Dy vajza vite me radhë mbledhin ndodhi argëtuese nga puna e tyre si librashitëse. Historitë interesante dhe qesharake të ndodhura pas hyrjes së ndonjë klienti në librari ato zbulojnë në librin më të ri “Hyn një njeri në librari dhe të gjitha historitë zbavitëse pas kësaj”. Desisllava Zheleva që nga fëmijëria lexon. Mbaroi gazetari në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Ëndrra e saj që nga mosha më e re është të shkruajë. Punonte si librashitëse në vazhdim të 5 viteve. Aktualisht është botuese. Kështu atë që e pëlqen nga mituria u bë profesion i saj. Savina Nikollava – gjithashtu punonte si librashitëse. Aktualisht bashkë me Desin punon si botuese.
“Ky është një libër simpatik dhe argëtues, i cili mbledh një pjesë e madhe e historive reale qesharake, të cilat ndodhën me ne dhe me kolegë tanë librashitës. Kjo ishte një ide, të cilën e diskutuam vite me radhë. Deshëm t’u japim lexuesve jo vetëm diçka plot gaz, por t’u tregojmë atyre, se puna në librari është një gjë më tepër se sa duket. Ajo kërkon aftësi sociale, sepse vazhdimisht librashitësit duhet të komunikojë me njerëzit. Ata kërkojnë libra në mënyra të ndryshme. Ngandonjëherë njerëzit që blejnë librat, nuk janë njerëz që lexojnë. Pikërisht situata të tilla provokojnë historitë qesharake” – tregojnë vajzat.
Kohët e fundit libri “Hyn një njeri në librari dhe të gjitha historitë zbavitëse pas kësaj” u prezantua në një shou komedie stand-up, në të cilën mblidhen librashitës nga mbarë vendi. Aty mund të dëgjohen histori të llojllojshme të ndodhura në libraritë e vendit. Libri ka një vizion interesant dhe vizatime argëtuese, të cilat në mënyrë humoriste ilustrojnë ndodhitë. Ilustrimet janë vepër të të dy vajzave Silvija Ivanova dhe Monika Pisarova.
“Hyn në librari një vajzë e re dhe më pyet, ku është letërsia filozofike. I tregova asaj raftin por ajo vazhdoi të shikojë me një vështrim të pakuptim. E pyeta se si mund t’i ndihmoj. Ndërsa ajo më tha se kërkon libra të Hugos (tingëllimi bullgar Jugo). E pyeta – “Autori i romanit “Të mjerët”. Ndërsa ajo më përgjigj se nuk di. Vazhdova duke renditur disa romanë të tij të tjerë, por ajo prapë më tha se nuk di. Në fund më shpjegoi, se kërkonte ndonjë autor emri i të cilit për nga tingëllimi i përngjan atij të Hugos. E pyeta të mos kërkoje Jung, por ajo me dëshpërim më tha “Nuk ka rëndësi” dhe doli nga libraria” – rrëfen Desisllava.
Të dy vajzat kujtojnë edhe histori të tjera qesharake. Në librin e ri u përfshin edhe histori, në të cilat tregohen ndodhi kur librashitësit vështronin hutimthi, gjë që e bën librin edhe më tërheqës. Desislava dhe Savina bëjnë bashkë edhe një video-blog me recensione, ku komentojnë librat e shtëpisë së tyre botuese dhe librat të cilët vet ata lexojnë.
“Lexuesit vlerësojnë mendimet e sinqerta të cilat ngandonjëherë dallohen nga mesazhet e shkruara në reklamat. Shumë shpejtë zbuluam, se lexuesit interesohen për këtë blog dhe se ai është i dobishëm për ta. Vazhdimisht na dërgojnë mesazhe pozitive” – komenton Savina.
Për thëniet, se të rinjtë bullgar largohen nga librat gjithnjë e më shumë dhe përqendrohen mbi teknologjitë moderne, Desisllava dhe Savina thonë:
“Ka të rinj dhe fëmijë të cilët interesohen për libra. Ata janë të informuar për botimet më të reja dhe ngandonjëherë vijnë edhe me prindërit për të blerë. Ka edhe njerëz të cilët nuk interesohen për libra. Përsa iu përket teknologjive moderne, mendoj, se aq sa dëmtojnë, aq edhe ndihmojnë. Ato lehtësojnë leximin. Krahas kësaj të rinjtë tregojnë se çfarë lexojnë gjë që tërheq edhe moshatarët e tyre për të lexuar.”
Të dy vajzat i urojnë vetes frymëzim dhe shumë lexues besnikë dhe tirazhe të mëdha.
“U urojmë lexuesve të zbulojnë librat e sakta, të cilët do t’u ndihmojnë atyre të vazhdojnë përpara. Jeta është shumë e shkurtër dhe njeriu nuk disponon mjaftë kohë për të lexuar libra të cilët janë të bezdisshëm për të. Duhet të lexoni vetëm libra të cilët ju pëlqejnë” - janë të bindura vajzat.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..