Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veshja tradicionale e bullgares dhe ndikimi i modës evropiane

БНР Новини

Bullgarja gjithmonë është shquar me punëdashësinë e saj, me mjeshtëritë dhe me ndjenjën për të bukurën. Dhe që të gjitha këto cilësi më mirë duken në veshjen tradicionale popullore bullgare, dhe më në veçanti në veshjen e grave. Gratë vet i kanë thurur stofrat për qepjen e rrobave, i kanë zbukuruar me qëndisje me fije të lyera me dorë, duke futur në to jo vetëm botëkuptimin e vet, por dhe duke i transmetuar për brezat e ardhshëm këto motive të lashta. Në bazë të veshjes popullore mund të përcaktohet se nga cila krahinë etnografike është gruaja, nga cili fis është dhe akoma shumë gjëra të tjera. Por, pas Çlirimit të Bullgarisë gjatë vitit 1878, në veshjen e bullgares bëhen ndryshime të konsiderueshme. Për to tregon etnologia Eli Guceva:

Rruazat, dantella si dhe stolitë e tjera të ndritshme – një etapë më e vonshme e zhvillimit të rrobave. Zbukurimi i ndërlikuar dhe i pasur pothuajse zhduken aty nga fundi i shekullit të 19.

Deri në periudhën e Çlirimit bullgarja e ruan kostumin e vet tradicional kryesisht në fshat. Ai përfshin një këmishë dhe një rrobe të sipërme, e cila ose është e hapur përpara /që quhet saja/ ose përbën një sukman /xhamadan/ të tërë. Këmisha është zbukuruar me qëndisje të shumta e të pasura, hedhja e shamisë në kokë ekziston si një element të rëndësishëm nga veshja e gruas së martuar. Kostumi përfshin dhe aksesorë – çorape, përparëse, brez, kollan dhe zbukurimet e tjera përkatëse, të cilat mbahen nga gruaja në varësi nga gjendja e saj sociale dhe familjare, nëse është e martuar apo jo.

Bëhet ndarja e rrobës së sipërme në një fund të veçantë dhe një xhamadan në pjesën e sipërme.

Dallimet bazë vihen re në qztetet. Aty akoma përpara Çlirimit nga Stambolli drejt pjesës jugore të Bullgarisë si dhe nga Vjena drejt pjesës së saj veriore dhe Sofjes hyjnë elemente të reja në rrobat. Dhe jo në vend të fundit është dhe përngjarja specifike me gratë bullgare më të pasura të qytetit - ato udhëtojnë deri në qytetet si Vjena, Parisi dhe kryeqytetet e tjera evropiane të modës gjatë asaj kohe. Sepse në familjet më të pasura ka qenë një çështje me prestigj - që të kesh një veshje, e cila është idhur në ndonjë farë mënyre me modën evropiane. Në fshat ndryshimet bëhen shumë ngadalë dhe janë lidhur më tepër me dekorimin e rrobave.

Qëndisja, e cila kërkon shumë punë dhe e cila sjellë shumë simbolikë gjatë gjithë periudhës së Rilindjes, pak nga pak zhduket. Në vend të saj vjen dantella, e cila është nëpër fundin e këmishës dhe nëpër mëngët. Këmisha shkurtohet dhe bëhet një rrobe e poshtme, ku rroba e sipërme kalon në një tip më të thjeshtuar, i ngjashëm me fustanin. Në fshat, zbukurimet vazhdojnë të ekzistojnë dhe të sjellin simbolikën e vet, por këto tanimë nuk janë zbukurime kaq të pasura prej metaleve të shtrenjta" – ve në pah dallimet më të rëndësishme Eli Guceva.

Këmisha e shkurtuar, e cila nuk shikohet nën fund, kthehet në një rrobe e poshtme.

Pak nga pak zhduket dhe vendosja e shamisë mbi kokë, një shenjë dalluese e gruas së martuar, e cila ka mbuluar krejtësisht kokën e vet dhe flokët ose ka lënë të shikohet vetëm ndonjë pjesë e veçantë të flokut.

Vendosja e shamisë mbi kokë ruan më tepër funksionin e ritit në disa tradita – për shembull ajo ruhet në veshjen e vajzave në ditën e Llazarit, një ditë përpara festës së Dafinës, një festë kushtuar fejesës dhe martesës së gruas” – shpjegon Eli Guceva. “Në qytet fillojnë të hyjnë kapelet, ka dhe një periudhë, gjatë së cilës ato janë  përfshirë gjerësisht dhe janë me forma shumë të pasura dhe të larmishme. Por, në mënyrë kategorike gjatë viteve 20 dhe 30 të shekullit të 20 gjërat janë krejtësisht të ndryshuara.

Ja dhe një ndryshim tjetër jo më pak të rëndësishëm të lidhur me stofrat dhe ngjyrat. Çfarë ndryshon në fund të shekullit të 19 dhe pas Çlirimit dhe në fillim të shekullit të 20?

Vendosja e shamisë në kokë ruhet vetëm në kostumin e ritit të llazarkave.Tendenca tek materialet dhe tek ngjyrat e rrobave gjithmonë ka ecur nga e thjeshta, nga ajo, e cila më shpesh haset në natyrë, drejt një larmie më të madhe. Bullgarja ka mbajtur një rrobe të bardhë prej pambuku ose prej kërpi, kurse më vonë në rajonet më të pasura – këmishë me mëngë prej mëndafshi. Derisa nuk vjen momenti, në të cilin rroba tanimë qepet krejtësisht jo prej stofrave të punuara me dorë por, prej stofrave të blera. Ngjyrosja po kështu ka qenë një pjesë nga jeta e bullgareve, ato kanë përdorur shumë ngjyrë bimore – karakteristike është ngjyrosja e rrobave të kuqe me bojë të prodhuar nga insekti kërmëz. Në fund të shekullit të 19 dhe në fillim të shekullit të 20 formohen zanatet e specializuara, të cilët janë lidhur me prodhimin e pjesave konkrete të veshjes së bullgares. Përdoren gjithnjë e më shumë materiale të gatshme, kurse thurja në dorë mbetet më tepër në fshatra. E gjithë kjo ecën paralelisht me industrializimin, në përgjithësi angazhimi i gruas, më në veçanti në qytet, ku gratë nuk e kanë këtë kohë të ulen dhe të endin stofra për rrobat e tyre.”

Kështu hap pas hapi, por në mënyrë të pashmangshme ndryshon veshja tradicionale e bullgares pas Çlirimit, ku pak nga pak kalon në një veshje moderne të qytetit të tipit evropian.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Desisllava Semkovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD