Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Patchwork-u është hobi dhe art, i cili formon shijen

БНР Новини

Rrënjët e patchwork-ut fshihen në kohën më të moçme, megjithëqë pranohet, se kjo teknikë, në formën e saj moderne, lindi në shekullin XVIII në Angli. Prandaj emri patchwort vjen nga fjalët angleze patch – leckë dhe work – punë. Përbëhet në ngjitjen e copëzave të llojllojshme të stofit, prej të cilave punohen artikuj të larmishëm – mbulesa për krevate dhe tavolina, batanije, këllëfë për jastëkë, lodra etj. Për punimin e tyre shfrytëzohen teknika të ndryshme.

Снимка

Pas Luftës së Dytë Botërore kjo zeje ishte në njëfarë rënie, por në vitet 70-të të shekullit XX u rimëkëmb. Atëherë në modë doli stili folklorik. Në Bullgari ky art aplikues filloi të përhapet mezi pas ndryshimeve në vitin 1989. Shumë para kësaj hapat e parë në të bëri Kremena Kambova. Më se 40 vjet ajo punon veprat e saj me zemër dhe shpirt.

Në vitin 1986 në televizion njoftuan, se çdo grua e cila zotëron ndonjë punëdore mund të vijë për të prezantuar në programin “TV Nedellnik”. Pikërisht në të dhe disa vite më vonë në një revistë u prezantua puna ime dhe veprat e mia. Ky lloj arti nuk ishte i njohur deri atëherë në Bullgari” – kujton Kremena Kambova.

Снимка

Ajo është një mjeshtre autodidakte. Kur vite më vonë shikoi në Internet se si bëhet patchwork, ajo mbeti e çuditur, sepse me talentin që posedon ajo vet i kishte zbuluar ato teknika. Nuk e mohon rrymat moderne në punimet si aplikacione, rruaza, dantelle, qëndisje etj, edhe i përdor në veprat e saj. Megjithëkëtë dashuria e saj është patchwork-u klasik.

Patchwork-u klasik është qepja e copëzave të stofrave të ndryshme vënia e pambukut për mbushje midis këtyre copëzave të ngjitura dhe stofit tjetër. Në këtë mënyrë duhet të formohet një e tëra. Më e rëndësishmja është montimi i copëzave të stofrave në motive interesante dhe gërshetimi i ngjyrave. Bukuria e paçuorkut duhet t’i kënaq syrit. Stili klasik përfshin figura gjeometrike, të cilat në varësi të autorit renditen në mënyra të ndryshme. Ato janë punime artizanale, ku me më shumë rëndësi është të zgjidhen stofrat dhe ngjyrat. Mjeshtret duhet të dinë se si të luajnë me gamën e ngjyrave dhe se si të bëjnë figurat e ndryshme. Në punimin e paçuorkut klasik gjithçka bëhet me dorë dhe kjo kushton shumë kohë.”

Снимка

Mendoj se paçuorku ka një rol utilitar, domethënë ai duhet të gjejë aplikim në jetë” – tregon Kremena Kambova. Asaj nuk i pëlqen paçuorku modern, sepse sendet e punuara – tablo, postera, pano – sjellin vetëm një dobi estetike.

Paçuorku i jap shtëpisë një shpirt. Krahas kësaj vjen të tregojë sa mirë është që njeriu të ketë një hobi të tillë. Çdo njeri plaket dhe puna e tij aktive shoqërore po përfundon. Pikërisht atëherë është mirë, që ai të ketë me çfarë të merret, kështu që truri, mendja, duart dhe shqisat të vazhdojnë të punojnë” – mendon doajenja e paçuorkut në Bullgari.

Снимка

Kremena Kambova preferon që në punën e saj të gërshetojë materi të ndryshme, sepse kështu vepra e punuar posedon një butësi më të madhe dhe një larmi tërheqëse. Në punën e vet shfrytëzon materi si lino, pambuk, triko. Nuk shfrytëzon pëlhura me shkëlqim, sepse mendon, se në çdo punë duhet të shfaqet një maturi, se gjithçka duhet të jetë punuar me duart dhe shqisat. Si kalon procesi i krijimit të një vepre shpjegon vet mjeshtrja.

Снимка

Në radhë të parë është ideja dhe përfytyrimi se si të realizohet. Pas kësaj fillon renditja, copëzimi, prerja, hedhja. Unë jam më në veçanti krijuese dhe kam zbuluar se pa durimin e domosdoshëm nuk mund të realizohet ideja e dëshiruar.

Si një art aplikues paçuorku nuk ka popullaritet në Bullgari. Vitet e fundit shihet një interes në rritje, më në veçanti në sajë të grupeve në Facebook, ekspozitave dhe kurseve, ku mendimi dhe dituritë e bashkëbisedueses vlerësohen lartë. Vallë, a shfaqin interes njerëzit ndaj paçuorkut, a mund të vlerësojnë ata punën e mjeshtrit?

Снимка

Po, mendoj, se ata posedojnë shqisat për të vlerësuar këtë punë dore. Njerëzit e pëlqejnë dhe e përdorin sendet e punuara në këtë mënyrë. Dëshira ime është që gjithçka e punuar prej meje të gjejë aplikim në shtëpi, që njeriu të pronësojë ndonjë gjë që dallohet nga atë që shitet në treg. Për mua nuk është me aq rëndësi puna se sa rezultatet. Për mua ky është një hobi. Prandaj dëshiroj që njeriu i cili e merr veprën time të pëlqejë atë të cilën e kam punuar dhe ta shfrytëzojë. Sepse ky është në thelbin e punës sime.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD