vet ai ndryshon me kalimin e viteve. Për të violina shpreh ndjenjat më të thella të shpirtit.
Në vitin 1997 Maksim Vengerov u bë muzikanti i parë ekzekutues të muzikës klasike, ambasador i UNICEF-it. Si i tillë ai i binte violinës para fëmijëve në Ugandë dhe para bashkësive të fiseve në Tajlandë, ku e priti një kor fëmijësh me zëra prej engjëjsh.
Në programin e Festivalit Muzikor Evropian parashikohen 13 veprimtari me muzikantë të njohur nga Italia, Spanja, SHBA-ja, Rusia. Më 25 prill tre koncert mjeshtër të dalluar bullgarë do të dalin në skenë – Albena Danaillova, Dimitër Ivanov, Simeon Simeonov. Më 11 prill Kuarteti “Dalija” nga Spanja do të ekzekutojë vepra të autorëve modernë spanjollë. Më 17 maj publiku do t’u kënaqet ekzekutimeve të violistit rus me famë botërore Juri Bashmet, ndërsa pianisti Georgi Çerkin do të mbyll festivalin më 15 qershor me aranzhime të veta të pjesëve të dashura në programin “Estrada e Verës”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..