Duke lexuar ndonjë libër, ne zhytemi në atmosferën e heronjve, përjetojmë ndjenjat e tyre, e përfytyrojmë tablotë e ndodhive dhe sikur zhytemi në aromën e mjedisit. Mirëpo, del, që mund të nuhatim aromat e heronjve të preferuar në sajë të erës së këndshme që lëshojnë qirinjtë e punuara nga Nina Aleksandrova.
Megjithëqë ka mbaruar financa dhe punonte si bankiere, shumë shpejtë ajo zbuloi se kjo nuk është prirja e saj. Me dëshirën të punojë diçka më kreative dhe të kthejë hobin e vet – leximin e librave – në profesion, papritmas ajo zbuloi me çfarë të merret:
Si rezultat Nina Aleksandrova filloi të mësojë procesin e prodhimit të qirinjve duke frekuentuar edhe kurse të specializuara. Më parë bënte qirinj për veten dhe për të afërmit e saj. Pas kësaj vendosi të provojë në se një produkt të tillë do të pëlqejnë lexuesit bullgarë. Doli që interes ka. Kështu në treg dolën qirinjtë e parë bullgarë “Me aromë të librave” për adhuruesit e letërsisë.
Qiriu i parë, të cilin Nina Aleksandrova e prodhoi dhe interesi ndaj të cilit nuk pushon edhe më sot, është i Risandit nga “Oborr nga trëndafila dhe gjemba” me aromën e oqeanit dhe agrumeve. Deri tashti aromën e vet kanë më se 200 heronj dhe libra, ndër të cilët Pipi Çorapegjata, Princi i Vogël, Xhej Getsbi. Më të kërkuar janë aromat e heronjve të librit “Hari Potër” me autore Xhoan Rouling, “Kryezoti i unazave” nga Xhon Tollkin, “Oborr nga trëndafila dhe gjemba” dhe “Froni i qelqtë” nga Sara Maas. Nina Aleksandrova ka bërë aromat e Elizabeth Benetit nga “Krenari dhe paragjykim” nga Xhejn Ostin, Ivan Shatovit nga “Djajtë” e Dostoevskit, “Mjeshtri dhe Margarita” nga Mihaill Bullgakov, personazhet kryesore të librit “Iku bashkë me erën” nga Murgarët Mitchell.
“Heroi më i vështirë është vet libri. Qiriu nuk është për vet heroin, por për librin “Shkëndija jete” nga Erih Marija Remark. Ishte shumë e vështirë, sepse libri rikrijon një ndodhi të vërtetë nga Lufta e Dytë Botërore. Ishte një sfidë që kjo të vishet me ndonjë aromë. Mirëpo, në fund të fundit doli mirë, sepse aroma ngre një të ftohtë. Për të arritur këtë efekt shfrytëzova shumë aroma – anason, livandë, nenexhik i egër, pishe, petigren."
Si kalon procesi i krijimit të qirinjve me aromën e librave ose heronjve të tyre shpjegon Nina Aleksandrova:
“Fillimisht caktohet aroma e heroit të veçantë. Kjo është puna më specifike, sepse unë përziej aroma të ndryshme, të cilat sipas meje rikrijojnë më mirë tiparet e heroit. Karakteristikat e jashtme të heroit i shfrytëzoj për dizajnin e qiriut, për ngjyrën e tij, për etiketën. Pasi caktoj aromat krijoj qiriun – shkrij dyllin, shtoj bojën dhe aromat. Pas kësaj e derdh këtë substancë në kavanoza. Më në fund e bëj etiketën e qiriut.”
Në punën e saj Nina Aleksandrova shfrytëzon stearinën dhe dyllin prej palme, të cilët janë të padëmshëm, nuk janë toksik dhe digjen pa tym. Krahas kësaj 50 janë aromat që përzien sipas ndjenjës së vet të brendshme dhe pas vlerësimit se si përshtaten aromat me njëra tjetrën.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal dhe Desisllava Semkovska
Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata jo vetëm të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e vezëve më të bukura dhe origjinale të..
Përdorimi i formave të respektit që tregojnë fillimin, zhvillimin dhe përfundimin e komunikimit tek bullgarët e Shqipërisë janë objekt analize në punën e Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Universitetin e Tiranës. Ajo e mblodhi..
Vitet e fundit është forcuar bashkëpunimi mes kinemasë bullgare dhe asaj shqiptare. Prodhimet shqiptare gjithnjë e më shumë po gjejnë vend në festivalet bullgare dhe anasjelltas. Kjo tregon ndërveprimin artistik në rritje mes dy vendeve tona, i cili..
Universitet i Ri Bullgar shpall fillimin e nismës “Ditët Pranverore të Arteve” – një festë e krijimtarisë dhe kulturës. Nga 22 prill deri më 5..