Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët jashtë shtetit. Kaq afër dhe kaq larg

БНР Новини
Foto: aba.government.bg

Para disa ditësh mes bullgarëve në Romë u prezantua pjesa e dytë e përmbledhjes “Bullgarët jashtë shtetit”. Kaq afër dhe kaq larg”. Në libër janë përfshirë ese, analiza, studime etnologjike. Përpiluesja e përmbledhjes është Snezhana Joveva-Dimitrova, e cila vite të gjata punon mbi temën për bullgarët nëpër botë.

Premiera e pjesës së dytë të përmbledhjes mes bullgarëve në kryeqytetin italian kaloi me sukses, tregoj për Radio Bullgarinë Snezhana Dimitrova. Gjatë vitit 2016 lindi ideja dhe u botua vëllimi i parë i kësaj përmbledhjeje, me ndihmën e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe të revistës “Ongal”. Bashkë morëm vendimin që përmbledhja , përveç në letër të jetë e disponueshme edhe online, në një platformë interneti – kështu mund të lexohet nga bullgarët kudo në botë.

СнимкаPërveç artikujve akademikë, në botim kemi përfshirë dhe tregime emocionuese të bullgarëve , të cilët kanë zgjedhur të jetojnë në vendet e tjera, por me një etje të madhe dhe emocion për atdheun. Këto janë 23 studime dhe tregime. Një interes shumë të madh shkaktoi studimi për “sipërmarrësinë etnike” mes bashkatdhetarëve tanë, kryesisht në botën gjermano-folëse. Të bukura janë tekstet e Neli Pintevës, një zonjë nga Zvicra, e cila tregon për rrugën jashtë shtetit. Ajo është dirigjente dhe muzikante dhe tregon për jetën e  krijuesve bullgarë jashtë shtetit. Shumë të rëndësishme janë dhe tekstet e Snezhina Meçevës - drejtoresha shumëvjeçare e shkollës bullgare në Londër, për format e arsimit të ditës së shtunë e të diel në shkollat tona jashtë shtetit.

Në vëllimin e dytë janë paraqitur komunitetet bullgare nga Anglia, Gjermania, Austria, Zvicra. Janë studiuar dhe bashkësitë kishtare dhe fetare të bashkatdhetarëve tanë në Spanjë. Është i thelluar dhe studimi akademik për diasporat historike. Në të janë treguar veçoritë regjionale dhe etnike dhe kulturore të bullgarëve në Shqipëri, Moldavi, Ukrainë, Serbi. Do të mësojmë shumë dhe për fenomenin dhe karakteristikat tipologjike të bullgarëve në Ukrainë si dhe të bashkatdhetarëve tanë në Brazili, të cilët janë kryesisht nga Moldavia. Mund të lexohen dhe dy studime shumë interesante për bullgarët në Itali, të cilët tregojnë  se “Çfarë do të thotë të kërkosh veten jashtë shtetit”, si zhvillohen bashkësitë bullgare aty dhe sesi fëmijët ruajnë identitetin e vet bullgar. Në vëllimin e dytë marrin pjesë kolegë  nga Instituti për studimin e gjuhës bullgare. Nuk dua të lë pas dore  dhe artikullin për 100-vjetorin e shkollës bullgare në Budapest.

Pas Romës, ku do të zhvillohet premiera tjetër e përmbledhjes?

Rruga e përmbledhjes vazhdon nëpër botë. Prezantimet e tjera do të jenë mes bashkatdhetarëve tanë në Frankfurt, Budapest dhe Vjenë. Pas interesit të madh ndaj pjesës së parë, është më se e natyrshme të ketë dhe të dytë. Mendoj se do të ecim dhe drejt vëllimit të tretë – kemi planifikuar botimin e tij gjatë vitit 2019. Përmbledhja mund të gjendet në internet adresën e revistës “Ongal” (http://www.spisanie.ongal.net/broi15.html) dhe bashkatdhetarët tanë  mund t’i ndajnë emocionet e veta  të provokuara nga tekstet , si dhe të shpërndajnë këtë dije, e cila na bën me të vërtetë të denjë” – thotë  akoma Snezhana Joveva Dimitrova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krijues të njohur do të marrin pjesë në punëtorinë artistike “Krijuesi dhe natyra” buzë Danubit

Punëtoria e 29-të kombëtare e arteve pamore “Krijuesi dhe natyra” do të zhvillohet në fshatin Vetren, buzë lumit Danub, nga data 22 deri më 28 gusht, njoftuan për BTA organizatorët nga Shoqata Lokale e Piktorëve dhe Komuna e qytetit Silistra. Në..

botuar më 25-08-22 6.10.PD

Bullgaria është mikpritëse e një forumi evropian për gjuhët klasike

Bullgaria është për herë të parë mikpritëse e konferencës vjetore të Euroclassica – federata evropiane e mësuesve të gjuhëve klasike, njofton BTA. Ngjarja ndërkombëtare, e cila po zhvillohet në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", vendos..

botuar më 25-08-21 3.59.MD

Ekspozita “American Art” sjell në Burgas vepra të krijuesve botërorë

Bashkia e qytetit Burgas dhe galeria Vivacom Art Hall Oborishte 5 prezantojnë ekspozitën ndërkombëtare American Art, e cila sjell në Burgas vepra nga disa prej krijuesve më të rëndësishëm amerikanë dhe botërorë të shekullit XX dhe XXI. Hapja zyrtare..

botuar më 25-08-20 12.16.MD