Rrënjët e patchwork-ut fshihen në kohën më të moçme, megjithëqë pranohet, se kjo teknikë, në formën e saj moderne, lindi në shekullin XVIII në Angli. Prandaj emri patchwort vjen nga fjalët angleze patch – leckë dhe work – punë. Përbëhet në ngjitjen e copëzave të llojllojshme të stofit, prej të cilave punohen artikuj të larmishëm – mbulesa për krevate dhe tavolina, batanije, këllëfë për jastëkë, lodra etj. Për punimin e tyre shfrytëzohen teknika të ndryshme.
Pas Luftës së Dytë Botërore kjo zeje ishte në njëfarë rënie, por në vitet 70-të të shekullit XX u rimëkëmb. Atëherë në modë doli stili folklorik. Në Bullgari ky art aplikues filloi të përhapet mezi pas ndryshimeve në vitin 1989. Shumë para kësaj hapat e parë në të bëri Kremena Kambova. Më se 40 vjet ajo punon veprat e saj me zemër dhe shpirt.
“Në vitin 1986 në televizion njoftuan, se çdo grua e cila zotëron ndonjë punëdore mund të vijë për të prezantuar në programin “TV Nedellnik”. Pikërisht në të dhe disa vite më vonë në një revistë u prezantua puna ime dhe veprat e mia. Ky lloj arti nuk ishte i njohur deri atëherë në Bullgari” – kujton Kremena Kambova.
Ajo është një mjeshtre autodidakte. Kur vite më vonë shikoi në Internet se si bëhet patchwork, ajo mbeti e çuditur, sepse me talentin që posedon ajo vet i kishte zbuluar ato teknika. Nuk e mohon rrymat moderne në punimet si aplikacione, rruaza, dantelle, qëndisje etj, edhe i përdor në veprat e saj. Megjithëkëtë dashuria e saj është patchwork-u klasik.
“Patchwork-u klasik është qepja e copëzave të stofrave të ndryshme vënia e pambukut për mbushje midis këtyre copëzave të ngjitura dhe stofit tjetër. Në këtë mënyrë duhet të formohet një e tëra. Më e rëndësishmja është montimi i copëzave të stofrave në motive interesante dhe gërshetimi i ngjyrave. Bukuria e paçuorkut duhet t’i kënaq syrit. Stili klasik përfshin figura gjeometrike, të cilat në varësi të autorit renditen në mënyra të ndryshme. Ato janë punime artizanale, ku me më shumë rëndësi është të zgjidhen stofrat dhe ngjyrat. Mjeshtret duhet të dinë se si të luajnë me gamën e ngjyrave dhe se si të bëjnë figurat e ndryshme. Në punimin e paçuorkut klasik gjithçka bëhet me dorë dhe kjo kushton shumë kohë.”
“Mendoj se paçuorku ka një rol utilitar, domethënë ai duhet të gjejë aplikim në jetë” – tregon Kremena Kambova. Asaj nuk i pëlqen paçuorku modern, sepse sendet e punuara – tablo, postera, pano – sjellin vetëm një dobi estetike.
“Paçuorku i jap shtëpisë një shpirt. Krahas kësaj vjen të tregojë sa mirë është që njeriu të ketë një hobi të tillë. Çdo njeri plaket dhe puna e tij aktive shoqërore po përfundon. Pikërisht atëherë është mirë, që ai të ketë me çfarë të merret, kështu që truri, mendja, duart dhe shqisat të vazhdojnë të punojnë” – mendon doajenja e paçuorkut në Bullgari.
Kremena Kambova preferon që në punën e saj të gërshetojë materi të ndryshme, sepse kështu vepra e punuar posedon një butësi më të madhe dhe një larmi tërheqëse. Në punën e vet shfrytëzon materi si lino, pambuk, triko. Nuk shfrytëzon pëlhura me shkëlqim, sepse mendon, se në çdo punë duhet të shfaqet një maturi, se gjithçka duhet të jetë punuar me duart dhe shqisat. Si kalon procesi i krijimit të një vepre shpjegon vet mjeshtrja.
“Në radhë të parë është ideja dhe përfytyrimi se si të realizohet. Pas kësaj fillon renditja, copëzimi, prerja, hedhja. Unë jam më në veçanti krijuese dhe kam zbuluar se pa durimin e domosdoshëm nuk mund të realizohet ideja e dëshiruar.”
Si një art aplikues paçuorku nuk ka popullaritet në Bullgari. Vitet e fundit shihet një interes në rritje, më në veçanti në sajë të grupeve në Facebook, ekspozitave dhe kurseve, ku mendimi dhe dituritë e bashkëbisedueses vlerësohen lartë. Vallë, a shfaqin interes njerëzit ndaj paçuorkut, a mund të vlerësojnë ata punën e mjeshtrit?
“Po, mendoj, se ata posedojnë shqisat për të vlerësuar këtë punë dore. Njerëzit e pëlqejnë dhe e përdorin sendet e punuara në këtë mënyrë. Dëshira ime është që gjithçka e punuar prej meje të gjejë aplikim në shtëpi, që njeriu të pronësojë ndonjë gjë që dallohet nga atë që shitet në treg. Për mua nuk është me aq rëndësi puna se sa rezultatet. Për mua ky është një hobi. Prandaj dëshiroj që njeriu i cili e merr veprën time të pëlqejë atë të cilën e kam punuar dhe ta shfrytëzojë. Sepse ky është në thelbin e punës sime.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..