Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga bullgare është mes këngëve të përzgjedhura në “Eurovision”

БНР Новини
Foto: BGNES

Kënga “Bones”, me të cilën Bullgaria merr pjesë në edicionin e 63-të të “Eurovision”- it do të prezantohet më 8 maj, gjatë gjysmëfinales së parë të konkursit, në kryeqytetin portugez Lisbonë. Këngëtarët janë Zhana Bergendof, Vlladimir Mihajllov, Gjeorgji Simeonov-JJ, Xhoni Manjuell dhe Trej Kembëll, të gjithë të bashkuar në grupin Equinox. Projekti është krijuar posaçërisht për konkursin e këngëve, kurse ideja është e  Borisllav Millanovit - producent dhe kompozitor. Ai është dhe autor i këngës "Bones" në bashkëpunim me Trej Kembëll, Joakim Pershon dhe Dag Lundberg. Kënga sjell mesazhe universale për vlerat e vërteta në jetë dhe dashurinë e pakushtëzuar, përtej kufizimeve të botës materiale.

Për prezantimin në “Eurovision-2018”, Televizioni Kombëtar Bullgar bashkëpunon me  Symphonix International. Kompania e produksionit lidhet me sukseset bullgare në “Eurovision” gjatë dy vjetëve të fundit. Kompozicione të tyre janë "Beautiful Mess", në interpretim të këngëtarit Kristian Kostov, i cili fitoi vendin e dytë në konkursin gjatë vitit 2017 dhe "If love was a crime", me të cilën Poli Genova  zuri vendin e katërt gjatë vitit 2016. Takimi i parë i kompanisë me “Eurovision” është gjatë vitit 2011, kur krijon këngën e Poli Genovës “Me inat”. Pas kësaj Symphonix fiton marrëveshje në Maqedoni, Serbi, kurse sivjet - edhe në Austri.


Tanimë është zhvilluar dhe prova e parë në Lisbonë, në të cilën këngëtarët bullgarë kanë mahnitur të pranishmit me interpretimin e vet tepër preciz vokal. Fill pas provës, delegacioni ynë dha një konferencë shtypi për mediet e huaja. Zhana, Vlladimir, Gjeorgji, Xhoni dhe Trej ndanë përshtypjet nga skena dhe treguan për prezantimin e vet skenik dhe për mesazhin e këngës. Siç transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare /BTA/,  bookmakersit e kanë vënë këngën Bones mes 5 këngëve mundësisht fituese në “Eurovision”. Sipas prognozave, favorit në edicionin e sivjetshëm të “Eurovision”janë Izraeli, Franca, Australia, Norvegjia, Bullgaria, Estonia, Çekia, Suedia, Spanja dhe Italia.

Më 6 maj do të zhvillohet ceremonia e hapjes së edicionit të 63-të të konkursit ndërkombëtar “Eurovision”. Atëherë përfaqësuesit bullgarë do të kalojnë përmes qilimit të kuq në Lisbonë, bashkë me konkurrentët e vet nga 42 shtetet e tjera, të cilët sivjet do të përfshihen në garën më prestigjioze muzikore të Evropës. Për këngën bullgare do të mund të votojnë spektatorët dhe juritë e 21 shteteve /Austria, Azerbajxhani, Shqipëria, Armenia, Bjellorusi, Belgjika , Britania e Madhe, Greqia, Estonia, Izraeli, Irlanda, Islanda, Spanja, Qiproja, Letonia, Maqedonia, Portugalia, Finlanda, Kroacia, Çekia, Zvicra/.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas dy albumeve solo Petko Sllavov prezantoi këngën e tij më të re

Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..

botuar më 25-01-28 6.40.PD
Kristina Donçeva

"Te dua"

Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..

botuar më 25-01-27 6.20.PD

"Tears Of Heaven"

Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..

botuar më 25-01-24 6.15.PD