Në shenje respekti dhe mirënjohjeje për njeriun, mësuesin, muzikantin Petko Radev, i cili u nda nga jeta para disa muajve, miq dhe kolegë të tij së bashku me Bashkinë e qytetit Çirpan organizojnë një koncert më 13 prill kushtuar përvjetorit të 85-të të lindjes së tij. Në këtë veprimtari do të marrin pjesë orkestrat “Kanarite”, “Sllavjani”, “Konushenska Grupa”.
Pak janë muzikantët të cilët kanë arritur maja të tilla aq të larta si në muzikën simfonike, ashtu edhe në të popullore. Rruga profesionale e klarinetistit me famë botërore Petko Radev është ndër shembujt e rralla për këtë. Që kur ishte gjallë ai e ngriti autoritetin e muzikës popullore. Nxënësit e shumtë i këshillonte të respektojnë pastërtinë e stilit trak, të kërkojnë timbrin e kulluar të klarinetistëve më të dalluar. Vite me radhë ishte mik i respektuar dhe special i të gjitha festave folklorike në Traki
Petko Radevi lindi në fshatin Svoboda, rajoni i qytetit Çirpan. E trashëgoi gjeniun muzikor të atit. Që nga fëmijëria i binte klarinetës së tij. U pasionua pas muzikës dasmore, kur e dëgjoi për herë të parë grupin e Përvomajit dhe klarinetistin e tij Stojço Kuzmov. Dëshira e tij të përkushtohet në veglën e dashur ishte ajo, e cila e çoi në Shkollën Muzikore në Sofje, pas kësaj edhe në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov” në klasën e profesorit Sava Dimitrov. Që kur ishte studentë në vitin 1957 u bë mbajtës i çmimit të parë të Konkursit Ndërkombëtar për ekzekutues të veglave frymore në Gjenevë. Punonte si klarinetisti i parë në orkestra të mëdha simfonike si ajo e Radios Kombëtare Bullgare, Filarmonia e Sofjes. Në vazhdim të 11 viteve ishte solist muzikant i Teatrit të Operës së Milanos La Skala. Aty punonte me dirigjent të tillë të mëdhenj si Klaudio Abado, Rikardo Muti, Lenard Bërnstejn etj. Kudo që të ishte gjithnjë gjente kohë për muzikën e dashur trake. Krijoi një orkestër, për të cilën bëri aranzhime dhe krijonte muzikë. Ia kushtonte kohën punës pedagogjike si profesor i klarinetës në akademitë muzikore në Sofje dhe në Pllovdiv. Shumë prej nxënësve të tij ndoqën shembullin e tij dhe punuan në të dy gjinitë.
Nikolla Iliev është udhëheqës i Grupit “Konushenska”. Krahas kësaj ai ishte nxënës dhe mik i klarinetistit të madh. Për të ai tregon:
“Tërë jeta ime krijuese është e lidhur me klarinetistin Petko Radev. Isha nxënës në Sadovo, kur fillova t’i bie klarinetës. Dëgjova në radio incizimet e tij dhe ato lanë mbresa të paharrueshme tek unë. Ja përse te unë lindi dëshira për të imituar këtë muzikantë të madh bullgar. Përveç se posedonte një teknikë të mrekullueshme prej mjeshtri, ai e nxirrte nga klarineta një tingëllim të mrekullueshëm. Pasi dëgjove për mua, ai erdhi tek unë në teknikumin në Sadovo, ku mësova dhe vetëm për mua ekzekutoi disa melodi. Kështu u njohëm dhe lindi miqësia jonë. Më këshilloi të mësoj muzikë dhe të përsos mjeshtërinë time. Kjo u bë shkak që të nisa të mësoja në shkollën Muzikore në qytetin Pllovdiv. Pas kësaj në Konservatorin në Sofje isha në klasën e tij dhe i jam mirënjohës për të gjithë që mësova prej tij. Ai ishte mësuesi im jo vetëm në muzikë, por edhe në jetë. Më thoshte se duhet të ketë kolegjialitet dhe ndërgjegje miqësore, se njeriu mëson pa u ndërprerë për të zgjeruar botëkuptimin muzikor. Më dhuroi edhe një klarinetë. Edhe të dy bijtë e mi mbaruan Akademinë te ai gjë pas së cilës bënë aspirantura në Juilliard School në Nju Jork. Më këshillonte që në kompozimet e mia të rendit motivet ashtu që melodia të tingëllojë bukur. Mendonte se është më mirë që një kompozitor të krijojë një valle se sa pesë, por kjo një valle të mbetet në histori. Mendonte se gjithçka duhet të krijohej me mendim kështu që të kishte vlerë. Sipas tij njeriu duhet t’i mbetet besnik stilit të krahinës së lindjes dhe muzika duhet të rikrijojë përjetimet shpirtërore të krijuesit. Ato ishin këshillat më të vlefshme të mësuesit tim Petko Radev.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e këngëve u realizua nga anëtarët e 17 akademive muzikore nga 14 vende të BE-së. Në votimin publik..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..