Festivali Ndërkombëtar për Muzikë Moderne për piano ppIANISSIMO u hap më 13 prill me recital për piano “të parapërgatitur” të pianistit Rikardo Diskalco (Spanjë). Pas kësaj publiku pati mundësi të dëgjojë koncertin xhaz të Dejvid Hellbok trios nga Austria dhe programin “Mozaiku”. Në të u prezantuan 39 vepra të autorëve nga 39 shtete në ekzekutim të studentëve të Akademisë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”. Në kuadrin e këtij projekti veprat ishin nga një minutë secila gjë që vinte të sugjeronte forma më e përhapur e komunikimit kohët e fundit “sms muzikor”. Autor i idesë është profesoresha Borisllava Taneva. Ajo e realizoi projektin në bashkëpunim me Asociacionin e Marrëdhënieve Kulturore Bullgaro-Zvicerane bazuar në Gjeneve. Pas koncertit në Sofje programi do të prezantohet edhe në Qendrat Kulturore Bullgare në Vjenë dhe Bratislavë. Më shumë hollësi sjell profesoresha Taneva – njëra prej organizatorëve të veprimtarisë.
“Më 20 prill publiku dëgjoi Duon “Diagonal” – Anka Zllateva – klaviçembël dhe Adam Orvad – fizarmonikë. Tingëllimi i këtyre dy veglave muzikore gërshetohet shumë mirë, megjithëqë në shikim të parë ky tandem duket i çuditshëm. Publiku pati mundësi të dëgjojë dy premiera të veprave bullgare nga Georgi Arnaudov dhe Noris Getov. Adam Orvad do të realizojë një uërkshop për muzikë moderne në fizarmonikë. Me studentët një takim do të ketë edhe Marsell Vorms nga Holanda, recitali i të cilit është më 21 prill. Ditën e diele, më 22 prill programi është jo i zakontë për festivalin tonë. Këngëtarja e re Milla Mihova – soprano dhe Nikollaj Stojkov – klavikor do të prezantojnë këngë nga ylli islandez pop dhe rok Bjork.
Më 27 prill një recital do të ketë Hajg Melikjan nga Armenia. Ai është një pianist i jashtëzakonshëm dhe ekzekutimet e tij të muzikës moderne nuk e kanë shokun. Ai do të prezantojë vepra të kompozitorëve armenë. Më 28 prill parashikohen dy koncerte. Mëngjesin do të prezantohet Ansambli “Sillakbo” i përbërë nga ekzekutues me kombësi të ndryshe. Po këtë ditë organisti Dariush Prshibillski do të mbajë një koncerte në sallën e Akademisë Kombëtare Muzikore.
Këtu dëshiroj të theksoj, se në vazhdim të 21 vjetëve të realizohet një festival i muzikës moderne, kërkon shumë punë. Gëzohem se isha pjesë e ekipit të tij në vet fillimin. Pasi profesoresha Stella Dimitrova, themeluese dhe drejtoreshë shumëvjeçare artistike e forumit, vendosi t’u dorëzojë organizimin më të rinjve, atëherë bashkë me Ilija Gramatikovin e morën përsipër këtë punë jo të lehtë. Në ekipin tonë janë Gergana Nestorova, Margarita Ilieva dhe Eliana Zaharieva nga Radioja Kombëtare Bullgare” – përfundon profesoresha Taneva.
Koncerti i fundit i festivalit “Pianisimo 2018” është i grupit “Hiper duo” nga Zvicra më 29 prill në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: ppianissimo.info
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..