“Nuancat në art” është një seri koncertesh kushtuar Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Në program janë përfshirë grupe, orkestra, kore, të cilat e zhvillojnë veprimtarinë e tyre krijuese në saje të instituteve kulturore bashkiake. Më 2 maj do të mbahet një koncert, ku do të marrë pjesë Orkestra Frymore e Sofjes me dirigjent Vasill Deliev dhe Ansambli Koreografik “Sredec”, me udhëheqës Iva Tërneva dhe Nikollaj Iliev. Shumica e aktiviteteve të projektit e grumbullojnë publikun në “Llargoto” në qendër të Sofjes. Më shumë hollësi na solli Lilia Tosheva, drejtoreshë e Institutit Kulturor Bashkiak “Sredec”:
“Cikli prej spektaklesh dhe koncertesh është një projekt i ri i Drejtorisë “Kultura” pranë Bashkisë së Kryeqytetit dhe i instituteve kulturore bashkiake “Sredec”, “Iskër”, “Krasno Sello” dhe “Nadezhda”. Hyrja është e lirë për të gjithë. Ansamblet koreografike të Institutit Bashkiak Kulturor “Sredec” tashmë paraqitën një spektakël të përbashkët, u mbajtën edhe koncertet e orkestrës “Simfonieta” me dirigjent Svilen Simeonov, pjesa “Hirushja” e Studios Teatrale “Igra” (“Loja”), si dhe shumë aktivitete të tjera të instituteve të ndryshme kulturore. Projekti po vazhdon deri në fund të qershorit, kur mbaron edhe stina krijuese. Koncertet dhe spektaklet zhvillohen nën kupolën prej qelqi të “Llargoto”, pranë gërmimeve arkeologjike – atje ku “buron” historia mijëvjeçare e kryeqytetit tonë. Atmosfera është e jashtëzakonshme. Ka shumë publik dhe njerëz të brezave të ndryshëm. Më bën përshtypje se aktivitetet vizitohen jo vetëm nga kryeqytetasit, por edhe nga mysafirët bullgarë dhe nga ata të huaj të Sofjes.”
Në saje të Institutit Kulturor Bashkiak “Sredec” zhvillojnë veprimtari të ndryshme dhjetëra grupe muzikore, koreografike, teatrale dhe për fëmijë. Më 7 maj ansamblet koreografike të Institutit Kulturor do të marrin pjesë në koncertin “Evropa po vallëzon”, i cili është pjesë e “Festivalit Muzikor Evropian”. Me rastin e Ditës së Evropës gjithashtu po përgatitet një program i posaçëm me titullin “Ngjyrat e Evropës”. Krahas koncerteve ka një përgatitje aktive për festivalin “Sofja po krijon”, i cili zhvillohet nën formën e konkursit. Instituti Kulturor Bashkiak “Sredec” e organizon këtë forum nga 16 deri në 19 maj. Atje konkurrojnë fëmijë dhe të rinj të moshave të ndryshme në kategori të ndryshme – folklor, balet, valle klasike dhe moderne etj. Gala koncerti do të jetë më 19 maj, në sallën e rinovuar të shtëpisë kulturore “Sredec”. Atëherë do të jetë dorëzimi i dekoratave të fituese në festivalin “Sofja po krijon”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..
DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..
Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..