Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qirinj “Me aromën e librave” e shndërrojnë leximin në një përjetim të shqisave

БНР Новини
6
“Libra të vjetra” – disa lloje pemësh, vanilje, mjaltë, kafe

Duke lexuar ndonjë libër, ne zhytemi në atmosferën e heronjve, përjetojmë ndjenjat e tyre, e përfytyrojmë tablotë e ndodhive dhe sikur zhytemi në aromën e mjedisit. Mirëpo, del, që mund të nuhatim aromat e heronjve të preferuar në sajë të erës së këndshme që lëshojnë qirinjtë e punuara nga Nina Aleksandrova.

Снимка

Megjithëqë ka mbaruar financa dhe punonte si bankiere, shumë shpejtë ajo zbuloi se kjo nuk është prirja e saj. Me dëshirën të punojë diçka më kreative dhe të kthejë hobin e vet – leximin e librave – në profesion, papritmas ajo zbuloi me çfarë të merret:

Sara Xhanet Maas, “Oborr nga trëndafila dhe gjemba”, Risand – oqean dhe agrumeNdodhi, që pas një libri nga vargu “Oborr nga trëndafila dhe gjemba” nga Sara Xhanet Maas papritmas në një sajt perëndimor zbulova një qiri prej letre të njërit prej heronjve të këtij libri. E pëlqeva këtë ide, sepse një qiri i tillë sjell në shtëpi një komoditet dhe ngrohtësi. Krahas kësaj ai kujton librin, të cilin njeriu e ka lexuar, ose heroin të cilin e ka pëlqyer. Fillova të kërkoj, a bëhet ndonjë gjë e tillë edhe në Bullgari. Doli, që jo vetëm se qirinj të tillë nuk ka, por edhe njerëzit nuk kanë dëgjuar për ekzistencën e një gjëje të tillë. Atëherë vendosa, se pikërisht punimi i qirinjve me aromë do të jetë profesioni im i ardhshëm.”

Si rezultat Nina Aleksandrova filloi të mësojë procesin e prodhimit të qirinjve duke frekuentuar edhe kurse të specializuara. Më parë bënte qirinj për veten dhe për të afërmit e saj. Pas kësaj vendosi të provojë në se një produkt të tillë do të pëlqejnë lexuesit bullgarë. Doli që interes ka. Kështu në treg dolën qirinjtë e parë bullgarë “Me aromë të librave” për adhuruesit e letërsisë.

Qiriu i parë, të cilin Nina Aleksandrova e prodhoi dhe interesi ndaj të cilit nuk pushon edhe më sot, është i Risandit nga “Oborr nga trëndafila dhe gjemba” me aromën e oqeanit dhe agrumeve. Deri tashti aromën e vet kanë më se 200 heronj dhe libra, ndër të cilët Pipi Çorapegjata, Princi i Vogël, Xhej Getsbi. Më të kërkuar janë aromat e heronjve të librit “Hari Potër” me autore Xhoan Rouling, “Kryezoti i unazave” nga Xhon Tollkin, “Oborr nga trëndafila dhe gjemba” dhe “Froni i qelqtë” nga Sara Maas. Nina Aleksandrova ka bërë aromat e Elizabeth Benetit nga “Krenari dhe paragjykim” nga Xhejn Ostin, Ivan Shatovit nga “Djajtë” e Dostoevskit, “Mjeshtri dhe Margarita” nga Mihaill Bullgakov, personazhet kryesore të librit “Iku bashkë me erën” nga Murgarët Mitchell.

Erih Marija Remark, “Shkëndija jete” – anason, petigren, pishe, livandë, nenexhik i egërMirëpo, për rikrijimin e aromës së kujt prej heronjve Nina Aleksandrova hasi më shumë vështirësi?

Heroi më i vështirë është vet libri. Qiriu nuk është për vet heroin, por për librin “Shkëndija jete” nga Erih Marija Remark. Ishte shumë e vështirë, sepse libri rikrijon një ndodhi të vërtetë nga Lufta e Dytë Botërore. Ishte një sfidë që kjo të vishet me ndonjë aromë. Mirëpo, në fund të fundit doli mirë, sepse aroma ngre një të ftohtë. Për të arritur këtë efekt shfrytëzova shumë aroma – anason, livandë, nenexhik i egër, pishe, petigren."

Si kalon procesi i krijimit të qirinjve me aromën e librave ose heronjve të tyre shpjegon Nina Aleksandrova:

Fillimisht caktohet aroma e heroit të veçantë. Kjo është puna më specifike, sepse unë përziej aroma të ndryshme, të cilat sipas meje rikrijojnë më mirë tiparet e heroit. Karakteristikat e jashtme të heroit i shfrytëzoj për dizajnin e qiriut, për ngjyrën e tij, për etiketën. Pasi caktoj aromat krijoj qiriun – shkrij dyllin, shtoj bojën dhe aromat. Pas kësaj e derdh këtë substancë në kavanoza. Më në fund e bëj etiketën e qiriut.”

Në punën e saj Nina Aleksandrova shfrytëzon stearinën dhe dyllin prej palme, të cilët janë të padëmshëm, nuk janë toksik dhe digjen pa tym. Krahas kësaj 50 janë aromat që përzien sipas ndjenjës së vet të brendshme dhe pas vlerësimit se si përshtaten aromat me njëra tjetrën.

Viktor Hugo, “Të mjerët”, Zhan Vëllzhan – dru sandali, myshk, sheqer, kanellë, vanilje

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal dhe Desisllava Semkovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD